Dy mandate për shqiptarët, Shiroka Pula: Kjo fitore është e të gjithëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës siguruan dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
Përmes një mesazhi urimi, Shiroka Pula ka vlerësuar se ky rezultat dëshmon rëndësinë e bashkimit politik, besimit të qytetarëve dhe përkushtimit të përbashkët.
Ajo u ka shprehur urimet e saj dy deputetëve shqiptarë, duke theksuar se kjo fitore u takon atyre dhe të gjithë shqiptarëve.
Presidentja ka shprehur shpresën që ky rezultat të shërbejë si pikënisje për një përfaqësim më të fuqishëm politik, mbrojtje më efektive të të drejtave të shqiptarëve, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar.
Në fund, Shiroka Pula u ka bërë thirrje dy deputetëve që ta ruajnë unitetin edhe gjatë mandatit të tyre, duke theksuar se forca e vërtetë qëndron te bashkimi.
