Dosti: Kjo është e vërteta e vizitës së Sali Berishës në Amerikë
Publicisti shqiptar Adriatik Dosti ka reaguar lidhur me vizitën e kreut të PD-së, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dosti thotë se Berisha është ftuar zyrtarisht nga Konventa Kombëtare e Partisë Republikane amerikane, në kuadër të International Democracy Union (IDU). Sipas tij, ftesa është firmosur më 7 gusht 2026 dhe aktiviteti do të mbahet më 9-10 shtator në Dallas, Texas, në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.
Publicisti e cilëson vizitën si një zhvillim të rëndësishëm për marrëdhëniet mes opozitës shqiptare dhe politikës amerikane, duke hedhur poshtë pretendimet se udhëtimi i Berishës është vetëm për arsye personale apo shëndetësore.
Shkrimi i plotë:
Ja e vërteta e vizitës së kreut të PD e Opozitës shqiptare Sali Berisha në Amerikë.
Një betejë personale e vetë Berishës fituar ndaj sharlatanit Rama që pasi e mbajti 1 vit në arrest shtëpie e një e dy i kujtonte Doctorit …nëse e kalonte dot Oqeanin …
Një betejë e vetë PD e opozitës shqiptare ndaj PS antishqiptare por një betejë e fituar edhe në rangun kombëtar ku mesa duket pushtetmbajtësve po ju vjen fundi.
Lexova sot nja dy shkrime e deklarata të çmendura me autorësi të të çmendurës Evi Kokalari që betohej se do t’i “hapte letrat” Berishës e se do ta mbante atë peng në Amerikë (???).
Kontrollohu për pasojat e pas Covidit 19 o Evi sa pa ikur edhe ti për lesh si jo pak të tjerë…
Një gazetar tepelenas nga ata 200 % karat të kuq e si djem të Malit e pjellë bastarde e fitimtarëve të djeshëm e pushtetarëve të sotëm me emrin Fatos Mah – mutaj …guxon e shkruan se…Berisha po udhëton drejt Amerikës thjesht për arsye personale e shëndetësore si dhe me këtë rast amerikanët do e ndihmojnë atë për të plotësuar dokumentacionin e heqjes së Non Grates ndaj tij (???)…një çmenduri tjetër kjo tipike jugore ndaj veriorit Berisha.
Jo pa qëllim o Mah – mutaj të kam bërë publike ftesën zyrtare amerikane për Berishën …ndërkohë ty të ftoj të bësh publik dokumentacionin shëndetësor për të cilin po udhëton drejt Amerikës …Doctor Berisha …dhe jemi në rregull pastaj ok.
Po si qëndron e vërteta…
Sali Berisha është ftuar personalisht e zyrtarisht nga Konventa kombëtare e Partisë Republikane Amerikane në kuadër të delegacionit të International Democracy Union ( IDU ).
Ftesa e firmosur nga sekretarja e përgjithshme e unionit dhe e aktivitetit në fjalë Tina Marcep mban datën 7 gusht 2026 dhe i është dërguar personalisht Doc. Sali Berishës.
Aktiviteti…konventa ose konferenca e PR.Amerikane kushtuar zgjedhjeve të mes mandatit ( mid termi elektoral i nëntorit 2026 )
Vendi i aktivitetit Dallas – Texas 9- 10 shtator 2026 .
Sipas analistëve të këtushëm kjo vizitë e kreut të PD dhe Opozitës shqiptare Berisha në Amerikë dhe pjesëmarrja e tij në një aktivitet kaq të rëndësishëm të së djathtës amerikane e partisë ende në pushtet …do të thotë…një rikthim i ri i marrëdhënieve institucionale mes Opozitës shqiptare dhe politikës së sotme amerikane e aktorëve kryesorë të saj .
Kjo është e gjitha dhe e vërteta…të tjerat janë përralla e ëndrra me sy hapur të Ramës e këlyshëve të paguar të tij për të vjellë helm e vrer e për të bërë gam – gam non stop .
Duke na kujtuar fabulën e famshme shqiptare të Dhelprës dhe rrushit…
Berisha e kaloi Oqeanin o Edvin…ju a la Dopio Gjashtën në dorë e kopilin në derë …madje me një ftesë goxha serioze e vlerësuese… e madje edhe me interesimin e përkujdesjen personale të sekretarit të shtetit amerikan Mark Rubio etj etj…ndaj mblidhi zagaret anti – Sali e mendo shumë seriozisht tashmë fatin e fundin tënd .
Shënim personal – unë nuk jam as sekretari, as gazetari, as rrogtari e as Avokati mbrojtës i Sali Berishës por e vërteta duhet thënë ashtu siç është e jo siç “duan disa” …që të jetë. Ok
