TË FUNDIT

TË FUNDIT

Agim Ademi kërkon ndihmë mjekësore, dërgohet për tretman në emergjencë

Agim Ademi kërkon ndihmë mjekësore, dërgohet për tretman në emergjencë

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kërkesa është bërë organi i akuzës pas intervistimit të Ademit, shkruan lajmi.net.

Në pamjet e publikuara kur Ademi del nga stacioni i policisë, shihet se në vendin e ngjarjes është edhe një auto-ambulancë.

Nga zyra për informim e QKUK-së i kanë thënë lajmi.net se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar tretman mjekësor.

Ata kanë bërë me dije se pas tretmanit mjekësor, ai do të lirohet nga Klinika Emergjente.

Kujtojmë se Prokuroria sot në njoftim për media, bëri me dije se Agim Ademi është intervistuar nën dyshimin për dy vepra penale: Shmangie nga Tatimi dhe Keqpërdorim i Besimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes..

Read More
TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Hodaj: Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar – jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Hodaj: Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar – jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka thënë se të ndërmerren këto hapa dy ditë para ndeshjes me Izraelin, lë shumë për të dëshiruar.
Sipas tij, si institucion janë për zbatim të ligjit, por mënyra se si janë ballafaquar lojtarët, thjesht është goditje për kombëtaren, përcjell lajmi.net.

Mes tjerash ai tha se i besojnë drejtësisë dhe se do të jenë transparentë.

“Jemi në zbatim të ligjit. Po mendojmë që kjo që tha drejtori, momenti apo mënyra se si janë ballafaquar lojtarët tanë lë shumë për të dëshiruar dhe momenti duke pasur parasysh se jemi një ditë dy para lojës me Izraelin. Mendojmë që kjo ka qenë një goditje për futbollin dhe Kombëtaren e Kosovës.

Vetëm të përputhet me ligjet e Kosovës. Do të adresohen para organeve përkatëse. Ne i besojmë drejtësisë. E vërteta do të dalë në fund. FFK-ja do të jetë transparente me FIFA-n dhe UEFA-n”, u s..

Read More
TË FUNDIT

Hodaj: Hetuesit civilë shqetësuan futbollistët e kombëtares – i pyetnin pa pasur leje nga organet kompetente

Hodaj: Hetuesit civilë shqetësuan futbollistët e kombëtares – i pyetnin pa pasur leje nga organet kompetente

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj hodhi kritika ndaj autoriteteve që morën në pyetje Agim Ademin.
Sipas tij, ata shqetësuan edhe futbollistët, ku me rroba civile, i parashtruan pyetje lojtarëve, përcjell lajmi.net.

Siç potencoi njohësi i çështjeve juridike, kjo nuk mund të bëhet pa pasur leje paraprake fillimisht.

“Është e pakuptimtë. Nuk është ligjore të bësh pyetje pa pasur leje. Ata shqetësuan futbollistët”, tha Hodaj në konferencën për media.

Gjithashtu, sekretari pati kritika edhe për këtë qasje të autoriteteve, duke thënë se të ndërmarrësh veprime të tilla dy ditë para ndeshjes me Izraelin, është goditje për kombëtaren.

Read More
TË FUNDIT

Të gjitha vendimet që mori sot kabineti qeveritar

Të gjitha vendimet që mori sot kabineti qeveritar

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, të 136-të me radhë.
Me këtë rast, kabineti qeveritar ka miratuar disa prej pikave të cilat janë miratuar në kuadër të ministrive të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

-Miratua Projektligji për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri. Ky ligj përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e cila ushtron aktivitetet e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kundër kërcënimeve apo rreziqeve të mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

– Miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfË, Frankfurt Am Main (“kfË”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmir..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Ende pa u mbushur 24 orë, Serbia nuk e respektoi marrëveshjen

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të heq dorë nga marrëveshja bazë dhe se nenet në të duhet të respektohen edhe nga ana e Serbisë.

Gjatë vizitës që i ka bërë të mërkurën në Klinikën e Gjinekologjisë, Osmani ka thënë se pala serbe vazhdon të mos e respektojë asnjë marrëveshje që buron nga dialogu.

E para e shtetit, duke përmendur nen për nen, ka thënë se të gjitha do të mbesin në fuqi.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt, po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do të zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi. Teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, rrjedhimisht akoma neni 4 i asaj marrëveshje i cili e obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në asnjë organizata, mbetet në fuqi”, ka thënë Osmani.

Read More
TË FUNDIT

Kurti tregon se cila ishte ofertën e tij “bujare” për Asociacionin që Vuçiqi e refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë një ofertë “bujare” për “vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja”.

E në një konferencë për media të mërkurën, Kurti shpalosi detaje mbi këtë ofertë.

Para gazetarëve, kreu i ekzekutivit tha se palës serbe i ka kërkuar që t’i pranojë tri shtylla bazike në këmbim që Kurti ta shkruajë draftin e Asociacionit, por sipas tij, presidenti Vuçiq ka refuzuar.

“Gjatë bisedimeve që i kemi pasur në Ohër, unë e kam thënë shumë qartë që jam i interesuar që qytetarët e Republikës që më kanë mua kryeministër, të jenë të kënaqur, pa dallim etnie. Nëse ata kanë nevoja e kërkesa, çështje për t’i adresuar – lirisht. Nëse besohet se nuk mjafton plani i Ahtisarit duhet të tjerët të tregojnë se çka paska mangësi në atë propozim të ish-presidentit finlandez”, u shpreh Kurti.

“Sido që të jetë, për këtë formulimin e vetmenaxhimit të komunitetit serb dhe kë..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria në pritje të vendimit të ZRrE-së për tarifat e energjisë elektrike

Qeveria në pritje të vendimit të ZRrE-së për tarifat e energjisë elektrike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se janë në pritje të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për tarifat e energjisë elektrike.
Derisa ka shtuar se pavarësisht se nuk i ndërhynë institucioneve të pavarura shtetërore si puna e ZRRE-së, është zotuar se do të bëjë të pamundurën që ta lehtësojë qytetareve barrën sa i përket çmimeve të përballueshme me energji elektrike.

I pyetur nga mediet nëse do të ketë subvencionime nga qeveria për të mos lejuar rritje të tarifave të energjisë elektrike, Kurti tha se nuk mund të flasin nëse do të subvencionojnë rritjen e mundshme të rrymës dhe se pas dorëzimit të komenteve të tyre janë në pritje të vendimit.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë sugjerimet e tyre ZRRE-së, natyrisht gjithmonë në bashkëpunim edhe me KEK-un. Pra, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transf..

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi voton raportin e Komisionit Hetimor për energji për periudhën 2006-2022

Kuvendi voton raportin e Komisionit Hetimor për energji për periudhën 2006-2022

Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Pro këtij raporti ishin 69 deputetë, dy kundër dhe 1 abstenim.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të marr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre.

“Unë si deputet i këtij Kuvendi kërkoj nga Prokurori i Shtetit se në bazë të Kodit Penale të Kosovës eksoficio ta merr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre”, theksoi ai.

Read More
TË FUNDIT

Miratohet në parim Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse

Miratohet në parim Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse

Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës sot ka votuar edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha arsyeshmërinë e këtij projektligji për të cilin kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit.

Vitia tha se me Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse përcaktohen rregullat për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

“Në këtë ligj tanimë për menaxhimin e situatave me sëmundje ngjitëse janë caktuar obligime dhe përgjegjësitë institucionale me përkufizim të qartë të detyrave është parashikuar modernizimi i mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse si digjitalizimi, sistemi i paralajmërimit të hershëm fleksibilitetit në përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe përkufizimet e rasteve sipas direktivës sipas BE-së…Janë përfshirë çështjet e veçanta si siguria e pacientit, parandalimi kontrolli i infeksioneve në kujde..

Read More
TË FUNDIT

“Një mal” me të arrestuar për drogë në Tiranë, 20 persona përfundojnë në pranga

“Një mal” me të arrestuar për drogë në Tiranë, 20 persona përfundojnë në pranga

Në operacionin anti-drogë të koduar “Harta”, në Shqipëri janë arrestuar 20 persona të dyshuar për shpërndarje të drogës, kryesisht afër shkollave të mesme dhe lokaleve të natës në Tiranë.
Kështu tha drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili shtoi se të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve kriminale, të cilët komunikonin me mesazhe të koduara dhe përdornin automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e policisë.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan dy kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, rreth 7 mijë euro para të gatshme dhe 11 automjete.

Mes të arrestuarve janë edhe tri gra, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim katër persona të tjerë.

Raporti i fundit i Instituti të Shëndetit Publik tregon se 5-7 për qind e personave të moshës 15-18 vjeçe kanë eksperimentuar me kanabisin, rreth 4 për qind e tyre me ekstazi, mbi 1 për qind me heroinë dhe rreth 2-3 p..

Read More