TË FUNDIT

Drita sërish lëshon pikë, ndalet nga Drenica

Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të për Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” dominuan në posedim, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Drita e nisi shumë mirë duke marrë epërsinë pas 16 minutave lojë falë Albert Dabiqaj, që u asistua nga Pëllumbi.

Sidoqoftë, vetëm nëntë minuta më vonë, Genc Hamiti e barazoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë (25’).

Tutje, Drita provoi të merrte epërsinë për të rrezikuar me disa aksione të bukura, mirëpo iu mungoi konkretizimi.

Faktikisht raste shënimi kishte edhe Drenica, sidoqoftë edhe tentimet e vendasve rezultuan të pasuksesshme.

Kësisoj, Drita qëndron në pozitën e tretë me 24 pikë ndërsa Drenica zë vendin e tetë me 12 sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *