Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Protestuesit nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (LIVE)
Kryeqyteti po hyn sot në ditën e shtatë të protestave masive rinore e qytetare, ku manifestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit të tij qeveritar.
Ndërkohë që Tirana po përgatitet për një tjetër ditë përplasjesh e marshimesh, vala e revoltës po zgjerohet me shpejtësi edhe në rrethe.
Në qytete të ndryshme si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, një pjesë e madhe e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar sërish procesin mësimor, duke zbritur në rrugët kryesore për të nisur marshimet e tyre në mbështetje të kërkesave rinore./NOA.AL
