TË FUNDIT

TË FUNDIT

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën

Albin Kurti ka nxjerrë disa sekrete nga negocistat e vështira me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në fundjavën e shkuar në Ohër. Gjatë një konference shtypi që i kushtohej 2 vjetorit të qeverisë dhe bilancit të saj, ai nuk i është shmangur dot temës së dialogut dhe sidomos patates së nxehtë të themelimit të shoqatës të 10 komunave më shumicë serbe.

Në tekstin e konsideruar si marrëveshje e njohur nga BE ka dy paragrafë shumë të diskutueshëm që i bëjnë jehonë themelimit të asocacionit. I pari pretendeon se Kosova duhet të angazhohet për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”. Dhe i dyti se ajo duhet ta bëjë këtë sipas marëveshjeve të nënshkruara në vitet 2013 2015, të cilat i ka kundërshtuar aq shumë Vetvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti.

Në dy tekstet edhe atë të 27 shkurtit edhe në hartën e saj të rrugës, aneksit të pranuar në 18 mars, termi association nuk përmendet asnjëherë. Por që të nesërmen e marëveshjes edhe përfaqësuesit e BE edhe ata të SHBA-së, madje ..

Read More
TË FUNDIT

PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri

PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video për qeverisjen dy-vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Videon ironike e ka shpërndarë edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në profilin e tij personal në Facebook, shkruan lajmi.net.

“’Sukseset e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi.

Në video, përmes ironisë përmenden disa nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë dy viteve qeverisje të Kurtit.

Aty përmenden zhdukja e mostrave të aktivistit Astrit Dehari, skandali i ambasadorit Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër, Asociacioni etj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Gjeneral brigade, Sefer Isufi, është emëruar këshilltar ushtarak i presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Isufi është dërguar në Presidencë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të komandantes supreme.

Osmani ka thënë se përvoja e Isufit do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjeneral Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake si dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin ..

Read More
TË FUNDIT

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) nesër(e enjte) pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.
Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO apli..

Read More
TË FUNDIT

PDK e VV me më së shumti prej tyre, konfirmohen kandidatët për kryetarë të komunave veriore në zgjedhjet e 23 prillit

PDK e VV me më së shumti prej tyre, konfirmohen kandidatët për kryetarë të komunave veriore në zgjedhjet e 23 prillit

Pak kohë më parë, lajmi.net transmetoi komunikatën e Komisionit Qendror Zgjedhor, përmes së cilës komunikatë u konfirmua se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Në njoftimin respektiv të lëshuar nga KQZ, u kuptua se përgjatë afatit shtesë kohor, nuk ka pranuar asnjë aplikim.

Pra, tashmë janë mësuar edhe emrat e kandidatëve të certifikuar. PDK dhe VV, siç edhe mund të shihni më poshtë, kanë më së shumti emra.

Në mesin e kandidatëve është edhe Aleksandar Arsenijeviq, aktivist serb nga Mitrovica e Veriut, saktësisht organizata “Mbijetesa Serbe”.

Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).

Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron ..

Read More
TË FUNDIT

Plaku nga Drenica që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh

Plaku nga Drenica që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh

Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij.
Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej duke i gatuar fli gruas së tij, tashmë të ndjerë.

Lajmi.net ka arritur të realizojë një intervistë me të, ku Prekazi ka folur për momentet e fundit të jetës së bashkëshortes së tij.

Ai ka rrëfyer se bashkëshortja kishte pasur probleme shëndetësore me të cilat ishte përballur kohë pas kohe. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ngrihen pikëpyetje nëse marrëveshja pa nënshkrim me Serbinë duhet të dërgohet në Kuvend

Ngrihen pikëpyetje nëse marrëveshja pa nënshkrim me Serbinë duhet të dërgohet në Kuvend

Marrëveshja pa nënshkrim mes Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet se nuk duhet të shkojë në Kuvend për ratifikim.
Refuzimi i palës serbe për të nënshkruar fillimisht marrëveshjen bazë me 27 shkurt në Bruksel, pastaj edhe aneksin e zbatimit më 18 mars në Ohër, po shihen si sinjale për paqëndrueshmërinë juridike të ujdisë, megjithëse partnerët ndërkombëtarë thonë se e njëjta është ligjërisht e obligueshme.

Njohësit thonë se nuk është e drejtë që Serbia po ia hedh kaq lehtë me faktin që nuk e nënshkruan. Në anën tjetër, kjo marrëveshje po vlerësohet si kundër kushtetuese nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti dështoi të sjellë njohjen reciproke me Serbinë, përmes politikës siç e quajti ai, “të the qafës me partnerët ndërkombëtarë”.

“Kurti ka dështuar që të sjellë njohjen reciproke. Prandaj kjo marrëveshje, që nuk po e themi v..

Read More
TË FUNDIT

Ish-ushtari i UÇK-së pritet të dëshmojë kundër krerëve, mbrojtja e Thaçit ngre alarmin për shkelje nga Prokuroria

Ish-ushtari i UÇK-së pritet të dëshmojë kundër krerëve, mbrojtja e Thaçit ngre alarmin për shkelje nga Prokuroria

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi në Hagë është vënë në kundërshtim të fortë të një veprimi të Prokurorisë së Specializuar.
Kjo e fundit, ka shtuar dy persona në Listën e Deshmitarëve. Kjo, nga mbrojtja po dyshohet se është bërë në kundërshtim me afatet ligjore të përcaktuara, shkruan lajmi.net.

“Siç është zgjeruar më poshtë, Prokuroria ka dështuar të japë njoftimin në kohë, të demonstrojë arsye të mirë për shtimin e vonuar të dy Dëshmitarëve të propozuar dhe materialeve të tyre të lidhura, gjë që është (3) shumë e dëmshme për Mbrojtjen”, thuhet në një parashtresë të mbrojtjes që e ka parë lajmi.net.

Ajo që përbën lajm për mbrojtjen e Thaçit, dhe që sipas saj shkon kundër rregullativave ligjore të përcaktuara, është fakti se Prokuroria ka qenë që nga fillimi në dijeni për rëndësinë e këtyre dëshmitarëve, teksa ka vendosur që jashtë afate t’i fus ata në listë.

Njëri nga ..

Read More
TË FUNDIT

Nexhmedin Spahiu: Tri ministri të Kurtit janë të korruptuara

Nexhmedin Spahiu: Tri ministri të Kurtit janë të korruptuara

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar qeverisjen e Kurtit në dyvjetorin e marrjes së detyrës nga kryeministri i Republikës së Kosovës.
Sipas Spahiut, Kurti nuk është i korruptuar, megjithatë tri ministri që i specifikoi po, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se ministritë që drejtohen nga Aliu, Vitija e Çeku janë të korruptuara, ndërsa pohoi se vlerësimi i DASh-it është i saktë.

“Të korruptuara janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë , Ministria e Kulturës dhe Ministria e Tregtisë”, tha ai për Periskopin.

“Po e përsëris, nuk ështe Albin Kurti i korruptuar si kryeministër, por një pjesë e ministrave të tij janë të korruptuar edhe kjo është një gjë e ditur tashmë. Vlerësimi i departamentit është i saktë. Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë, Kulturës ,Tregtisë dhe industrisë. Ka ndikuar korrupsioni. Domethënë vet fakti që ka ministra të korruptuar domethënë ka këtë titull në raportin e departamentit”,..

Read More
TË FUNDIT

Mbyllet afati për certifikim të partive për zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk aplikon

Mbyllet afati për certifikim të partive për zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk aplikon

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Kjo është konfirmuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.

Siç ka thënë KQZ, përgjatë gjithë periudhës nuk ka pranuar asnjë aplikim, çka do të thotë se as Lista Serbe nuk ka qenë e interesuar për të aplikuar, gjegjësisht për të marrë pjesë në zgjedhje.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit (09 mars – 22 mars 2023), KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik.

Njoftim..

Read More