TË FUNDIT

Dogana e Kosovës del me njoftim për grumbullimin e ofertave për dhënien me qira të zyrave

Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe të ofertojnë për marrje me qira të zyrave lokaleve në Terminalin Doganor Hani i Elezit, sipas përshkrimit në vijim:

Dhënia me qira e hapësirave për zyre/lokale sipas çmimit fillestar të qirasë mujore plus shpenzimet shtesë për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbledhjes se mbeturinave, sipas pjesëve në vijim:

Vlera e qirasë + shpenzimet shtesë

Çmimi ofertuar + 30 euro shpenzime

120.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

47.50 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

56.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

60.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

54.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

70.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

100.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

49.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

40.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

Derisa pastrimi i zyrave bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit.

Mënyra e paraqitjes se ofertës:

Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur në mënyrë konfidenciale dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:

Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesën nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Hani i Elezit. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 22.10.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës, adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirat e zyrave në terminalin doganor Hani i Elezit me datën 16.10.2026 nga ora 11:00 – 12:00.

Hapja e ofertave bëhet nga Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në mënyrë publike në prani të ofertuesve, të cilët kanë shprehë interesim të marrin pjesë. Hapja e ofertave bëhet me datën 22.10.2026, koha 14:30, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë.

Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.

Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.

Objekti i kontratës është i ndarë pjesë / lokale si hapësira për zyre (zyre lokale)). Ofertuesi mund të paraqesë ofertë për një zyre, dy zyre apo më shumë zyre, mirëpo mund të shpallet fitues vetëm për një zyre sipas çmimit me te lartë të ofertuar. Numri maksimal i zyrave që do të mund të shpërblehet tek një ofertues është 1 zyre.

Ofertuesi/ qiramarrësi pas nënshkrimit te kontratës dhe para fillimit të ofrimit te shërbimeve është i obliguar qe me shpenzime te veta ta bëjë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e gjithë hapësirës se zyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *