DOGANA
Poezi nga: Les Murray Përktheu: Maksim Rakipaj
Një tip i hutuar kur filloi vala e mërgimit shtrëngon pas vetes një valixhe të ndritur ndërsa mban radhën te dogana:
– Ju lutem, hapeni valixhen. Ndoshta s’ka kuptuar ç’i thonë. – Tundu. Hape pra! Lëviz!
Vështrimi i hutuar nuk e ndihmon. – I thoni këtij të hapë valixhen! Filluan t’i flasin me inat në shumë gjuhë.
Ai po njësoj shtrëngonte valixhen si torollak. – I thoni ta vendosë valixhen mbi banak!
Prenë rripat e valixhes, shpërthyen çelësat por në valixhe s’kishte gjë.
