TË FUNDIT

E goditi me veturë një person në Podujevë– i dyshuari dërgohet në mbajtje për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushefci”, Podujevë më 11.11.2026 në ora 21:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *