TË FUNDIT

TË FUNDIT

​Shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

​Shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.
Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. Shqyrtohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Gjakovës mban mbledhjen e radhës.( Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 10:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Deçan, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly nënshkruajnë marrëveshjen që zyrtarisht lanson një nismë të re të përbashkët në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Studiuesi ..

Read More
TË FUNDIT

​24 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

​24 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të a..

Read More
TË FUNDIT

73-vjeçarja i hodhi vetes zjarr për t’u vetëvrarë, dërgohet në QKUK

73-vjeçarja i hodhi vetes zjarr për t’u vetëvrarë, dërgohet në QKUK

Një 73-vjeçare i ka hedhur vetes zjarr me qëllimin për t’u vetëvrarë.
Rastin e konfirmoi edhe Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, përcjell lajmi.net.

Me të marrë informacionin, njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, në rrugën “Musa Zajmi”, me zjarrin që u shua nga fqinjët.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Tentim vetëvrasje’”, ka thënë Elezaj.

Siç tha Elezaj, fillimisht e moshuara është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK.

Read More
TË FUNDIT

Hoxhaj: Kurti mashtroi për 13 vjet

Hoxhaj: Kurti mashtroi për 13 vjet

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti ka mashtruar për 13 vite me radhë.
Këto deklarime Hoxhaj i bëri në një paraqitje në T7, ndërsa tha se shefi i ekzekutivit, atëbotë në cilësinë e opozitarit përçau shoqërinë kosovare, përcjell lajmi.net.

“Mendoj që është fjalia më e rëndësishme që është thënë prej kur ka fillu dialogu me Serbinë. Natyrisht që kjo fjali e vërteton mashtrimin e madh që e ka bo Kurti në këto 13 vitet e fundit duke përdor dialogun për ta përçare shoqërinë në Kosovë”.

Sipas tij, mundësia për një njohje të ndërsjellët ishte më e madhe të ndodhte para vitit 2017, sesa në vitin 2023.

“Të gjitha këto dhe kjo fjali për me i zbatu të gjitha marrëveshjet, në fakt janë probleme të ndërgjegjes. Mendoj që është një fjali kthesë. Sikur kjo fjali të thuhej para 10 vitesh, s’kishim pas nevojë fare me pas një marrëveshje të Ohrit, do të përfundonte me njohje të ndërsjellët. Dua të ..

Read More
TË FUNDIT

Spahiu: plani franko-gjerman thotë që Serbia e njeh flamurin e Kosovës

profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu thotë që Plani Franko Gjerman e detyron Serbinë t’a njoh flamurin e Kosovës si flamur kombëtar.

“Plani Franko Gjerman nuk thotë që Serbia me e njohtë flamurin e Kosovës si flamur provincial (si të Vojvodinës, Republika Serpska etj.) e as si flamur shtetëror (si të Bavarisë, Teksasit, Kalifornisë, Ohajos etj), por si flamur kombëtar (si të Gjermanisë, Francës, Amerikës, Rusisë, Shqipërisë, Turqisë e të çdo vendi tjetër të pavarur e sovran”, është shprehur Spahiu. (INA)

Read More
TË FUNDIT

Avdullah Hoti: Njerëzit janë mashtruar, duhet të shkojmë në zgjedhje

Avdullah Hoti: Njerëzit janë mashtruar, duhet të shkojmë në zgjedhje

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale ka fituar zgjedhjet me premtimet se nuk do të themelojë Asociacionin.
Andaj, sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sepse qytetarët janë mashtruar, përcjell lajmi.net.

“Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte. Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës i kanë dalë në përkrahje protestës së thirrur nga PSD kundër Marrëveshjes në Ohër.
Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe si e tillë duhet të kundërshtohet, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim.

“Marrëveshja e arritur në Ohër është e dëmshme për Kosovën dhe duhet të kundërshtohet. Prandaj, të dalim në protestën e thirrur më 25 mars, ora 14:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kadaj – Bujupi: I kam gjashtë aktakuza për kundërshtimin ndaj Asociacionit – kam mbajtur edhe burg

Kadaj – Bujupi: I kam gjashtë aktakuza për kundërshtimin ndaj Asociacionit – kam mbajtur edhe burg

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi ka kujtuar kohën kur kishte qëndruar në burg për më shumë se 100 ditë, për shkak se kundërshtonte Asociacionin.
Madje, ajo ka rikujtuar se ka qëndruar edhe në burg për shkak të këtyre kundërshtive, përcjell lajmi.net.

Sipas saj, Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe është e dëmshme, teksa pohoi se një autonomi do të ishte defunksonalizim i shtetit.

“Unë mbi 100 ditë i kom mbajtë burg kundër Asociacionit, sigurisht që mendoj se është gabim. I kom gjashtë aktakuza që janë ende në proces, kundër Asociacionit. Është e kotë me dhënë interpretimin tem përsëri se sa i dëmshëm është se të gjithë e dimë.Një autonomi kish me qenë defunksionalizim i shtetit. Nuk duhet me pas frikë, por duhet të jemi vigjilent më shumë, dhe të kemi përkushtim më të madh”, vlerësoi veç tjerash ajo në Pressing.

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan ia përcakton Kurtit rrugën: Asociacioni të formohet sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori amerikan ia përcakton Kurtit rrugën: Asociacioni të formohet sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet në bazë të pikave të dakorduara në Bruksel.
Ai thotë se dizajni i saktë duhet të përcaktohet nga palët dhe se sipas tij, në opinion ka shumë modele që kanë standarde evropiane, shkruan lajmi.net.

“Asociacioni ka qenë pjesë e dialogut që nga viti 2013, dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në Mitrovicën e Veriut, ta shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se ata aktualisht po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë Hill.

Hill shtoi se në kuadrin e asaj se kur duhet të formohet Asociacioni, s’mund të flitet për afate të shkurtëra kohore.

Duke iu referuar një deklarate të emisarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, Hill tha se ky proces mund të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.

“Por mendoj se duhet ..

Read More