E pahijshme: Çifti kryen marrëdhënie brenda veturës në Prishtinë, rrezikon dënimin!
Një rast i rrallë dhe i pahijshëm ka ndodhur në Prishtinë.
Një çift është parë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda një veture në kryeqytet.
Sipas pamjeve që kanë ardhur në redaksinë e Klankosova.tv, shihet çifti teksa kryen marrëdhënie seksuale në veturën me targa 01, e cila ishte parkuar në një hapësirë ku mund të shihet nga qytetarët.
Ndryshe, kryerja e akteve seksuale në hapësira publike është e ndëshkueshme me ligj në Kosovë.
Sipas nenit 6 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, një veprim i tillë specifikohet qartë, me ç’rast akteve të tilla u referohet si “Sjelljet e pa hijshme seksuale”.
“1. Kushdo që në vend publik kryen ndonjë akt seksual, ose ekspozon ndonjë pjesë intime te trupit apo bën ndonjë sjellje të pahijshme seksuale që shkakton shqetësim te qytetarët, dënohet për kundërvajtje.”, thuhet në pikën 1 të nenit 6 të këtij ligji.
Ndërkohë, edhe në pikën 2, një vepër e tillë cilësohet si kundërvajtje.
“2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në pesëdhjetë (50) ditë.”, thuhet në këtë pikë. /Klankosova.tv
