TË FUNDIT

Çfarë (çka) po ndodh në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik…?!

Kanalet më të fuqishme televizive të globit, së bashku me agjencitë e shumta të lajmeve nga e gjithë bota, vazhdojnë të transmetojnë pamje tronditëse ose shokuese nga Lindja e Mesme, ku gjuajtësit ose bombarduesit amerikanë dhe izraelitë kanë filluar sulme dhe bombardime masive mbi, siç thuhet, infrastrukturën e përgjithshme (nukleare–atomike) të Iranit.

Ndërkohë, iranianët, në shenjë revolte dhe hakmarrjeje ndaj amerikanëve dhe izraelitëve, kanë hedhur dronë dhe mortaja ose raketa të ndryshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Bahrein, Arabinë Saudite, Jordani, Izrael dhe vende të tjera, ku supozohet se ndodhen të dislokuara ose të stacionuara bazat amerikane.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe luftanije ruse, të ngarkuara me projekte, raketa ose armë bërthamore, sot herët në mëngjes, kanë marshuar ose lundruar në drejtim të Gjirit (Golfit) Persiko-Arabik.

Bota po mban frymën nga lufta dhe përshkallëzimet e rrezikshme, dramatike dhe tektonike në rajon.

Kontinenti i vjetër evropian, ndërkaq, sikur është gjendur para një “sanduiçi”, ose zjarri të dyfishtë të luftës së përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike në Ukrainë, si dhe të luftës dhe përshkallëzimeve të përgjithshme në rajonin e nxehtë (shpërthyes) të Lindjes së Mesme.

Bëhet fjalë për një formulë, doktrinë ose ekuacion të rrezikshëm dhe tepër të komplikuar ushtarak, politik, strategjik ose gjeopolitik me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond, i cili patjetër të sjell ndërmend “letrën famoze” të kryemasonit botëror, Albert Pike (Albert Pajk), dërguar liderit të njohur italian, Giuseppe Mazzini (Xhuzepe Mazini), në vitin 1871 (…) në kuptimin e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve (bellum omnium contra omnes) – sipas projekteve dhe planimetrive djallëzore, diabolike, makabre dhe tepër funebre të shtetit të thellë ose dubioz, të quajtur shpesh si “shtet mbi shtetin” e kështu me radhë, sipas asaj: “prishni dhe shkatërroni gjithçka, për të fituar çdo gjë”!!!

Së këndejmi, është i njohur fakti se në Lindjen e Mesme, apo në rajonet e ndryshme të Gjirit (Golfit) të njohur Persiko-Arabik, përveç rezervave më të mëdha të arit, argjendit, platinës, diamantit, safirit, rubinit dhe derivateve të njohura të naftës dhe benzinës në nivel botëror ose planetar, gjithashtu kanë lindur ose janë zbuluar shkrimi ose alfabeti i parë, së bashku me ligjet e para njerëzore (qytetare), politike ose administrativo-juridike në Antikë – në Babiloni, Mesopotami, Medi (Persi), Asiri e kështu me radhë. Aty ku Hamurabi, Sargoni, Nabukadonozori, Akadi (Akadiani), Baltazari dhe mbretër ose perandorë të tjerë shkruan, hartuan ose formuluan ligje ose kodekse të ndryshme ligjore, administrative ose juridike për t’i bindur, afruar ose bërë bashkë grupet ose komunitetet e ndryshme etnike, fetare dhe kulturore të sumerëve, semitëve, urukëve, ugaritëve, akadëve etj.

Aty pra ku njerëzit, popujt, etnitetet ose komunitetet e ndryshme flisnin ose komunikonin dikur me njëri-tjetrin me gjuhë dhe dialekte të ndryshme, të pakuptimta, të përziera ose aglutinative me njëra-tjetrën, para mëse 6000 vjetësh.

Aty ku bota arabe ose myslimane nuk mund të gjejë dot paqen dhe qetësinë mes veti dhe me të tjerët. E sidomos me Izraelin, SHBA-në apo botën e zhvilluar të krishterë ose perëndimore.

Revoltën dhe reagimin e rreptë të Presidentit Trump dhe administratës së tij në Washington DC, pos tjerash, sikur e nxitën ose e shkaktuan paralajmërimet e regjimit autokrat, teokratik dhe despotik të mullah-ajatollahëve të Iranit për nacionalizimin dhe mbylljen e përgjithshme të Ngushticës së Hormuzit për Perëndimin dhe aleatët e tyre, ku thuhet se kalojnë ose qarkullojnë diku rreth 35 ose 40% të rezervave të përgjithshme të derivateve të naftës ose benzinës në nivel global ose planetar.

Shtoja këtu edhe vrasjet masive, gjegjësisht brutalitetin e egër ushtarako-policor të regjimit të mullah-ajatollahëve të Iranit kundër demonstruesve ose protestuesve të shumtë në Teheran, Isfahan, Abadan, Kom e qytete të tjera gjithandej Iranit, ku thuhet se e kanë gjetur vdekjen afro 32.000 demonstrues nga ushtria dhe policia e mullah-ajatollahëve të atjeshëm sadistë dhe tepër konservatorë.

Amerikanët, së këndejmi, dikur më herët e vranë në Irak edhe gjeneralin e njohur iranian, Kasem Sulejmani, i specializuar në akademitë elitare ushtarake të Rusisë etj., i cili njihej si “hero” ose “ikonë ushtarake” e Iranit dhe bllokut shiit (shiia) në rajon, gjegjësisht si “terrorist” ose armiku kryesor i SHBA-së dhe Izraelit atje.

Pas tij, nga ushtria izraelite dhe amerikane u vranë edhe Rania, Nasrallah dhe liderë të tjerë të Hizbollahut proiranian në Liban.

Së këndejmi, averzionet, antagonizmat, hasmëritë dhe rivalitetet e përgjithshme mes bllokut (kampit) të sunnitëve (sunni) dhe shiitëve (shiia) në rajon, sikur u rritën akoma më shumë pas fiaskos ose disfatës totale të bllokut (kampit) sunnit në fillimet e luftës qytetare në Siri, kur trupat e atëhershme qeveritare të Bashar el-Assadit dhe kampit shiit asokohe i mposhtën, shkërmoqën dhe deklasuan tërësisht grupet e ndryshme militare dhe paramilitare në Siri, të ushtruara, financuara dhe armatosura kryesisht nga Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe ose blloku i madh sunnit.

Atë disfatë të rëndë, blloku i madh ushtarak, politik dhe ideologjik i sunnitëve nuk e fali dhe s’e harroi kurrë.

Në të kundërtën, duke i parafrazuar Max Weberin (Maks Veber) dhe Arthur Schopenhauerin (Artur Shopenhauer), botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë së së keqes”.

Ndaj, të gjithë ata që futen në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtimit, karrierës, pasurisë së pandershme ose dominimit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike.

Është e kuptueshme se roli dhe ndikimi determinant i shkencës dhe teknikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë amerikane, sidomos nëpër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA.

Fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike e SHBA-së, së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e lëvizjeve, qarqeve ose organizatave elitare të fabrikantëve, fermerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikanë, së bashku me qarqet ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazetareske në SHBA, mbi bazën ose ideologjinë e njohur të suksesit, efikasitetit, ndershmërisë, kooperimit, ligjeve, rregullave dhe kontrollit.

SHBA-ja më tepër e ruan dhe e siguron respektin dhe autoritetin e saj global ose universal duke i mbrojtur dhe siguruar të tjerët që janë më të vegjël dhe më të dobët.

Në instancë të fundit, politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera, në kuptimin se në frontin e luftës ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës kundërshtare dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesorë në prapavijë ose intendancë.

Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…

E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…

Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…

Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…

Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…

Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…

Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…

Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…

Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…

Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…

Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…

Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…

Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…

1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…

Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…

Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…

Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…

Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…

Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…

Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…

Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…

Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…

Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…

Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…

Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…

Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth…

Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…

Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…

Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…

Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…

Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…

Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…

Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në orët vendimtare, ndërsa afati kushtetues po përfundon. Në këtë moment kritik, një analizë e publikuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në rrjetet…

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sinjalizojnë një fazë të re dhe tejet të rrezikshme të konfrontimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj objektivave iraniane –…

Hajdutët kadastralë janë individë ose grupe të organizuara që kryejnë mashtrim duke ndryshuar, falsifikuar ose manipuluar në mënyrë të paligjshme të dhënat publike të tokës (kadastrat) për të vjedhur pronën,…

Në kohën kur vëmendja globale dominohet nga demonstrimet klasike të fuqisë ushtarake – aeroplanmbajtëse, sisteme raketore dhe deklarata ultimative politike – një dimension tjetër, shumë më i heshtur por potencialisht më vendimtar,…

I. Nga miti i dijes tek realiteti i analfabetizmit funksional Një nga paradokset më të mëdha të shoqërive shqiptare gjatë shekullit XX është kontrasti midis retorikës së lavdërimit të arsimit dhe realitetit të prodhimit…

Konferenca e 62-të e Sigurisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Mynih, Gjermani, jo vetëm u ndoq me interes të shtuar, por dhe vijon të mbetet në “top të lajmeve” si dhe analizave për kancelaritë, institutet dhe…

"Makineria" e Putinit që aktualisht po e gllabëron vetveten: Kjo është teza e një eksperteje të Rusisë, në konferencën e sigurisë. Shpjegimi i saj është i thjeshtë. Lufta në Ukrainë është, sigurisht,…

​Për të kuptuar dinamikat e sotme globale dhe takimet e nivelit të lartë që po tronditin arkitekturën e sigurisë, duhet fillimisht të spjegohen dy konceptet shtyllë të gjeopolitikës mbi të cilat ndërtohen strategjitë e fuqive…

Ky shqyrtim analitik trajton degradimin sistematik të përfaqësimit autentik politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes studimit të rastit të subjektit politik të njohur si Alternativa për Ndryshim (APN). Argumenti…

Duke iu referuar veprave, ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike të Prof. Dr. Jovan Miriç, Prof. Dr. Zvonko Lerotiç, Prof. Dr. Eduard Kale, Prof. Dr. Ante Pazhanin, Prof. Dr. Livia Kardum, Prof. Dr. Tomislav Jantol, akademik Vlatko Mileta dhe…

Debat i paparë për vrasjet e 21 janarit 2011! Preç Zogaj thotë se ato vrasje “u bënë me paramendim”! Lorenc Vangjeli shton më pas dhe bën Kasandrën: “Atë ditë mund të ishin vrarë dhjetëra e qindra,…

Sot, sistemi ndërkombëtar i sigurisë po përballet me një nga momentet më kritike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vlerësimet strategjike të trajtuara edhe në sgumë emisione si dhe në emisionin“360”…

Deklarata e Kuvendit për Specialen: Çfarë ndryshojnë 99 vota dhe çfarë mbetet në duart e drejtësisë?

Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?

Von der Leyen në Kosovë: A mund të ndahet drejtësia për krimet e luftës nga historia e UÇK-së?

Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…

Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *