TË FUNDIT

TË FUNDIT

Pamje të reja: Kurti e çon gotën e rakisë me Haradinajn para komandantit të FSK-së

Pamje të reja: Kurti e çon gotën e rakisë me Haradinajn para komandantit të FSK-së

Janë publikuar pamje të reja nga cakërrimi i gotave mes Kurtit dhe Haradinajt.
Siç mund të shihet edhe në pamjet e publikuara nga Kanal10, Kurti fillimisht mban fjalim, përcjell lajmi.net.

Në përfundim e sipër të tij, ngritet Haradinaj, teksa i ofron cakërrim, që nuk u refuzuar nga kryeministri.

Më poshtë edhe pamjet:

Read More
TË FUNDIT

Gërvalla mediumit portugez: Nuk na duhet anëtarësimi në OKB për të qenë të suksesshëm

Gërvalla mediumit portugez: Nuk na duhet anëtarësimi në OKB për të qenë të suksesshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në Ohër.

Në një intervistë dhënë “Diario de Noticias”, ajo përveç marrëveshjes në Maqedoninë e Veriut, ka përmendur edhe çështjen e integrimeve, përcjell lajmi.net.

Ajo pohoi se ka shumë shembuj të shteteve që nuk janë anëtarë të OKB-së, por janë të suksesshme.

“Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një joanëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm. Nëse shikojmë Zvicrën, shohim një shembull shumë të mirë të kësaj, ata iu bashkuan Kombeve të Bashkuara shumë vonë.

Njëkohësisht duhet të jetë e qartë se ajo duhet të varet nga vetë Kosova, nga progresi i vendit, nga përmbushja e kritereve në zbatimin e shtetit ligjor demokratik. Këto duhet të jenë parimet që Kosova të mund të anëtarësohet apo jo në një organizatë ndërkombëtare dhe jo..

Read More
TË FUNDIT

Kurti e Haradinaj cakërruan gotat me raki, Ahmeti: Shyqyr nuk thirri ezani se kishin pauzu

Kurti e Haradinaj cakërruan gotat me raki, Ahmeti: Shyqyr nuk thirri ezani se kishin pauzu

Ish-kreu i VV-së, Shpend Ahmeti ka ironizuar me cakërrimin e gotave mes kryeministrit Kurti e Ramush Haradinajt.
Ahmeti ka kujtuar ndaljet e fjalimeve të shefit të ekzekutivit në momentin që thirr ezani, përcjell lajmi.net.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë mirë që nuk thirri, sepse do të pauzonin.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave!

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 24, 2023

Read More
TË FUNDIT

Këto janë pankartat e PSD-së që do të shpalosen në protestën kundër ujdisë Kurti – Vuçiq

Këto janë pankartat e PSD-së që do të shpalosen në protestën kundër ujdisë Kurti – Vuçiq

Nesër me fillim prej orës 14:00 në Prishtinë, PSD do të mbajë aksion kundër Marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit e Vuçiqit.
Lajmi.net ka qëndruar sot në selinë e PSD-së, ku ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen nga zyrtarët e kësaj partie, shkruan lajmi.net.

“Vetëmenaxhimi = Asociacion”, “Defacto, dejuro e keni ba mut”, “Kundër marrëveshjes, kundër mashtrimit”, janë vetëm disa nga pankartat që do të shpalosen nesër në protestë.

Gjithashtu, PSD ka paraqitur kryeministrin Kurti, zëëvendëskryeministrin Bislimi si dhe kryetarin e Kuvendit Konjufca, si personazhi i filmave të animuar, që njihet për gënjeshtrat e tij, Pinokio, duke pasqyruar sipas tyre “rrenat” që ata kanë thënë për dialogun, Asociacionin dhe çështje tjera. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjykata merr një vendim për gruan që vrau kunatën në Dragash

Gjykata merr një vendim për gruan që vrau kunatën në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 mars 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, S.D.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.

Më 26 janar 2023, Gjykata Themelore në Prizren, ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj, ndaj të dyshuarës N.A.

E pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdekë. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit ..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmë

Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmë

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për protestën e nesërme kundër Asociacionit.
Në këtë konferencë, Molliqaj ka thënë se marrëveshja në Ohër, nuk ka mbështetje politike e as legjitimitet, shkruan lajmi.net.

“Qeveria me zor e ka mbështetë këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

“Nuk ka asnjë garancë që kanë me e njoftë Kosovën 5 shtete anëtare të BE-së dhe as për anëtarësim në NATO”, ka thënë tutje ai.

Sipas Molliqajt, Qeveria me këtë marrëveshje ka hequr dorë nga njohja nga Serbia dhe se siç thotë ai 75% e qytetarëve janë kundër kësaj ujdie. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gërvalla flet për takimin e Ohrit: Ende s’kemi marrëveshje, Serbia refuzoi nënshkrimin

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, që disa ditë ka qëndruar në Portugali, në një vizitë zyrtarë në këtë vend të gadishullit Iberik.

E atje, Gërvalla ka zgjedhur të thyej heshtjen rreth marrëveshjen evropiane e takimit të Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në intervistën që titullohet “Në Kosovës, duam që Serbia të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve tona”, zonja Gërvalla e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për marrëveshjen e Ohrit. E pyetur se çfarë kuptimi ka marrëveshja e fundit me Serbinë, zonja Gërvalla ka bërë një deklaratë interesante, duke thënë se ende s’ka marrëveshje.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht, serbia nuk ishte gati ..

Read More
TË FUNDIT

Pas marrëveshjes në Ohër, Kurti do të takojë Ramën në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë.
Kurti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Agjenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin evropian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e kësaj marrëveshjeje është dhe asociacioni./A2news/

Read More
TË FUNDIT

“Ndale turrin Lumir” – Skender Hyseni i reagon keq Abdixhikut: Jam 100% më shumë LDK se ti

“Ndale turrin Lumir” – Skender Hyseni i reagon keq Abdixhikut: Jam 100% më shumë LDK se ti

Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, i ka reaguar ashpër liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që sipas tij po merret me “armiqtë e brendshëm” të LDK-së.
Ai ka akuzuar Abdixhikun se e kishte sulmuar kur ky kishte kritikuar binomin Kurti – Osmani, shkruan lajmi.net.

“Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: “Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skender Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta ‘nderoja’ me asnjë koment tjeter pos “marrëzi”. Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit!”, ka shkruar ai.

Hyseni ka thënë se është kundër Kurtit në politika, por jo si person.

Ai thotë se nuk i bëjnë përshtypje faktet për Lumir Abdixhikun si person, por si lider i LDK-së.

“Kurtid dje..

Read More
TË FUNDIT

Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

Që katër javë, deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pasur një infeksion klinik pas operacionit, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai ka bërë me dije se tani e tutje, trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u intersuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejët të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në S..

Read More