TË FUNDIT

Defekt në ujësjellës, Prishtina mbetet pjesërisht pa ujë

KRU “Prishtina” njofton për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë.

Sipas njoftimit të kompanisë, defekti ka ndodhur në një gyp me diametër 350 milimetra, si pasojë e të cilit një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit. Ekipet teknike do të dalin në terren për të ndërhyrë dhe për të riparuar defektin.

KRU “Prishtina” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *