Çfarë forme merr sot ideja e bashkimit kombëtar?
Për shqiptarët në Kosovë, 28 Nëntori shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, por domethënia simbolike dhe emocionale që ruan kjo datë lidhet edhe me aspiratën historike për bashkimin kombëtar.
“Në rrafshin simbolik, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë shkrihen në një ndjenjë të vetme për ne në Kosovë, sepse përfaqësojnë mbijetesën dhe identitetin tonë kombëtar pas një periudhe të gjatë pushtimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) politologu Dritëro Arifi.
Çfarë kuptimi ka marrë ideja e bashkimit kombëtar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe çfarë vendi zë ajo sot në politikën e vendit?
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në pushtet, e përfshin bashkimin kombëtar në programin e saj partiak. Përfaqësues të partive opozitare, ndërkaq, flasin për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, bashkëpunimin me shqiptarët në rajon dhe mundësinë e afrimit në kuadër të Bashkimit Evropian.
Sipas disa prej bashkëbiseduesve, kjo aspiratë, dikur e lidhur me krijimin e një shteti të vetëm, sot mund të marrë formë përmes afrimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të një kombi, me bashkëpunim dhe integrim euroatlantik, por shpesh përdoret si retorikë elektorale.
Si ndryshoi ideja e bashkimit kombëtar?
Ideja e bashkimit politik të shqiptarëve kishte nisur të merrte formë më herët, në shekullin XIX, me Rilindjen Kombëtare dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shpjegon historiani Durim Abdullahu, ligjërues në Universitetin e Prishtinës.
Sipas tij, ideja mori një drejtim tjetër pas përcaktimit të kufijve të Shqipërisë më 1913 dhe konfirmimit të tyre më 1921. Gjatë shekullit XX, sipas tij, ajo u mbajt gjallë përmes rezistencës politike dhe të armatosur.
Por, në fund të viteve '90, sipas Abdullahut, kjo ide i la vend kauzës për çlirimin e vendit.
“Lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë është një tjetër periudhë kyç dhe kapërcyese kur ideja e ‘bashkimit kombëtar’, gjegjësisht e bashkimit politik të Kosovës me Shqipërinë, u la në heshtje në një mënyrë pasive, duke u theksuar pjesa e parë e saj: çlirimi i Kosovës”, thotë Abdullahu për Radion Evropa e Lirë.
Pas luftës, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Abdullahu thotë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nisën të shiheshin si hapësira ku Kosova dhe Shqipëria mund të afroheshin politikisht.
Shemsi Krasniqi, sociolog, e lidh këtë ndryshim edhe me krijimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, që hapi rrugë për bashkëpunim mes dy vendeve përmes veprimeve institucionale dhe përmes politikave ndërshtetërore e ndërqeveritare.
“Nëse në të kaluarën kanë vepruar organizata dhe lëvizje të ndryshme ilegale që kanë pasur për qëllim përdorimin e mjeteve të ndryshme për sendërtimin e kësaj ideje, sot shumë prej ideve dhe dëshirave që kanë të bëjnë me bashkimin kombëtar janë bërë realitet”, thotë ai për REL-in.
Sot, teksa ideja e bashkimit kombëtar vazhdon të ketë peshë historike dhe simbolike, partitë politike në Kosovë i japin vend të ndryshëm në programet dhe prioritetet e tyre.
Nga partitë shqiptare në skenën politike të Kosovës, vetëm LVV-ja e përfshin bashkimin kombëtar në programin e saj partiak.
Para se të vinte në pushtet, LVV përdorte flamurin kuqezi në tubime dhe kundërshtonte flamurin shtetëror të Kosovës.
Pas fitores së parë zgjedhore të LVV-së më 2019, lideri i saj, Albin Kurti, duke folur për bashkimin kombëtar tha për Top Channel se “ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po”. Pasi mori detyrën e kryeministrit, Kurti u shfaq në disa intervista me flamurin e Shqipërisë krahas atij të Kosovës.
Deputetë të LVV-së e kanë përdorur herë pas here flamurin kuqezi edhe në Kuvend. Ai është përdorur gjithashtu në disa tubime partiake të Kurtit me mërgimtarët, ku flamuri i Kosovës mungonte.
Përfaqësuesit e LVV-së nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse partia ende e mbështet bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. As deklaratat e fundit të Kurtit nuk e kanë sqaruar këtë qëndrim.
“Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar”, deklaroi Kurti më 24 nëntor, gjatë pritjes solemne në Prishtinë të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në prag të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.
Duke vënë në pah se deri më tani mes dy vendeve janë nënshkruar, zbatuar ose janë në proces zbatimi rreth 190 marrëveshje bashkëpunimi, Kurti i cilësoi marrëdhëniet me Shqipërinë si “vëllazërore dhe strategjike për kombin mbarë, por njëkohësisht edhe për paqen dhe sigurinë për Evropën Juglindore”.
Ndryshe nga LVV-ja, dy partitë opozitare më të mëdha opozitare nuk e kanë bashkimin politik pjesë të programeve të tyre aktuale, megjithëse disa prej përfaqësuesve të tyre e lidhin këtë ide me zhvillime të mundshme në të ardhmen.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, thotë se as partitë dhe as qytetarët nuk kanë hequr dorë emocionalisht nga kjo ide, ndonëse kjo kauzë s'është pjesë e programit të tyre.
“Angazhimi aktual i PDK-së është përmbyllja e shtetësisë së Kosovës, të jemi shtet brenda strukturave euroatlantike, në radhë të parë në NATO dhe në BE”, thotë Reçica, duke shtuar se bashkimi kombëtar mund të përjetohet nën ombrellën e BE-së kur të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët të bëhen pjesë e tij.
As Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e vendos bashkimin politik në qendër të orientimit të saj.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se në misionin dhe politikat e kësaj partie, bashkëpunimi ndërshqiptar shihet në rrafshin e bashkëpunimit rajonal: me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Ai e cilëson retorikën e politikanëve për bashkim si diçka që bëhet për “konsum të brendshëm dhe përfitime elektorale”.
Haziri rikujton se shtetësia e Kosovës është rezultat i kompromiseve ndërkombëtare dhe i parimeve të Komisionit të Badinterit të vitit 1991, sipas të cilave kufijtë e brendshëm administrativë të ish-republikave jugosllave u shndërruan në kufij ndërkombëtarë të paprekshëm.
“Që i bie që Kosova në asnjë formë dhe në asnjë situatë nuk mund të kthehet më nën Serbi, por e ka të kushtëzuar edhe bashkimin me Shqipërinë. Ne i kemi ruajtur, i ruajmë dhe do të vazhdojmë t’i ruajmë këto parime ”, thekson Haziri për REL-in.
Sipas politologut Arifi, bashkimi kombëtar nuk trajtohet më nga partitë si një kauzë politike, ndërsa edhe potenciali i saj elektoral është zbehur. Ai thotë se edhe aty ku kjo ide figuron në dokumentet partiake, nuk shoqërohet me hapa konkretë për realizimin e saj.
“Është e vërtetë që vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka të artikuluar formalisht, por në praktikë kjo ka mbetur në rrafshin teorik. Madje, edhe pas ardhjes së saj në pushtet, nuk kemi parë raporte më të avancuara mes Kosovës dhe Shqipërisë” , thotë Arifi.
Sociologu Krasniqi e sheh këtë çështje edhe nga këndvështrimi i mbështetjes shoqërore. Sipas tij, pikërisht për shkak se bashkimi kombëtar është një “vlerë konsensuale e kombit”, partitë dhe grupet e interesit mund ta përdorin atë për të siguruar mbështetje politike.
Por, Krasniqi vlerëson se realitetet shtetërore nuk ndryshojnë shpejt, andaj deklaratat për bashkim kombëtar i cilëson si të pasinqerta.
“Drejtuesit e partive ose grupeve, shpesh abuzojnë me këtë ide për shkak të përfitimit që sjell ajo, pra në rend të parë përfitimit në përkrahje dhe legjitimitet. Deklaratat dhe referimet në këtë ide, nuk janë gjithmonë të sinqerta, sepse realitetet historike nuk krijohen lehtë dhe shpejt”, t hekson Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Sipas historianit Abdullahu, ideja e bashkimit kombëtar përdoret për qëllime politike edhe jashtë Kosovës. Ai thotë se Serbia e paraqet vazhdimisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si kërcënim për rajonin dhe e përdor këtë argument për të kundërshtuar afrimin e të dyja vendeve me BE-në dhe NATO-n.
“Shteti i Serbisë e ka denoncuar çdo ide të bashkimit politik të shqiptarëve, duke e paraqitur atë në trajtën e një akuze me emrin ‘Shqipëri e Madhe’, një emërtim ky që realisht asnjëherë nuk ka ekzistuar si projekt politik te shqiptarët” , vlerëson Abdullahu.
Identiteti shqiptar në Kosovë dhe bashkëpunimi me Shqipërinë
Debati për bashkimin kombëtar nuk lidhet vetëm me mundësinë e krijimit të një shteti të vetëm, por edhe me raportin mes identitetit kombëtar shqiptar dhe identitetit shtetëror të Kosovës.
Sociologu Krasniqi vlerëson se këto dy identitete nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por janë zhvilluar në harmoni.
Ai e kundërshton praktikën e disa figurave publike në Kosovë që i referohen Shqipërisë si “shtet ëmë”, duke theksuar se Kosova është shteti i qytetarëve të saj, ndërsa të dyja vendet kanë rrënjë të përbashkëta historike dhe kombëtare.
“Ka ndodhur që edhe nga kosovarët politikisht aktivë të dëgjojmë t’i referohen Shqipërisë me konceptin ‘shteti ëmë’. Kjo është sikur të mos e shohësh malin prej lisave. Shteti ‘ëmë’ ose ‘tatë’ i yni është Kosova” , thotë Krasniqi për REL-in.
Ai shton se, pavarësisht rregullimit kushtetues multietnik të Kosovës, forcimi i identitetit kosovar nuk e zbeh përkatësinë shqiptare.
“Ka njëfarë subordinimi mes këtyre dy identiteteve dhe identiteti shqiptar e përfshin në vete edhe atë kosovar. E vërteta e thjeshtë dhe e qartë është se jemi një komb me dy shtete. Përkundrazi, të qenët shqiptar dhe nevoja për ta ruajtur identitetin shqiptar edhe në Kosovë, e ka krijuar edhe shtetin kosovar”, argumenton sociologu Krasniqi.
Për politologun Arifi, pyetja që shtrohet sot është se si Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një kombi, mund ta thellojnë bashkëpunimin mes tyre.
Ai kritikon mungesën e pragmatizmit shtetëror në raportet mes Prishtinës dhe Tiranës. Sipas tij, ndonëse që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje ndërqeveritare, ka munguar llogaridhënia për zbatimin e tyre dhe një politikë e qëndrueshme integruese, e cila nuk varet nga ndërrimi i qeverive.
Duke iu referuar platformës së vitit 2007, “Skicë për mbrothësinë e përbashkët”, të intelektualit të ndjerë shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arbën Xhaferi – e cila propozonte integrimin përmes standardeve të përbashkëta demokratike, ekonomike dhe kulturore pa prekur kufijtë – Arifi thotë se zgjidhja qëndron te unifikimi i politikave publike.
“Sipas kësaj qasjeje, kombi shqiptar mund të evoluojë realisht vetëm kur të unifikojë standardet në të gjitha dimensionet e politikave publike, pa pasur nevojë që kjo të bjerë ndesh me realitetin e dy shteteve të veçanta” , shpjegon Arifi.
Ai shton se ky proces nuk e pengon integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, por e plotëson atë.
“Këto dy procese, integrimi perëndimor dhe unifikimi i standardeve kombëtare, nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën; ato e plotësojnë dhe e përshpejtojnë zhvillimin tonë të brendshëm si komb brenda arkitekturës euroatlantike” , vlerëson ai.
Për të ardhmen e bashkimit kombëtar, qëndrimet dallojnë në varësi të mënyrës se si shihen zhvillimet e integrimeve euroatlantike dhe ndryshimet e mundshme gjeopolitike.
Sociologu Krasniqi, ndërkaq, e lidh të ardhmen e kësaj aspirate me zhvillime historike që nuk mund të përcaktohen plotësisht nga partitë politike. Sipas tij, në kushtet e sotme të lirisë dhe demokracisë, të cilat pretendohet se i ka Kosova, realizimi i aspiratës së bashkimit kombëtar pritet të ndodhë brenda integrimit euroatlantik.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe sakrificën e brezave që e ruajtën flamurin kombëtar. Përmes një postimi, Abdixhiku ka rikujtuar…
Vlora është kthyer sot në qendër të festimeve për 28 Nëntorin, ku pranë Monumentit të Pavarësisë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar, në shënim të 114-vjetorit të shpalljes së…
Autori i mozaikut të Nënës Terezë, Don Dominik Kukeli, njëherësh drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ka reaguar pas tensioneve për vendosjen e veprës artistike në kryeqytet. Përmes një…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Përmes një postimi,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Përmes një mesazhi në Facebook, Baloku e ka cilësuar këtë ditë si një nga më të…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar katër ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare. Përmes një postimi, Osmani ka…
Gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari…
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Komunës, në shenjë të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Me këtë rast, Sinani ka…
Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë pamje të re me rastin e 28 Nëntorit. Këtë herë, fjala “NEW” është ngjyrosur me të kuqe, ndërsa “BORN” me të zezë, derisa monumentit i…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e punimeve në mozaikun e Nënë Terezës. Gjatë konferencës, Rama ka debatuar me zyrtarë të policisë, lidhur me…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke përcjellë një mesazh nga fjalimi historik i Ismail Qemalit, të mbajtur në Vlorë më 28 nëntor 1912. Përmes një postimi në Facebook,…
Visar Memeti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke rikujtuar se kjo festë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar. Përmes një postimi në Facebook, Memeti ka thënë…
Kryeministri Albin Kurti ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke rikujtuar përpjekjet historike që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka sjellë në…
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë disponon mbi 40 lloje sistemesh armatimi. Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Ditën e Forcës e ka shënuar në Tiranë, në…
Në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Kjo fillimisht me homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Qytetarë dhe përfaqësues institucionalë do…
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka theksuar se, pavarësisht dallimeve krahinore, fetare dhe bindjeve që mund të kenë…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka përcjellë një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, duke përkujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka…
Kosova gjatë kësaj fundjave do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin reshje shiu e bore dhe ulje të temperaturave. Sipas parashikimit meteorologjik, masat ajrore nga veriu dhe veriperëndimi i Evropës do të…
Në Kullën e Bajraktarit në Llaushë, ku u shënua 28 Nëntori, Gani Geci ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra, duke folur për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, rezistencën…
Sot mbushen 29 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë…
Sot, 114 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona janë ndaluar nga autoritetet. Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka thënë…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë për nder të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me…
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës për vendosjen e muralit kushtuar Nënë Terezës në murin e jashtëm të objektit të kësaj ministrie. Në një komunikatë për media,…
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18 janar 2027 afatin për dorëzimin e njoftimit për ankesë kundër aktgjykimit dhe dënimit të…
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, në të cilin ka ngritur akuza të rënda ndaj Valon Ademit lidhur me administrimin dhe financat e Aeroportit të Vlorës. Pacolli pretendon se…
Kryetari i Prishtinës kërkon llogari nga Policia e Kosovës, pasi vendosja e muralit u pengua pavarësisht se Komuna kishte dhënë leje për shfrytëzimin e hapësirës publike. Ai pretendon se policia kishte deklaruar se urdhri kishte ardhur “nga…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për nder të Ditës së Forcës, nderoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharit me medaljen “Shërbim i Shquar”, në vlerësim të…
Zgjerimi i BE-së? – “Jo, ju lutem, jo përsëri!” Kështu mendon një pjesë e madhe e popullsisë së Austrisë. Sipas Eurobarometrit më të fundit të pranverës 2026, 57 për qind e të anketuarve janë…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendor dhe përshtatjes së bizneseve vendore me standardet e reja mjedisore të tregut evropian. Në një…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të Doganajt në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë se vazhdon të bllokojë interkoneksionin elektrik me Kosovën, duke i kërkuar Komisionit Evropian që të ndërhyjë. Kurti foli në Samitin e Liderëve në kuadër të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për ta forcuar ushtrinë, me synimin që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e NATO-s, përkrah aleatëve dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në Tiranë që fondet e Bashkimit Evropian të ndahen sipas nivelit të zbatimit të asaj që është dakorduar. Propozimin e bëri në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes,…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka thënë në Ohër se Bashkimi Evropian nuk mund të ndërtojë unitet duke toleruar simbole dhe praktika që nxisin ndarje dhe as duke u mjaftuar me një distancim formal. Ajo foli…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Kosovën….
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 28 nëntor, do të zhvillojë disa aktivitete me rastin e Ditës së Flamurit. Sipas agjendës së publikuar nga Kuvendi i Kosovës, Haxhiu në orën 10:00 do të…
Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri, Albulena Blakaj Gashi, ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë. Më 27 nëntor 2026, Blakaj Gashi u…
Ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika”, ku temë diskutimi ishte dhuna në familje dhe përgjegjësia institucionale e shoqërore për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një takim bilateral me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo-Brijuni, që po mbahet në…
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) është bërë pjesë zyrtare e Këshillit të Arkitektëve të Evropës (ACE), raporton KosovaPress. Vendimi është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e…
Kryeministri Albin Kurti sërish i bëri thirrje Bashkimit Evropian që Kosovës t’ia japë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e negociatave për anëtarësim, raporton Kosovapress. Në Samitin e Planit të Rritjes për…
Deputeti gjerman Peter Beyer ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ku kanë diskutuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Përmes…
Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula u takua me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Zyra e Presidentes njoftoi se Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e Kroacisë në themelimin…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në prag të festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe…
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar 15 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët do të kenë mandat katërvjeçar. Gjatë…
Hapet aplikimi për kuponët e kopshteve, këto janë familjet që përfitojnë dhe afati i fundit
Ramabaja: Jakup Krasniqi është pjesë e dhimbshme e kujtesës sonë kolektive
Plenkoviq ia përmend Malit të Zi marrëveshjen e kufirit me Kosovën: Kroacia nuk heq dorë nga territori i saj
Rama debaton me Policinë, kërkon nisjen e punimeve për mozaikun e Nënës Terezë
Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste për herezi
A kanë arsye plot shqiptarë të festojnë më 29 nëntor?
Prof. Dr. Kolë Krasniqi, një jetë të terë në shërbim të dijes, drejtësisë dhe atdheut
Europa e lavdëron heroin e kombit tonë, Skenderbeun, por ndëshkon shqiptarët!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Meghan Markle ka festuar Ditën e Falënderimit për herë të parë në Britani që nga dasma e saj në vitin…
Heidi Klum nuk ka frikë t'i bëjë modës deklaratat e saj, dhe fotot e reja e dëshmojnë sërish. Modelja…
