Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Bregun e Diellit, disa rrugë mbesin pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, për shkak të dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra në lagjen Bregu i Diellit, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të kësaj zone.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”, “Besa” dhe “Fadil Ferati”, si dhe zonën pranë qendrës tregtare.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se, për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim për këtë ndërprerje të përkohshme, duke i falënderuar për durimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/
