TË FUNDIT

Defekti në rrugën “28 Nëntori” lë pa ujë një pjesë të Skenderajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të Skenderajt, për shkak të një defekti në rrjet.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja po ndodh në lagjen nr. 1, në rrugën “28 Nëntori”, dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

KRU “Mitrovica” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *