Chelsea mposht Unitedin në derbin e javës në Ligën Premier
Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.
Ekipi i Xabi Alonsos është kthyer të fitorja në kampionat, duke fituar derbin ndaj ekipit të Michael Carrik, të luajtur në “Stamford Bridge” dhe duke ia thelluar krizën Djajve të Kuq në këtë fillim sezoni.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me mysafirët për një nuancë më të mirë.
Në 45 minutat e parë, Djajtë e Kuq arritën ta gjejnë edhe rrjetën me anë të Mattheus Cunha (34’), por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Half-time.#CFC | #CHEMUN https://t.co/nIEwYa7ceA — Chelsea FC (@ChelseaFC) October 31, 2026
Në pjesën e dytë, vendasit u treguan krejtësisht skuadër tjetër duke rrezikuar më shumë, krijuar raste më shumë dhe shënuar edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes me anë të Morgan Rogers, i cili shënoi për epërsinë 1-0.
Në minutën e 64-të ishte Cole Palmer që shënoi për 2-0 nga penalltia, e cila u shkaktua nga Lisandro Martinez, i cili u përjashtua nga loja me të kuq, pas dy të verdhëve.
Deri në fund të ndeshjes, Chelsea shënoi edhe një gol me anë të Willian Estevao (71’), por ky gol iu anulua për pozitë jashtë loje dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Bluve 2-0.
Three points! 🤩 https://t.co/3c3BAiAwyu — Chelsea FC (@ChelseaFC) October 31, 2026
Pas kësaj fitore, Chelsea u ngjit në pozitën e katërt me 16 pikë, ndërsa Unitedi mbetet i 16-ti me vetëm shtatë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në udhëtim te Sunderlandi, ndërsa Djajtë e Kuq e presin Aston Villan. /Telegrafi/
