Dardania e Kurtit është më e madhe sesa Shqipëria e Ramës
– Veriu i Shqipërisë kryekëputë jeton me frymën e Kosovës, UÇK-së, Adem Jasharit, Kurtit, nuk ka dasëm, ahenge, manifestime kulturore e artistike, nuk ka festë shtetërore të Kosovës që nuk manifestohet në veri të Shqipërisë aq sa në të ardhmen LVV-ja e Kurtit do sundojë veriun e Shqipërisë. Shumica e veriorëve e dashurojnë Kurtin, kurse e urrejnë Ramën që me oligarkët e jugut ua merr në mënyrë joligjore tokat veriorëve;
– Edhe shqiptarët e RMV-së e urrejnë Ramën dhe janë me LVV-në e Kurtit që me Qokun ka depërtuar në qeverinë e RMV-së. Kurtit i lejohet të vijë dhe të interesohet për shqiptarët e RMV-së pasi është në qeverinë e RMV-së, Edi Ramës jo. Edi Rama le të konkurrojë sikurse Kurti me partinë e tij në RMV, për ta parë veten sesa e duan shqiptarët e RMV-së;
– Edhe shqiptarët e Luginës së Presheves, Bujanocit dhe Medvegjës janë me Kurtin e kurrsesi me Ramën;
-Edhe malësia e Malit të Zi janë me Kurtin e kurrsesi me Ramën,
Konkluza:
Territori i Dardanisë së Kurtit është trefishë më e madhe sesa territori i Shqipërisë së Ramës.
Dardania e Kurtit i ka tre Vilajete:
– Vilajetin e Shkodrës;
– Vilajetin e Kosovës;
– Vilajetin e Manastirit,
gjersa Edi Rama në jug i ka mbetur vetëm gjysma e Vilajetin të Janinës, gjysma tjetër është greke.
