TË FUNDIT

“E kanë shfrytëzuar Kushtetutën si…” – Mustafa me sulm të ashpër ndaj opozitës

Opinionisti Xhevat Mustafa ka kritikuar ashpër partitë opozitare në Kosovë, duke i akuzuar se po përdorin “lot krokodili” kur flasin për shtetin dhe Kushtetutën.

Në një reagim, Mustafa ka thënë se opozita për vite me radhë ka penguar, sipas tij, Albin Kurtin në forcimin e institucioneve dhe ka kritikuar qeverisjet e kaluara për qasjen ndaj veriut të Kosovës.

Ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj krerëve opozitarë, duke i akuzuar se sot flasin për Kushtetutën, ndërsa sipas tij, kur ishin në pushtet, kanë bërë kompromise në dëm të Kosovës.

Shkrimi i tij:

Krerët e partive opozitare në Kosovë, “lot krokodili” për “shtet dhe Kushtetutë”!

Ata e ato që kanë rreth 5 vjet që po e pengojnë Albin Kurtin të bëjë SHTET mbi bazën e KUSHTETUTËS (sajesë jo optimale pazaresh politike ndërkombëtare) dhe siç e dëshiron shumica e SHQIPTARËVE, në sallën e Kuvendit dhe para kamerave e mikrofoneve, bëjnë sikur derdhin lotë zemre për Kosovën dhe shtetasit e saj, ndërsa janë veç “lot krokodilësh” dhe “lot postesh të humbura”!?

Shumëkush që i ka të freskëta mbresat, kujtimet, andrallat, sorollatjet, vuajtjet, si dhe bamat e të pabamat gjatë 22 viteve të qeverive të tyre, paradoksalisht më të dobishme për serbët në Veri sesa për shqiptarët, mund t’u thotë atyre apo njëri-tjetrit: Kush flet për Kushtetutën? Këta “opozitarët” dhe “opozitaret”, që kur ishin në pushtet, në krah të Hashimit, Isait, Ramushit, Abdullahut…, gati ia falën në “tabaka të florinjtë” Vuçiqit dhe Serbisë së tij, Veriun e Kosovës!?

Ata e ato, që si kryesi partish, si grupe parlamentare, si qeveri… e kanë shfrytëzuar Kushtetutën, si nëpër shtëpitë publike, pronarët ose klientët…, prostitutën?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *