Shtrenjtimi i rrymës, Krasniqi paralajmëron emigrim rekord jashtë Kosovës
Shtrenjtimi i rrymës, Krasniqi paralajmëron emigrim rekord jashtë Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky veprim është goditje për familjet kosovare në një kohë krize dhe rritje të varfërisë, shkruan lajmi.net.
“Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, ka thënë Krasniqi.
Ai thotë se në këtë lloj qeverisje që ka Kosova, numri i atyre që do të emigrojnë sipas tij do të thyej rekorde të reja.
“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të va..
Read More