TË FUNDIT

TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja për IPA 2022 me vlerë mbi 62 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja për IPA 2022 me vlerë mbi 62 milionë euro

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog të premten kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.
Bislimi me këtë rast tha se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro qe do të zbatohen në përkrahje për profesione të lira në Kosovë, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, menaxhim i mbeturinave, ujërat e zeza zhvillimi socio ekonomik dhe përkrahje për kthimin e komuniteteve.

Projektet do të bashkëfinancohen me 4.6 milionë euro nga Buxheti i Kosovës. Kjo marrëveshje mundëson 91.3 milionë euro në përgjithësi.

Ai tha se tani presin qe marrëveshja të procedohet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi.

Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se BE është ofruesi më i madh i asistencës asociale që synon zhvillimin ekonomik dhe të Gjelbër në Kosovës. Edhe ambasadori i..

Read More
TË FUNDIT

Rrahje te rruga “B” në Prishtinë, arrestohet një person

Rrahje te rruga “B” në Prishtinë, arrestohet një person

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur dje në rrugën “B” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në orën 21:20, ndërsa i dyshuari për sulmin ndaj viktimës është arrestuar, shkruan lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot mbushen 24 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, bashkëshortja e avokatit dhe nëna e Kastriotit e Kushtrimit, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Read More
TË FUNDIT

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.

Read More
TË FUNDIT

​Sekretarja e Përgjithshme e OSBE viziton sot Tiranën

​Sekretarja e Përgjithshme e OSBE viziton sot Tiranën

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid, mbërrin sot në Tiranë për takime me zyrtarë të lartë, stafin e Prezencës së OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.
Sekretarja e Përgjithshme do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Gjithashtu, ajo do të ketë një takim me deputetë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Deputete, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Schmid do të takohet me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Sekretarja e Përgjithshme, Schmid dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka do të japin një deklaratë për mediat, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Read More
TË FUNDIT

Kurti sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

Kurti sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Homazhet do të nisin nga ora 11:30.

Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Read More
TË FUNDIT

​Shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

​Shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.
Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. Shqyrtohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Gjakovës mban mbledhjen e radhës.( Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 10:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Deçan, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly nënshkruajnë marrëveshjen që zyrtarisht lanson një nismë të re të përbashkët në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Studiuesi ..

Read More
TË FUNDIT

​24 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

​24 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të a..

Read More
TË FUNDIT

73-vjeçarja i hodhi vetes zjarr për t’u vetëvrarë, dërgohet në QKUK

73-vjeçarja i hodhi vetes zjarr për t’u vetëvrarë, dërgohet në QKUK

Një 73-vjeçare i ka hedhur vetes zjarr me qëllimin për t’u vetëvrarë.
Rastin e konfirmoi edhe Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, përcjell lajmi.net.

Me të marrë informacionin, njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, në rrugën “Musa Zajmi”, me zjarrin që u shua nga fqinjët.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Tentim vetëvrasje’”, ka thënë Elezaj.

Siç tha Elezaj, fillimisht e moshuara është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK.

Read More