Diaspora shqiptare – arteria e atdheut, jo vetëm burim i remitencave
Diaspora shqiptare, shpirti që mbajti gjallë atdheun
Diaspora shqiptare nuk është thjesht një pjesë e popullit që jeton jashtë kufijve të atdheut. Ajo është njëra prej shtyllave më të rëndësishme të ekzistencës kombëtare shqiptare. Historia na mëson se, pa diasporën, shumë prej zhvillimeve vendimtare të kombit tonë do të kishin qenë shumë më të vështira. Kujtojmë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 dhe, gati një shekull më vonë, pavarësinë e Kosovës më 17 Shkurt 2008. Në të dyja periudhat, diaspora shqiptare ishte në ballë të organizimit politik, diplomatik, financiar dhe kombëtar. Ajo loboi, organizoi protesta, financoi veprimtari, ndërtoi ura me institucionet e shteteve ku jetonin shqiptarët dhe e mbajti gjallë çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Prandaj, duhet thënë e vërteta: diaspora ishte dhe vazhdon të jetë ambasadorja më e mirë e atdheut. Ajo ishte arteria që ushqeu atdheun dhe që edhe sot vazhdon ta mbajë gjallë në shumë drejtime.
Është fat i madh për kombin shqiptar që ka një diasporë kaq të fuqishme, të shpërndarë në Evropë, Amerikë dhe në shumë vende të tjera të botës. Në të gjitha trojet shqiptare, nga Shqipëria e Kosova deri te Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndikimi i saj ndihet në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore.
Por këtu lind një pyetje e dhimbshme: A po ia kthejnë institucionet tona diasporës atë që ajo ka dhënë dhe vazhdon të japë për atdheun?
Përgjigjja, fatkeqësisht, nuk është inkurajuese. Shpesh diaspora kujtohet kur nevojiten të holla, vota, pjesëmarrje në manifestime apo fotografi për publikun. Kur vjen puna te përfaqësimi institucional, projektet konkrete dhe vendimmarrja, ajo vazhdon të mbetet në periferi.
Nuk mund ta quajmë diasporën partnere strategjike vetëm duke e përmendur në fjalime festive. Partneriteti dëshmohet me politika, institucione, buxhete, përgjegjësi dhe rezultate.
1. A po trajtohet diaspora si partnere strategjike apo vetëm si burim financiar?
Në praktikë, diaspora shqiptare ende nuk trajtohet në nivelin që e meriton. Edhe pse Shqipëria dhe Kosova kanë hartuar strategji, kanë krijuar këshilla dhe kanë organizuar takime me përfaqësues të mërgatës, hendeku ndërmjet deklaratave dhe rezultateve konkrete vazhdon të jetë i madh.
Nuk mjafton që një ministër, ambasador apo përfaqësues institucional të vijë në diasporë, të marrë pjesë në një takim, të bëjë disa fotografi dhe të kthehet në atdhe. Nuk mjafton as të organizohen manifestime ku diaspora ftohet të duartrokasë dhe të dëgjojë fjalime.
Diaspora ka nevojë për përfaqësim, jo vetëm për vizita protokollare.
Mjafton të shohim se çfarë ndodh në shumë vendbanime shqiptare. Edhe sot, familjet e mërgimtarëve grumbullojnë para për ndërtimin dhe renovimin e shkollave, për ambulanca, pajisje mjekësore, rrugë dhe projekte të tjera publike. Kjo është dëshmi e dashurisë së tyre për vendlindjen, por njëkohësisht edhe një tregues se institucionet nuk po i përmbushin gjithmonë përgjegjësitë e tyre.
Në Luginën e Preshevës, për shembull, remitencat dhe ndihma e familjeve në diasporë janë për shumë familje burim jetese. Por kjo nuk ndodh vetëm atje. Në shumë vendbanime shqiptare, nga Kosova deri në Shqipëri dhe trojet e tjera, ardhja e diasporës gjatë verës sjell gjallëri ekonomike, punë dhe qarkullim financiar.
Kjo pasuri njerëzore nuk mund të matet vetëm me shifrat e remitencave.
Sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, remitencat në Kosovë përbënin rreth 14.6 për qind të bruto produktit vendor në vitin 2022. Kjo tregon peshën e jashtëzakonshme ekonomike të diasporës. Por pyetja është: sa nga ky potencial po shndërrohet në investime prodhuese, vende pune dhe zhvillim afatgjatë?
Nuk duhet ta mësojmë diasporën vetëm si të dërgojë para në atdhe. Duhet të krijojmë kushte që ajo të investojë dijen, përvojën, kapitalin dhe lidhjet e saj ndërkombëtare.
2. A po shfrytëzohet ndikimi i diasporës në shtetet ku jetojnë shqiptarët?
Jo sa duhet. Kjo është një prej mundësive më të mëdha të pashfrytëzuara të kombit shqiptar.
Ne kemi shqiptarë që janë profesorë universitarë, mjekë, juristë, inxhinierë, ekonomistë, diplomatë, politikanë, sipërmarrës dhe drejtues institucionesh në shtetet ku jetojnë. Kemi njerëz që gëzojnë respekt në shoqëritë e tyre dhe që mund të jenë ura të fuqishme bashkëpunimi ndërmjet shteteve pritëse dhe Kosovës, Shqipërisë e të gjitha trevave shqiptare.
Por sa herë u drejtohen institucionet tona këtyre njerëzve për të ndërtuar strategji të përbashkëta? Sa prej tyre përfshihen në diplomacinë publike, në lobim, në projekte ekonomike dhe në marrëveshje universitare?
Mendoj se ambasadat dhe konsullatat duhet të hapen shumë më tepër për profesionistët e diasporës. Në shumë raste, një veprimtar shqiptar që jeton prej dekadash në një shtet e njeh më mirë realitetin politik, shoqëror, ekonomik dhe institucional të atij vendi sesa një diplomat që qëndron vetëm disa vjet në atë post. Prandaj, propozoj që një pjesë e rëndësishme e personelit diplomatik dhe këshilltarëve të jetë nga vetë diaspora, përmes konkurseve transparente dhe mbi bazën e meritës profesionale.
Përfaqësimi politik i diasporës
Një kërkesë konkrete do të ishte rezervimi i së paku dhjetë ulëseve në Kuvendin e Kosovës për përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga diaspora, si propozim që duhet shqyrtuar përmes ndryshimeve të nevojshme kushtetuese dhe ligjore. Edhe Shqipëria duhet ta forcojë përfaqësimin politik të qytetarëve të saj jashtë vendit, duke garantuar që zëri i tyre të mos përfundojë vetëm te vota, por të jetë i pranishëm në vendimmarrje.
Diaspora nuk duhet të jetë vetëm votuese. Ajo duhet të jetë pjesëmarrëse në hartimin e politikave kombëtare.
3. Çfarë duhet të bëjnë institucionet për ta ruajtur lidhjen me gjeneratat e reja?
Kjo është ndoshta sfida më e madhe e së ardhmes.
Gjenerata e tretë dhe e katërt shqiptare po lindin dhe po rriten në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Itali, vendet skandinave, Amerikë dhe kudo në botë. Shumë prej tyre kanë lidhje emocionale me vendin e të parëve, vijnë gjatë pushimeve dhe krenohen me prejardhjen e tyre.
Por kjo lidhje nuk mund të mbijetojë vetëm me kujtime familjare dhe festa kombëtare.
Nëse nuk krijojmë mundësi konkrete për ta, rrezikojmë që brezat e rinj gradualisht ta humbin gjuhën, kulturën dhe lidhjen me vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve.
Një prej shembujve më të rëndësishëm është shkolla plotësuese shqipe. Mësuesit dhe veprimtarët e shkollave shqipe, përfshirë Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) «Naim Frashëri» në Zvicër, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, këto shkolla kanë nevojë për mbështetje të qëndrueshme financiare, organizative dhe profesionale. Nuk mund të lejojmë që një mision kaq i rëndësishëm kombëtar të mbetet kryesisht mbi supet e vullnetarëve.
Ka pasur edhe hapa pozitivë pas thyerjes së saj pas 30 viteve. Në mars 2024 u nënshkrua marrëveshja e bashkimit ndërmjet Shkollës Shqipe në Zvicër dhe LAPSH-it «Naim Frashëri», me synimin për të bashkuar kapacitetet dhe për të forcuar mësimin e gjuhës shqipe, por në realiteti mbetet pikëpyetje. Po ashtu, në qershor 2024 Shqipëria dhe Kosova u dakorduan për bashkëpunim në tekstet digjitale, standardet e mësimdhënies dhe partneritetet universitare.
Por këto hapa duhet të shndërrohen në rezultate të matshme. Mësuesit duhet të paguhen dinjitetshëm nga shtetet tona, ndërsa fëmijëve duhet t'u ofrohen programe moderne që e bëjnë mësimin e shqipes tërheqës.
Nëse sot nuk investojmë në gjuhën e fëmijëve tanë, nesër nuk do të kemi vetëm një diasporë që flet më pak shqip, por edhe një lidhje kombëtare që dobësohet nga brezi në brez.
4. Ku janë qendrat kulturore dhe muzetë e diasporës shqiptare?
Këtu kemi një mangësi të madhe institucionale.
Diaspora shqiptare ka nevojë për shtëpi të veta kulturore. Nuk mjafton që aktivitetet të zhvillohen herë pas here në ambientet e ambasadave dhe konsullatave. Një ambasadë ka funksion diplomatik dhe konsullor, ndërsa një qendër kulturore duhet të jetë hapësirë e hapur për komunitetin, për fëmijët, të rinjtë, artistët, studiuesit dhe shoqatat shqiptare.
Unë propozoj krijimin e një rrjeti të qendrave kulturore shqiptare në Evropë dhe në botë.
Këto qendra duhet të kenë:
Një muze i diasporës shqiptare do të ishte një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme në atdhe, qoftë në Tiranë apo Prishtinë. Duhet të dokumentohen historitë e mërgatës të hershëm, veprimtarët kombëtarë, organizatat, shkollat shqipe, kontributet për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe sakrificat e familjeve shqiptare në mërgim.
Është e dhimbshme që një komb me një histori kaq të pasur emigracioni ende nuk ka një muze të mirëfilltë, të përbashkët dhe ndërkombëtarisht të promovuar të diasporës shqiptare.
Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë shoqata, koleksione dhe iniciativa lokale. Por ato nuk e zëvendësojnë një institucion kombëtar me arkiv, muze dhe qendra kulturore të përhershme.
Edhe më interesant është fakti se Shqipëria dhe Kosova kanë pasur marrëveshje për bashkëpunimin dhe krijimin e qendrave kulturore në diasporë, përfshirë parimin e bashkëfinancimit. Pra, ideja nuk është e re. Pyetja është pse nuk është realizuar një rrjet i fuqishëm me rezultate të dukshme.
5. Projektet konkrete të diasporës: pse mbeten në letër?
Kjo është pjesa ku institucionet duhet të japin përgjigje. Nuk mund të flasim për zhvillimin e diasporës vetëm në mënyrë të përgjithshme. Duhet të flasim për projekte konkrete, për afate, për përgjegjësi dhe për realizim.
Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore
Një projekt që meriton vëmendje të veçantë është Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore.
Ideja e një institucioni të tillë shkencor është me rëndësi të madhe për diasporën shqiptare dhe për gjithë hapësirën e Evropës Juglindore. Ai mund të shërbejë si urë ndërmjet studiuesve shqiptarë në Zvicër, universiteteve evropiane dhe institucioneve akademike në Shqipëri, Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare.
Një institucion i tillë duhet të krijojë mundësi për:
Megjithatë, sipas shqetësimit që ngre në këtë reagim, projekti ka mbetur në letër për afro tri vjet pa rezultate konkrete të mjaftueshme. Nuk duhet të lejojmë që edhe projektet shkencore të diasporës të mbeten vetëm në dokumente dhe premtime.
Përmendorja dhe Sheshi i Aleksandër Moisiut në Morcote të Zvicrës
Një tjetër shembull që meriton vëmendje është projekti për përmendoren dhe sheshin e Aleksandër Moisiut në Morcote të Zvicrës.
Aleksandër Moisiu është një figurë me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe artin shqiptar e evropian. Kujtimi i tij në Zvicër do të ishte një mundësi për ta bërë më të njohur kontributin shqiptar në historinë e teatrit botëror. Projekti mori një zhvillim të rëndësishëm kur u lejua krijimi i bustit dhe hapësirës së quajtur Sheshi Moisiu në Morcote.
Por këtu lind pyetja që duhet t'u drejtohet institucioneve shqiptare:
Nëse institucionet komunale zvicerane kanë dhënë leje për një projekt të tillë, pse institucionet e atdheut nuk kanë treguar angazhim të mjaftueshëm për realizimin e tij?
Nuk mund të kërkojmë nga diaspora që të ruajë kujtesën kombëtare, ndërsa institucionet tona të mos jenë të gatshme të mbështesin një projekt që nderon një personalitet si Moisiu.
Ky projekt nuk është vetëm një përmendore. Është një simbol i pranisë shqiptare në historinë dhe kulturën evropiane.
Projektet e diasporës nuk duhet të varen vetëm nga vullneti i individëve
Këto dy raste tregojnë një problem më të gjerë: diaspora ka njerëz që krijojnë ide, organizojnë, lobojnë dhe marrin iniciativa, por shpesh nuk gjejnë partneritet të qëndrueshëm institucional.
Duhet të krijohet një fond i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për projektet kombëtare të diasporës, me thirrje publike, kritere transparente dhe financim shumëvjeçar.
Çdo projekt duhet të ketë:
Mjaft më me projekte që shpallen, fotografohen dhe pastaj harrohen.
6. Pse nuk kemi banka, kompani ajrore dhe mekanizma të përbashkët ekonomikë për diasporën?
Këtu duhet të shohim përtej dërgesave financiare.
Diaspora shqiptare ka kapital, biznese dhe përvojë të madhe ekonomike. Por mungojnë mekanizma të mjaftueshëm që këtë kapital ta lidhin me zhvillimin e qëndrueshëm të atdheut.
Për shembull, pse nuk kemi një platformë të përbashkët financiare shqiptare për investimet e diasporës? Pse nuk kemi një mekanizëm të specializuar që t'i ndihmojë investitorët shqiptarë të krijojnë biznese në vendlindje, pa u përballur me burokraci të pafundme?
Nuk po them se duhet domosdoshmërisht të krijohet një bankë e re shtetërore. Por duhet të shqyrtohet seriozisht mundësia e një institucioni financiar ose fondi investues të diasporës, me mbikëqyrje profesionale dhe standarde ndërkombëtare.
Po ashtu, duhet të shqyrtohet mundësia e krijimit të një kompanie ajrore shqiptare ose të një marrëveshjeje të qëndrueshme të transportit ajror që lidh qendrat kryesore të diasporës me aeroportet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Është e papranueshme që familjet shqiptare të përballen çdo vit me vështirësi dhe çmime të larta gjatë udhëtimeve për në vendlindje, ndërsa institucionet të mos kenë një strategji afatgjatë për lidhjen ajrore me diasporën.
Shtetësia dhe respekti për veprimtarët
Një çështje tjetër është njohja institucionale e personaliteteve shqiptare që kanë kontribuar për kombin.
Mendoj se veprimtarëve të dëshmuar shqiptarë, sidomos atyre që kanë lobuar për çështjen kombëtare, duhet t'u lehtësohet marrja e shtetësisë shqiptare dhe kosovare, aty ku ligjet dhe kushtet juridike e lejojnë.
Për shembull, një veprimtar nga Lugina e Preshevës, i cili për dekada ka punuar për çështjen shqiptare dhe ka ndërtuar ura me institucionet evropiane, meriton vëmendje të veçantë nga Shqipëria dhe Kosova.
Nuk duhet të jetë e nevojshme që një njeri të presë vite për t'u njohur nga institucionet e kombit të vet, kur ai ka dëshmuar me vepra përkushtimin ndaj tij.
Këtu më vjen ndër mend edhe Aleksandër Moisiu dhe historia e lidhjes së tij me shtetësinë shqiptare. Kujtesa e tij duhet të na shërbejë si nxitje për të mos i lënë pas dore njerëzit tanë jashtë atdheut.
7. Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve të atdheut dhe rinisë shqiptare në diasporë
Kemi një pasuri të madhe intelektuale jashtë vendit, por nuk kemi krijuar ura të mjaftueshme për ta shfrytëzuar këtë potencial.
Në universitetet e Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë, Suedisë, Norvegjisë dhe vendeve të tjera ka profesorë, studiues dhe profesionistë shqiptarë që mund të japin kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e universiteteve tona.
Propozoj një program të përbashkët Shqipëri–Kosovë–Diasporë, i cili do të përfshinte:
Një student shqiptar që studion në Cyrih, Bernë, Gjenevë, Vjenë apo Berlin duhet të ketë mundësi të bashkëpunojë me universitetet e Prishtinës, Tiranës, Tetovës dhe universitetet e tjera shqiptare.
Kjo është mënyra se si krijohet një lidhje e qëndrueshme ndërmjet gjeneratave.
8. Çfarë duhet të ndryshojë konkretisht në politikat e Shqipërisë dhe Kosovës?
Nuk na duhen më vetëm strategji të bukura në letër. Na duhen vendime dhe projekte që mund të maten. Duhet të ndërtojmë një platformë të përbashkët kombëtare për diasporën, ku Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë me të gjitha organizatat dhe komunitetet shqiptare në botë.
Këto janë propozime për politika të ardhshme, jo pretendime se të gjitha mund të realizohen pa ndryshime ligjore dhe financiare.
Një strategji e përbashkët për të gjitha trevat shqiptare
Mendoj se është koha që Shqipëria dhe Kosova të dalin me një strategji të përbashkët më të fuqishme për diasporën, duke krijuar mekanizma bashkëpunimi edhe me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.
Nuk mund ta ndajmë diasporën sipas kufijve politikë. Një shqiptar nga Presheva, Tetova, Ulqini, Prishtina apo Tirana që jeton në Zvicër ka të drejtë të ndihet pjesë e një hapësire të përbashkët kulturore dhe kombëtare.
Një shembull interesant është edhe procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030 në Shqipëri. Dokumenti synon ta trajtojë diasporën si kapital njerëzor, profesional, ekonomik dhe diplomatik, jo vetëm si burim remitencash. Procesi i hartimit është përmbyllur, ndërsa dokumentacioni i konsultimit publik është publikuar. Tashmë sfida kryesore është zbatimi dhe llogaridhënia. Në samitin e diasporës të prillit 2026, edhe përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës theksuan nevojën për koordinim më të mirë dhe një vizion të përbashkët. Kjo është pozitive, por duhet të shoqërohet me projekte të realizuara.
9. Përfundim: Mjaft më me heshtjen, diaspora meriton më shumë!
Në prag të 28 Nëntorit, duhet ta themi hapur se diaspora shqiptare nuk e ka marrë ende respektin institucional që meriton.
Ne e dimë se çfarë ka bërë mërgata për atdheun. E dimë se sa familje kanë sakrifikuar, sa veprimtarë kanë lobuar, sa para janë mbledhur dhe sa njerëz kanë punuar në heshtje për çështjen kombëtare.
E dimë gjithashtu se edhe sot, kur kemi dy shtete shqiptare, mërgimtarët vazhdojnë të mbledhin para për shkolla, ambulanca, pajisje mjekësore dhe shumë projekte të tjera në vendlindje.
Por a nuk është paradoksale që edhe pas gjithë këtyre viteve, diaspora vazhdon të marrë përsipër përgjegjësi që në radhë të parë u takojnë institucioneve shtetërore?
Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë respekt, përfaqësim, bashkëpunim dhe vlerësim të drejtë.
Nuk mund të vijë një diplomat në diasporë vetëm për një takim, një fotografi dhe një fjalim festiv. Duhet të vijë me projekte, me marrëveshje, me përgjegjësi dhe me rezultate.
Nuk mund të presim që fëmijët tanë të flasin shqip nëse nuk ua krijojmë kushtet për ta mësuar gjuhën.
Nuk mund të kërkojmë investime në atdhe nëse investitorët përballen me burokraci, pasiguri dhe mungesë mbështetjeje.
Nuk mund të kërkojmë që diaspora të lobojë për interesat kombëtare nëse nuk i japim asaj rol institucional.
Nuk mund të mburremi me shkencëtarët, profesorët, mjekët dhe profesionistët shqiptarë në botë, ndërsa nuk krijojmë mekanizma për t'i përfshirë në zhvillimin e vendlindjes.
Diaspora nuk ka nevojë vetëm për atdheun gjatë festave kombëtare. Ajo ka nevojë për atdheun gjatë gjithë vitit.
Dhe atdheu ka nevojë për diasporën jo vetëm për paratë që dërgon, por për dijen, përvojën, guximin, ndikimin dhe dashurinë që ajo bart.
Le të kujtojmë se kombi shqiptar nuk është ndërtuar vetëm brenda kufijve të tij. Është ndërtuar edhe në mërgim, nëpër shoqata, shkolla, gazeta, organizata, kuvende dhe në zemrat e njerëzve që kurrë nuk e harruan prejardhjen e tyre.
Arteria e atdheut ishte dhe mbetet diaspora shqiptare!
Mjaft më me fjalime dhe premtime. Ka ardhur koha që institucionet tona të dëshmojnë me vepra se e meritojnë këtë pasuri njerëzore.
Gëzuar 28 Nëntorin, kudo që rrah zemra shqiptare!
Diaspora shqiptare nuk është thjesht një burim financiar që kujtohet sa herë institucionet kanë nevojë për remitenca, vota apo mbështetje politike. Ajo është pjesë e pandashme e kombit, një pasuri e jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, ekonomike dhe diplomatike, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në rrugëtimin historik drejt lirisë e shtetësisë.
Prandaj, është koha që Shqipëria dhe Kosova ta ndryshojnë qasjen ndaj diasporës: nga mirënjohja në fjalime te partneriteti në vendimmarrje, nga premtimet te projektet konkrete dhe nga shfrytëzimi i remitencave te investimi në dijen, përvojën dhe potencialin e saj. Diaspora nuk duhet të jetë mysafire e atdheut vetëm në festa kombëtare, por partnere e barabartë në ndërtimin e së ardhmes së tij.
Një komb që nuk e vlerëson diasporën e vet, lë të pashfrytëzuar një pjesë të madhe të fuqisë së tij. Ndërsa një shtet që di ta bashkojë potencialin brenda dhe jashtë kufijve, krijon mundësi shumë më të mëdha për zhvillim, përparim dhe forcim kombëtar.
Në prag të 28 Nëntorit, le të mos mjaftohemi vetëm me ngritjen e flamurit dhe kujtimin e historisë. Le ta nderojmë diasporën me politika, përfaqësim, investime dhe vepra konkrete. Sepse diaspora nuk është larg atdheut; ajo është pjesë e tij kudo që jeton. Ajo nuk është vetëm arteria që e ka mbajtur gjallë atdheun, por edhe njëra prej forcave më të mëdha që mund ta çojë atë përpara.
Atdheu ka nevojë për diasporën, por diaspora meriton një atdhe që e respekton, e përfaqëson dhe e përfshin.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, kudo që rrah zemra shqiptare!
Elisa Spiropali u përjashua politikisht nga Partia Socialiste për herezi politike sepse ajo pati guximin për të thënë mendimin e lirë, idetë dhe bindjet e saj për të vërtetën , të drejtën kundër politikës bunker ,…
Në fund të çdo nëntori ne shqiptarët si KOMB kemi në kalendarë dy ditë festash. Por, të paktën prej 35 vitesh është bërë e qartë, e kuptueshme, bindje masive se vetëm 28 NËNTORI 1912 është FESTË E…
Më shumë se një shekull pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe…
Ta përmendësh emrin e prof. dr. Kolë Krasniqit, pinjollit të trungut të fisme të Krasniqes, është një krenari dhe privilegj i veçantë. Pikërisht të shkëmbesh mendime me një intelektual të mirëfilltë,…
Një ditë para 28 Nëntorit, kur në Tiranë pritet një tjetër protestë e madhe kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka thënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se ka prova më se të mjaftueshme që Moska dhe…
"Tradhtia evropiane ndaj popullit shqiptarë" përshkon një linjë të gjatë historike, në të cilën fuqitë dhe institucionet e mëdha evropiane hartuan kufij, lidhën marrëveshje dhe ndoqën politika mbi kurrizin e…
Nga robëria e një perandorie në fronin e lirisë: Si e panë kronistët dhe strategët europianë Gjergj Kastriotin si kryegjeneral të qytetërimit perëndimor, dhe pse 28 Nëntori i Krujës mbetet sot busulla e mbijetesës, humanizmit dhe…
Bota po hyn në një fazë të re të transformimeve gjeopolitike, ku raportet tradicionale të fuqisë po rishikohen, aleancat po testohen dhe interesat strategjike të shteteve po marrin forma të reja. Rendit ndërkombëtar, i cili për dekada…
Në debatin publik shqiptar, pyetja se cilët janë faktorët që pengojnë ose ngadalësojnë integrimin evropian të Shqipërisë shpesh mbulohet nga zhurma e përplasjeve politike dhe nga përpjekjet për t'ia atribuar…
Sot skadon afati që mbrojtja e katër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe Prokuroria e Specializuar t'i njoftojnë Dhomat e Specializuara në Hagë se cilat pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit kundërshtojnë. Që mbrojtja do të…
U dha vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit iu shqiptuan nga 25 vite burg. Ndërsa Kadri Veselit 18 e Rexhep Selimit 13 vite. Shoqata e Veteranëve të Luftës në Kosovë u revoltua. Jo kundër…
E kotë është për Kosovën edhe qeverisja e re e formuar nga studentët serbë. Edhe këta profesorë doktorë të qeverisë serbe nuk e ndryshojnë kurrsesi mendësinë e Çubrilloviqëve, Millosheviqëve dhe…
Sot, më 27 nëntor, skadon afati që mbrojtjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t'i paraqesin Dhomës së Apelit në Hagë njoftimet se cilat pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit i kundërshtojnë….
Debati i hapur nga Kujtim Sadriu lidhur me përfshirjen e deputetit shqiptar Visar Memeti në delegacionin parlamentar të Republikës së Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) meriton…
Shqiptarët do e realizojnë veprën madhore të Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Adem Jasharit etj., atë të Shqipërisë etnike, pavarësinë e së cilës patriotët…
Më 20 nëntor, institucionet e Kosovës rrënuan dy shtëpi pa leje buzë Liqenit të Ujmanit, dhe Beogradi reagoi si gjithmonë, sikur të ishte fjala për territorin e vet. Nuk është. Ujmani është Kosovë, dhe ligji atje zbatohet…
Një ditë pas samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova ka në dorë tri gjëra: një deklaratë me të cilën u rreshtua, ndryshe nga Serbia, një kërkesë për statusin e vendit kandidat që ende pret përgjigje…
Pa hyrë në debatet e politikës së ditës, vura re se me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, deputeti Taulant Balla ndau në rrjetet sociale një pasazh të njohur nga filmi "Kush vdes në këmbë", ku rilindasi…
Me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, skena politike e Serbisë përballet me sfida të rëndësishme politike dhe diplomatike, veçanërisht sa i përket vazhdimit të dialogut me Bashkimin Evropian dhe ruajtjes…
Për ju që fyheni për kisha e xhamia dhe për të ashtuquajturit “profetë”, të cilët as nuk lindën në tokën tonë, as nuk folën gjuhën tonë dhe asgjë për ne nuk bënë. Ndaleni demagogjinë…
Nëse procesi aktual i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të bllokohej ose do të vonohej ndjeshëm, mund të merren në konsideratë disa alternativa për të ruajtur lidhje më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve…
Në njërën prej metropoleve më të mëdha të kapitalizmit botëror, në Nju-Jork, po zhvillohet një debat që tejkalon kufijtë ideologjikë të së majtës dhe së djathtës: a duhet të jetë banimi ekskluzivisht…
Samiti i Brukselit u mbyll me fjalët që i dëgjojmë çdo vit. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se zgjerimi është mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar. Kosova e dëgjoi këtë fjali si i vetmi vend i rajonit pa…
Ekziston një paradoks i madh në arsimin e lartë shqiptar: flitet vazhdimisht për universitete, tituj akademikë, grada shkencore, reforma, cilësi mësimdhënieje dhe kërkim shkencor, por publiku nuk ka një pasqyrë të plotë, të…
Kur kriza e shtetit prek demokracinë, ekonominë, arsimin dhe të ardhmen e një kombi Protesta qytetare nuk është thjesht një grumbullim njerëzish në shesh dhe as një reagim emocional ndaj një vendimi të caktuar politik. Ajo…
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi krijuan një situatë të re për rajonin, e ndoshta, më së pari, për ne në Kosovë. Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet e Kuvendit të Serbisë. Me kaq deputetë, ajo ka shumicën për të…
Në një publikim në LinkedIn, më 25 nëntor 2026, Ylli Bajraktari, pas vizitës së tij në Prishtinë, ka shprehur pikëpamjet e tij personale lidhur me qasjen e pabarabartë të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke…
Historia e Kosovës nuk fillon me uniformën ushtarake, as me themelimin e partive politike të pasluftës. Ajo është produkt i një procesi të gjatë emancipues, arsimor, ekonomik, kulturor, institucional dhe kombëtar, në të cilin breza të…
Orientimi evropian i Kosovës nuk është zgjedhje taktike, por përcaktim strategjik dhe kushtetues Kosova është ndër shoqëritë më të orientuara drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor. Ky…
Nëntori është muaji i Shenjtë i shqiptarëve, muaji i dritës, i lavdisë dhe i rilindjes sonë kombëtare. Ai nuk është thjesht një faqe kalendari, por vetë tempulli ku ruhet kujtesa e përjetshme dhe pavdekësia e kombit…
Në një intervistë për “Bota sot”, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, ka folur për punën e Qeverisë Kurti, sfidat në zhvillimin ekonomik dhe rolin e opozitës në Kuvend. Ajo e…
Liderët e Bashkimit Evropian ulen sot pasdite në Bruksel me përfaqësuesit e pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Karrigia e Serbisë do të mbetet bosh, ndërsa Kosova vjen si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Për qindra…
Vendosja e busteve të figurave të shquara të historisë shqiptare në hapësirat e institucioneve fetare është një çështje që meriton trajtim më të thellë sesa një ceremoni përurimi apo një akt simbolik…
Ngjarjet me rëndësi historike ndodhën në tri etapa të rëndësishme, të udhëhequra nga fytyrat më të ngritura kombëtare në kohën dhe momentin historik, në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare të…
E kam përcjellë me vëmendje situatën dhe skandalin e paraqitur në varrezat e Rrmajit në Shkodër, varreza të cilat, ditë më parë, u vizituan nga një grup i dyshimtë serbësh nga Serbia, veprimtaria e të cilëve ngre…
Ali Ahmeti, përpara se ta kritikojë dhe t’i dërgojë letër ministrit aktual të Drejtësisë, Jeton Shasivari, do të ishte më e udhës t’u kërkonte llogari ministrave të Drejtësisë që BDI-ja pati gjatë dy…
Një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkoi sot paraburgim për katër persona. Mes tyre janë ish-vjehrra dhe një ish-kunat i saj, të dyshuar se ndihmuan në vrasjen…
Ky shkrim nuk u pëlqen nostalgjikëve, ishklasës sunduese të ishbyroistëve, ishantarëve të KQPPSH, komunistëve të devoshëm , ishsigurimsave të shtetit; nuk u pëlqen as intelektualëve servilë e sahanlëpirës të…
Duke e vrarë mendjen për të kuptuar mesazhet, kërkesat, urdhrat, kërcënimet… që përcillnin dy figurat apo simbolet në derën time, në mbrëmjen e vonë të ditës së premte, 20 nëntor, po rendis disa hamendësime…
Tri ditë para afatit për njoftimet e apelit në Hagë, Kuvendi i Kosovës pret një tekst të ri për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji i miratuar më 6 tetor ka ngelur në mes të rrugës. Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu…
Protestat masive që përfshinë Pragën më 15 nëntor 2026 përbëjnë një nga ngjarjet më domethënëse të zhvillimeve politike në Evropën Qendrore gjatë këtij viti. Qindra mijëra qytetarë…
Më 19 nëntor u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin. Ngjarja u cilësua si historike, sepse…
Më 22 nëntor 2026, në oborrin e Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenasit, u përuruan bustet e tri figurave të shquara të historisë kombëtare shqiptare: Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, imzot Pjetër Bogdanit…
Të mërkurën, në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova do të ulet sërish si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Kryeministri Albin Kurti tha sot për gazetën irlandeze “The Irish Times” se Kosova nuk kërkon…
Zgjimi i Një Kombi të pandarë është Bashkimi në Një Shtet të vetëm Viabël Shqiptar. Jo më zgjedhje apo dëshirë, por është Domosdoshmëri për fuqi dhe qetësi! I krijoi I Madhi Zot trojet tona në…
Orbán dhe Rama dridhen: A ka ardhur ora e llogarisë për autokratët e Evropës? A është tani radha e Orbánit dhe Ramës? Analistët pyesin sa larg janë Orbán dhe Rama nga i njëjti skenar. Ish-presidenti serb Aleksandar…
Inaugurimi i djeshëm i monumenteve kushtuar tri figurave madhore të kombit shqiptar, në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik, më la mbresa të veçanta. Pikërisht kjo ngjarje më nxiti të meditoj dhe të ndaj disa mendime me të…
Universitetet shqiptare në errësirën e mungesës së transparencës: Ku janë doktorët e shkencave, profesorët dhe kontributet e tyre akademike?
Kur banimi nuk është luks: Çfarë mund të mësojë Kosova nga politika e Mamdanit në Nju-Jork?
BE-ja e mat Kosovën me afate, veten me pritje
A ekziston një plan B për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtete të reja kandidate nëse procesi bllokohet?
Diaspora shqiptare – arteria e atdheut, jo vetëm burim i remitencave
Momenti kur atdheu thërret: Shqipëria nuk mund të jetë më peng i pushtetit!
Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste për herezi
A kanë arsye plot shqiptarë të festojnë më 29 nëntor?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Jack Lowden kaloi një moment të sikletshëm të premten në mbrëmje në The Graham Norton Show, kur biseda në…
Parada e 100-të e Macy's për Ditën e Falënderimit mbahet sot në Nju Jork, dy ditë pas datës së…
