TË FUNDIT

“Do të kryejmë një seri sulmesh terroriste…” alarm për bombë në disa institucione shtetërore në Tiranë

I njëjti e-mail ka mbërritur edhe në një sërë institucionesh të tjera shtetërore, përfshi kryeministrinë, ministritë, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Një mesazhi kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2cnn/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *