Digjet një automjet në Shkup, është në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë
MPB njofton se është djegur një automjet në Shkup e cila është në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë.
"Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, A.M. (42) nga Shkupi ka denoncuar se në rr. “Krste Asenov” në Shkup ishte djegur një automjet udhëtarësh “Beijing Beich”, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar ai".
Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse.
"Po merren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB.
