TË FUNDIT

Djali 13-vjeçar i Halle Berry dëshiron të dëshmojë kundër saj, pretendon se ka prova për abuzim

Olivier Martinez, ish-bashkëshorti i aktores Halle Berry, ka deklaruar në dokumentet gjyqësore se djali i tyre 13-vjeçar, Maceo, dëshiron të dëshmojë në gjykatë lidhur me pretendimet për dhunë fizike nga e ëma.

Sipas Martinezit, djali ka fotografuar aktoren pas një konflikti të pretenduar fizik në shtëpinë e saj, më 26 shtator, sepse kishte frikë se askush nuk do t’i besonte nëse tregonte atë që kishte ndodhur.

Këto pretendime janë pjesë e një beteje të re ligjore mes ish-bashkëshortëve për kujdestarinë e djalit.

Martinez ka kundërshtuar gjithashtu një kërkesë urgjente të paraqitur nga Berry në gjykatë, duke e cilësuar atë si hakmarrëse.

Ai pretendon se aktorja po e paraqet gabimisht si një prind që pengon trajtimin e djalit, ndërsa thotë se pediatri dhe psikiatri i Maceos kishin vlerësuar se ai nuk kishte nevojë për medikamente në atë moment.

Sipas babait, Maceo dëshiron të flasë drejtpërdrejt me gjyqtarin, të tregojë me kë dëshiron të jetojë dhe të shpjegojë versionin e tij për ngjarjet në shtëpinë e nënës.

Më herët, Martinez kishte siguruar një urdhër të përkohshëm kufizues ndaj Berryt, pas pretendimeve se ajo e kishte kapur djalin në fyt gjatë një mosmarrëveshjeje për një lojë në realitetin virtual.

Aktorja i ka mohuar akuzat për dhunë, duke deklaruar se ata thjesht po bënin mundje me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *