Demokratët më afër fitores në Mississippi, Colom thellon epërsinë ndaj republikanes
Kandidati demokrat për Senatin amerikan, Scott Colom, ka rritur epërsinë ndaj kandidates republikane dhe senatores aktuale, Cindy Hyde-Smith, në garën e ngushtë zgjedhore në shtetin e Mississippit.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara më 6 nëntor, Colom kryeson me 1.882 vota më shumë se Hyde-Smith, duke rritur gjasat për një fitore historike të demokratëve në këtë shtet.
Gara mes tyre mbetet shumë e ngushtë dhe rezultati ende nuk është shpallur përfundimtar, pasi vazhdon numërimi i votave të mbetura, shkruan theguardian .
Një fitore e Colomit do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm politik në Misisipi, ku demokratët nuk kanë fituar një garë për Senatin amerikan që nga viti 1982.
Hyde-Smith, e cila e kishte mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump, synon ta ruajë ulësen e saj në Senat.
Ndërkohë, demokratët tashmë kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit. /Telegrafi/
