TË FUNDIT

Dy vëllezër nga Gjilani përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Botëror të Picës, Fisnik Morina fiton çmimin “Best Pizzaiolo DOC Kosovo 2026”

Dy vëllezër nga Gjilani, Uvejs dhe Fisnik Morina, kanë përfaqësuar Kosovën në edicionin e 12-të të Kampionatit Botëror Pizza DOC, i cili u mbajt nga 10 deri më 12 nëntor në Paestum të Italisë.

Në këtë garë ndërkombëtare morën pjesë mbi 600 garues nga 30 vende të botës, ndërsa vëllezërit Morina konkurruan në dy kategori të ndryshme.

Fisnik Morina u vlerësua me çmimin “Best Pizzaiolo DOC Kosovo 2026”, ndërsa në kategorinë e picës klasike u rendit në vendin e 63-të.

Ndërkaq, vëllai i tij, Uvejs Morina, garoi në kategorinë e picës bashkëkohore, ku përfundoi në vendin e 59-të, transmeton Telegrafi.

Të dy vëllezërit janë themelues të biznesit familjar TAPPO Napoletano në Gjilan, përmes të cilit kanë zhvilluar aktivitetin e tyre në gastronomi dhe kanë përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion ndërkombëtar.

Për pjesëmarrjen dhe rezultatet e tyre ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Itali, e cila i ka uruar vëllezërit Morina për suksesin dhe përfaqësimin e vendit në këtë garë.

Pjesëmarrja e tyre në kampionat shënon një tjetër prezantim të sipërmarrësve nga Kosova në arenën ndërkombëtare të gastronomisë ./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *