TË FUNDIT

Deputetët mblidhen sot, buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2026 dhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme janë ndër çështjet kryesore që do të shqyrtohen sot në Kuvendin e Kosovës.

Seanca plenare është caktuar të fillojë në orën 10:00, në sallën e Kuvendit, sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun.

Fillimisht, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, do të mbajnë deklarime jashtë rendit të ditës dhe do të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Në vazhdim, në shqyrtim të dytë do të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në fund të seancës, pritet të votohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *