Demokracia nuk përfundon ditën kur shpallen rezultatet e zgjedhjeve!
Përkundrazi, pikërisht atëherë fillon prova e saj më e rëndësishme: mënyra se si ushtrohet pushteti, si respektohen institucionet, si mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe sa përgjegjësi mbajnë ata që janë zgjedhur për t’i përfaqësuar?
Në shoqëritë demokratike, fitorja zgjedhore është burim legjitimiteti politik, por nuk përbën autorizim për pushtet të pakufizuar!
Asnjë shumicë parlamentare, sado e madhe të jetë, nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën, ligjin dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Pikërisht këtu qëndron dallimi ndërmjet demokracisë si procedurë zgjedhore dhe demokracisë si sistem politik e institucional.
E para mund të prodhojë fitues; e dyta duhet të prodhojë institucione funksionale, drejtësi të pavarur, administratë profesionale, transparencë dhe përgjegjësi publike.
Një qeveri mund të ketë legjitimitet të plotë elektoral, por kjo nuk do të thotë automatikisht se çdo vendim i saj është demokratik, ligjor apo në interes të përgjithshëm.
Legjitimiteti i pushtetit duhet të provohet vazhdimisht përmes respektimit të ligjit, rezultateve konkrete dhe aftësisë për t’u dhënë llogari qytetarëve.
Shteti ligjor – themeli i demokracisë funksionale
Një ndër parimet themelore të demokracisë moderne është sundimi i ligjit!
Ky parim nënkupton se askush nuk është mbi ligjin: as kryeministri, as presidenti, as ministrat, deputetët, gjyqtarët apo drejtuesit e institucioneve publike!
Shteti ligjor nuk ndërtohet vetëm duke miratuar ligje dhe duke krijuar institucione formale!
Ai ndërtohet kur ligji zbatohet njësoj për të gjithë, kur drejtësia nuk ndikohet nga interesat partiake dhe kur institucionet e pavarura mund të ushtrojnë kompetencat e tyre pa presione politike.
Në mungesë të këtyre standardeve, demokracia rrezikon të shndërrohet në një sistem formal, ku zgjedhjet organizohen periodikisht, por pushteti përqendrohet, kontrolli institucional dobësohet dhe përgjegjësia politike shmanget.
Këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm ndërmjet shumicës demokratike dhe shumicës që tenton të monopolizojë pushtetin.
Shumica ka të drejtë të qeverisë, ndërsa pakica ka të drejtë të kritikojë, të kontrollojë dhe të propozojë alternativa.
Ky raport është pjesë përbërëse e demokracisë parlamentare!
Prandaj, opozita nuk është pengesë për qeverisjen, por një mekanizëm i domosdoshëm i kontrollit demokratik. Një opozitë konstruktive dhe profesionale, sikurse edhe një pozitë e përgjegjshme, janë parakushte për funksionimin e një sistemi pluralist.
Kosova: sfida ndërmjet legjitimitetit elektoral dhe konsolidimit institucional
Kosova, si shtet relativisht i ri, ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në konsolidimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Megjithatë, zhvillimet politike të viteve të fundit dëshmojnë se demokracia nuk mund të matet vetëm me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe me numrin e votave që fiton një subjekt politik.
Polarizimi politik, krizat institucionale, vështirësitë në funksionimin e Kuvendit dhe marrëdhëniet shpesh konfliktuale ndërmjet pozitës dhe opozitës kanë dëshmuar se Kosova ka ende nevojë për një kulturë më të zhvilluar demokratike.
Një problem i veçantë paraqitet kur përplasjet politike transferohen në institucionet kushtetuese dhe kur interpretimi i Kushtetutës shndërrohet në instrument të betejave partiake.
Qeverisja demokratike kërkon respektim të ndërsjellë të kompetencave kushtetuese, bashkëpunim institucional dhe gatishmëri për kompromis në çështjet me interes strategjik kombëtar.
Po aq e rëndësishme është llogaridhënia e ekzekutivit!
Qeveria duhet të jetë e hapur ndaj mbikëqyrjes parlamentare, kritikës publike dhe kontrollit të institucioneve të pavarura.
Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë vetëm slogan elektoral, por politikë institucionale, e mbështetur në hetime profesionale, procedura të drejta dhe vendime gjyqësore të paanshme.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i vitit 2026, evidenton ndër të tjera problemet e fragmentimit politik dhe vështirësitë e funksionimit institucional gjatë periudhës së raportimit.
Kjo dëshmon se konsolidimi demokratik kërkon më shumë se fitore zgjedhore: kërkon stabilitet kushtetues dhe institucione që funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Kosovës i nevojitet një marrëveshje e re politike për standardet themelore të demokracisë: respektimin e Kushtetutës, pavarësinë e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, profesionalizimin e administratës dhe integrimin euroatlantik.
Shqipëria: reforma në drejtësi dhe sfida e llogaridhënies politike
Shqipëria përbën një rast tjetër të rëndësishëm për analizën e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
Reformat institucionale, veçanërisht reforma në drejtësi dhe procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë krijuar mundësi të rëndësishme për forcimin e pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor.
Megjithatë, reforma në drejtësi nuk mund të konsiderohet e përfunduar vetëm për shkak të ndryshimeve ligjore dhe institucionale.
Suksesi i saj duhet të matet me rezultatet konkrete: luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, barazinë para ligjit, kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore dhe besimin e qytetarëve në drejtësi.
Një demokraci funksionale kërkon gjithashtu pluralizëm real politik, konkurrencë të barabartë zgjedhore, media të lira dhe institucione që nuk identifikohen me interesat e partisë në pushtet.
Asnjë parti politike nuk mund ta konsiderojë mandatin elektoral si pronësi mbi shtetin. Institucionet publike janë pronë e qytetarëve dhe duhet t’u shërbejnë interesave të tyre, pavarësisht se cila forcë politike qeveris.
Prandaj, sfida e Shqipërisë nuk është vetëm vazhdimi i reformave, por shndërrimi i tyre në një kulturë të qëndrueshme institucionale, ku përgjegjësia politike dhe ligjore nuk varen nga raportet e forcave partiake.
Serbia: ndryshimi politik si provë e demokracisë
Serbia përbën një rast veçanërisht domethënës për të kuptuar dallimin ndërmjet ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të sistemit të qeverisjes.
Zhvillimet politike dhe zgjedhore të tetorit 2026, me fitoren e Listës Studentore dhe përfundimin e dominimit të gjatë të Partisë Përparimtare Serbe, kanë krijuar pritje të reja për demokratizimin e vendit.
Lëvizja studentore u fuqizua nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesat për përgjegjësi institucionale, veçanërisht pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Megjithatë, ndërrimi i shumicës parlamentare nuk garanton vetvetiu konsolidimin e demokracisë.
Sfida e vërtetë është ndërtimi i institucioneve që nuk varen nga vullneti i një lideri apo i një partie të vetme.
Serbia ka nevojë për pavarësi reale të gjyqësorit dhe prokurorisë, media të lira, zgjedhje me standarde demokratike dhe hetim të paanshëm të rasteve të korrupsionit.
Për më tepër, ndryshimi demokratik duhet të reflektohet edhe në politikën ndaj pakicave kombëtare.
Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo do të thotë respektim i të drejtave kolektive, përfaqësim proporcional, zhvillim ekonomik, arsimim dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe.
Demokratizimi i Serbisë nuk do të jetë i plotë nëse kufizohet vetëm në ndërrimin e elitave politike në Beograd, pa sjellë ndryshime konkrete në pozitën e pakicave kombëtare dhe në marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me Kosovën!
Për këtë arsye, pritjet e shqiptarëve duhet të jenë të orientuara drejt rezultateve të matshme të regjimit të ri dhe jo vetëm deklaratave politike.
Llogaridhënia – kushti për besimin e qytetarëve
Një ndër problemet më të mëdha të demokracive të brishta është hendeku ndërmjet premtimeve elektorale dhe përgjegjësisë për rezultatet e qeverisjes.
Gjatë fushatave zgjedhore, partitë politike premtojnë zhvillim ekonomik, punësim, luftë kundër korrupsionit, drejtësi dhe mirëqenie sociale.
Por, pas marrjes së pushtetit, qytetarët shpesh përballen me vonesa, justifikime dhe mungesë të transparencës!
Kjo situatë krijon zhgënjim politik, dobëson besimin në institucione dhe ushqen perceptimin se zgjedhjet nuk sjellin ndryshime të mjaftueshme në jetën e përditshme.
Llogaridhënia nuk duhet të kufizohet vetëm në përgjegjësinë penale për shkeljet e ligjit. Ajo përfshin edhe përgjegjësinë politike, administrative dhe morale.
Një ministër duhet të japë llogari për dështimet e dikasterit që drejton!
Një deputet duhet të mbajë përgjegjësi para zgjedhësve për qëndrimet dhe votimet e tij!
Një kryetar komune duhet të dëshmojë se buxheti publik shpenzohet në interes të qytetarëve!
Po kështu, mediat e lira, shoqëria civile dhe institucionet e auditimit duhet të kenë mundësi të kontrollojnë pushtetin pa frikë dhe pa ndërhyrje politike.
Në këtë kuptim, llogaridhënia nuk është dobësi e qeverisjes, por shenjë e pjekurisë demokratike!
Dimensioni evropian dhe perspektiva euroatlantike
Shteti ligjor, demokracia funksionale dhe lufta kundër korrupsionit janë gjithashtu kushte themelore për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Evropian nuk kërkon vetëm përafrimin formal të legjislacionit me standardet evropiane. Ai kërkon institucione që i zbatojnë këto standarde në praktikë!
Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit 2026 e trajton këtë çështje përmes katër shtyllave kryesore:
luftës kundër korrupsionit,
lirisë së mediave, si dhe
mekanizmave institucionalë të kontrollit dhe balancimit të pushteteve.
Këto kritere nuk janë kërkesa burokratike të Brukselit, por standarde që përcaktojnë cilësinë e jetës demokratike të qytetarëve.
Nëse një vend synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ai duhet të dëshmojë se demokracia nuk është vetëm retorikë politike, por praktikë e përditshme institucionale!
Për Kosovën dhe Shqipërinë rruga evropiane duhet të nënkuptojë forcimin e institucioneve, mbrojtjen e lirive qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e një mjedisi ku qytetari ndihet i barabartë para ligjit.
Demokracia nuk matet vetëm me numrin e votave që fiton një parti, por me mënyrën se si ajo e përdor pushtetin që i është besuar.
Fitorja zgjedhore është fillimi i përgjegjësisë politike dhe jo përfundimi i saj!
Qeverisja demokratike kërkon respektim të Kushtetutës, ndarje të pushteteve, drejtësi të pavarur, transparencë, pluralizëm dhe llogaridhënie.
Kosova dhe Shqipëria, megjithëse me histori dhe realitete të ndryshme politike, përballen me një sfidë të përbashkët: shndërrimin e demokracisë formale në demokraci funksionale.
Në këtë proces, qytetarët nuk duhet të jenë vetëm votues që thirren në zgjedhje çdo katër vjet, por pjesëmarrës aktivë në kontrollin e pushtetit dhe në përcaktimin e prioriteteve shoqërore.
Në fund të fundit, një shtet nuk bëhet demokratik vetëm sepse qeveritarët e tij fitojnë zgjedhjet!
Ai bëhet demokratik atëherë kur edhe fituesit e zgjedhjeve i nënshtrohen ligjit, kur institucionet janë më të fuqishme se individët dhe kur askush nuk mund ta trajtojë pushtetin si pronë private apo partiake.
Sepse demokracia e vërtetë nuk dëshmohet vetëm me mënyrën se si fitohet pushteti, por me mënyrën se si ushtrohet, kufizohet dhe kontr
Tri ditë para samitit BE–Ballkani Perëndimor, që mbahet më 25 nëntor në Bruksel, dihet se Serbia nuk do të përfaqësohet nga ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq. Kryeministri i Kosovës,…
Kongresi i Manastirit përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të vetëdijes kombëtare shqiptare. Unifikimi i alfabetit nuk ishte vetëm një vendim gjuhësor, por një projekt qytetërues, arsimor dhe identitar, që…
Lista Studentore, që në zgjedhjet e 25 tetorit fitoi 140 nga 250 ulëset në Kuvendin e Serbisë, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit dhe se do t'i ndjekë…
Kush e la ish ministren amerikane Madeleine Jana Korbel Albright, të priste me orë të tëra te dera e delegacionit të Kosovës në Rambuje në marsin e vitit 1999? Kapardisja është një tipar i përgjithshëm njerëzor, kjo gjendet…
Nesër, të dielën e 22 nëntorit 2026, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Manastir. Eshtë 118 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Rama ka zgjedhur të shkojë në qytetin e Manastirit me…
Qeveria e tanishme dhe pushtetarët duhet të tregojnë maturi dhe të mos bien në grackën e një gabimi të pariparueshëm politik, duke devijuar nga orientimi strategjik dhe europian i Republikës së Kosovës. Për lirinë dhe…
Liria është një nga vlerat më të larta të qytetërimit njerëzor. Ajo nuk është një dhuratë që pushteti ua jep njerëzve sipas dëshirës, as një privilegj që mund të gëzohet vetëm nga ata që…
Përfshirja në një projekt enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), si autor i zërave në fushën e Integrimeve Evropiane, përfaqëson një angazhim me rëndësi të veçantë…
Ka mbrëmje kur kultura nuk është vetëm një ngjarje, një film apo një fjalë e thënë para publikut. Ka mbrëmje kur ajo shndërrohet në takim me kujtesën, me vendlindjen, me njerëzit dhe me një pjesë të…
Samiti trepalësh i presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, i mbajtur më 19 nëntor 2026 në qytetin Shenzhen të Kinës, përfaqëson një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi publikisht presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Thirrja u bë të premten, më 20 nëntor, në një opinion në gazetën ukrainase “Kyiv…
Nga Prizreni e Prishtina, në Krujë, Tiranë, Lezhë e Peshkopi, nga Shkupi, Dibra e Kërçova, deri në Gjakovë, Gjilan, Preshevë, Tuz e Ulqin, e më tej në sheshet e Evropës dhe përtej oqeanit në Amerikë, figura e Gjergj…
Në psikologjinë politike shqiptare ekziston një fenomen tejet i çuditshëm: Sa më pak guxim të ketë një politikan shqiptar për të bërë diçka të dobishme për shoqërinë, shtetin dhe atdheun, aq më…
Në varrezat e Joshanicës, në prani të familjarëve, kolegëve, miqve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, dr. Xhafer Morinës, specialist i…
Rendi botëror po kalon një transformim të thellë strategjik. Rivaliteti ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Kinës po përcakton gjithnjë e më shumë drejtimin e politikës, ekonomisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Bota po…
Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të…
Familja Albani i kishte rrënjët në Arbëri, dhe disa prej pjesëtarëve të saj kishin qenë bashkëluftëtarë të afërt të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit të…
Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim e shtet ka rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen. Përndryshe, ai që nuk i zbaton, largohet, nëse nuk largohet vetë. Kështu ndodh edhe me lojërat e futbollit, dhe këtë duhet ta…
Duke përcjellë rastin e Jakup Kraniqit, nuk mund të mos ndiej shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si po trajtohet një çështje kaq delikate njerëzore. Ky rast më shtyn të shtroj disa pyetje, jo vetëm si qytetar, por mbi…
Natën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa energjia elektrike ndërpritej edhe në sallën e Kuvendit, 61 deputetë votuan masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me rrymë. Për 60 ditë, Kosova është zyrtarisht në…
Ligji që në tetor u votua me 88 vota, si përgjigje e Kuvendit ndaj dënimit të katërshes në Hagë, nuk do të hyjë në fuqi. Të enjten, më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Universitetet shqiptare sot duhet t’i bëjnë vetes një pyetje thelbësore, a po prodhojnë dije, shkencë dhe intelektualë, apo thjesht po shtojnë numrin e njerëzve me tituj akademikë? Në disa universitete shqiptare, duket se kemi…
Sjellja politike e qeverisë së Mickoskit ndaj detyrimeve të BE-së është nënçmuese. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, del kundër kushteve të BE-së, duke i kërkuar asaj që, me përfshirjen e…
Në Beograd ndodhen arkiva që mbajnë dy përgjigje të rëndësishme për Kosovën. E para është se ku janë varrosur njerëzit që u zhdukën gjatë luftës. E dyta është nëse komisionerja evropiane që sot…
Ligji për Dhomat e Specializuara, që Kuvendi e kishte miratuar më 6 tetor me 88 vota, nuk e kaloi provën e dytë. Vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula mbeti në fuqi. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Zgjedhja e Aleksandar Čupićit në krye të Kuvendit Popullor të Serbisë, më 19 nëntor 2026, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në konfigurimin e ri politik të vendit. Për herë të parë pas një…
Takimi i parë në histori mes presidentëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë do të mbahet mend më shumë për fotografinë sesa për përmbajtjen. Pas rreth një ore e gjysmë bisedimesh pa këshilltarë në Kylin Villa…
Diktaturë do të thotë shfrytëzim i pakufishëm i fuqisë nga dikush, nga një grup individësh të veshur me pushtet shtetëror. Realisht, në Shqipëri, ky grup i fuqishëm janë politikanët, establishmenti politik i kriminalizuar…
Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim në Parlamentin Evropian, pas skandalit me këngën me konotacione nacionaliste “Oj Kosovo, oj Kosovo”, duhet të largohet menjëherë nga ky post i lartë i BE-së. Në vlugun e angazhimeve për ta…
Sot Kuvendi i Kosovës pritet të rrëzojë vetonë e presidentes dhe ta shpallë Ligjin për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që vetë propozuesi i tij e pranon si të mangët. Është ligji që askush nuk e mbron…
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve raketore M142 HIMARS për Shqipërinë, në një paketë të vlerësuar në 210 milionë dollarë. Njoftimi për Kongresin mban datën 17 nëntor dhe nuk…
Katër ditë pranë familjes, pas një kohe të gjatë largësie, një takim i mbushur me lot gëzimi, mall dhe emocione të papërshkrueshme. Ka momente në jetë kur edhe fjalët më të bukura mbeten të vogla…
Deklaratat e fundit të Kremlinit tregojnë se Moska nuk synon ta kufizojë çështjen e Ukrainës vetëm në përfundimin e luftës, por kërkon edhe rishikimin e arkitekturës së sigurisë evropiane. Kjo është një…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se një çerek shekulli, kanë mbetur të zhgënjyer dhe të frustruar nga subjektet politike, liderët dhe elita politike. Për më shumë se dy dekada, partitë tradicionale…
Kur do të shqyrtojë BE-ja “doktrinën antishqiptare” të Serbisë? Pse ia mbajnë zhagun Serbisë me këtë heshtje të vazhdueshme? Pse trumbetojnë përpara nesh dhe vetëvetes se sjelljet antishqiptare të Serbisë…
Kur një shtet i vogël kërkon njohje ndërkombëtare, ndërsa institucionet e tij më të larta politike dhe shkencore nuk e bëjnë të qartë peshën ndërkombëtare të përfaqësuesve të tyre, lind një pyetje…
Për më shumë se tri vjet, Millan Radoiçiq jetoi i lirë në Serbi, me pasaportë të sekuestruar dhe me detyrimin për t'u paraqitur në polici dy herë në muaj. Të martën, Gjykata e Lartë në Beograd urdhëroi…
Gjykata e Lartë në Beograd caktoi të martën paraburgim dhe urdhëroi shpalljen në kërkim të Millan Radoiçiqit, njeriut që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023….
Shqiptarët në Ballkan po kalojnë një periudhë të rëndësishme të transformimeve politike, shoqërore dhe gjeopolitike. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, qytetarët…
Republika në Shqipëri nuk është ligj e drejtësi për qytetarin, as për shtetin dhe as për publikun. Republika në Shqipëri është regjim ku fuqia, liria, arroganca, korrupsioni, paraja e tradhtia, zullumi e hajnia janë të drejta…
Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiqin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë. Radoiçiqi, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL,…
Të ndërtosh një shtet demokratik nuk do të thotë thjesht të rrëzosh një sistem politik, të ndryshosh flamujt, simbolet, institucionet, ligjet apo emrat e drejtuesve. Këto janë vetëm shenjat e jashtme të një transformimi….
Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në vende të ndryshme, krijojnë një kontrast që nuk mund të kalohet në heshtje. Pikërisht kjo po ndodh sot me Kosovën. Në njërën anë, në Presidencën e…
Kryeministri, Edi Rama, është nderuar ditën e hënë në Bruksel me çmimin “CER Lord Jakobovits”. Çmimi i është akorduar nga Konferenca e Rabinëve Europianë dhe arsyetohet me kontributin e kreut të ekzekutivit të…
Në jetën politike dhe shoqërore ekziston një dallim i rëndësishëm ndërmjet përkatësisë partiake dhe angazhimit për interesin e përgjithshëm. Jo çdo njeri që dëshiron të kontribuojë për vendin duhet…
Në një intervistë për “Bota Sot”, Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka sqaruar zhvillimet e pritshme pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së,…
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të regjistruar në Uashington, Kosova ka rikthyer një zë profesional në kryeqytetin amerikan. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lidhur kontratë njëvjeçare me…
Arkivat në Beograd, Kosova jashtë derës
Universitetet shqiptare mes inflacionit të titujve dhe varfërisë së mendimit kritik
Aq janë kryeneçë këta të qeverisë së RMV-së, saqë kushtëzojnë BE-në se si të veprojë me Bullgarinë
Ligji për Specialen kthehet në pikën zero: çfarë fituan Kurti e PDK-ja
Negociatat për Ukrainën dhe siguria e Evropës: Kompromisi politik apo rreziku i përshkallëzimit nuklear?
Demokracia nuk përfundon ditën kur shpallen rezultatet e zgjedhjeve!
Fenomen shqetësues: 150 shkurorëzime në muaj në Kosovë!
Xhafer Deva, simbol i nacionalizmit / Komunistët shqiptarë, antikombëtarizëm
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri me tematikë Krishtlindjesh, ku…
Këngëtarja spanjolle, Rosalia, ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Los 40 Music…
