TË FUNDIT

TË FUNDIT

​Policia: Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente

​Policia: Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente

Protesta e ftuar nga Partia Socialdemokrate është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident.
Protestuesit që dolën për të kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë.

Aty protestuesit kanë hedhur tym të zi si dhe janë ngritur flamujt e bardhë.

Policia e Kosovës tha se aktivitetet e protestuesve janë realizuar pa ndonjë incident.

Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike”, tha policia.

Read More
TË FUNDIT

“Premtuan 160 çerdhe, s’e ndërtuan asnjë” – LDK akuzon qeverinë për hapa prapa në arsim

“Premtuan 160 çerdhe, s’e ndërtuan asnjë” – LDK akuzon qeverinë për hapa prapa në arsim

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, përmes një videoja ka numëruar dështimet e qeverisë Kurti.
Një prej sektorëve që i kushtoi rëndësi ishte ai i arsimit, në të cilin, sipas Lushakut të LDK-së, qeveria ka shënuar regres, përcjell lajmi.net.

Jo vetëm arsimi parauniversitar pati kritika. Për atë universitar shtoi se ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin.

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa me klasat me nxënës.

Ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin universitar. Nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë! Kosova meriton më mirë!”

Read More
TË FUNDIT

​PDK: Shpëtuam KPK-në nga kthetrat e Albin Kurtit

​PDK: Shpëtuam KPK-në nga kthetrat e Albin Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes një konference për media, ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), pas kërkesës dhe vërejtjeve që ajo i ka dorëzuar.
Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kanë arritur të mbrojnë rendin kushtetues të vendit nga, siç e quajti ai, tendencat e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka bërë publike njoftimin që ky ligj e ka nxjerrë si ligj në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe rendin kushtetues gjë që është lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë që pushteti i madh i Albin Kurtit nuk arriti të vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm siç është KPK. Miratimi i një ligji të tillë do të ishte një përmbysje, apo një kapje e fuqishme e KPK, që..

Read More
TË FUNDIT

​Kujtohet masakra në Brestoc, Latifi: Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve ujit rrënjët e lirisë

​Kujtohet masakra në Brestoc, Latifi: Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve ujit rrënjët e lirisë

Rahoveci ka shënuar sot (e shtunë) përvjetorin e masakrave të ndodhura në disa fshatra të saj. Në Brestoc në 24-vjetorin e tyre, u kujtuan 5 dëshmorët dhe 49 martirët e këtij fshati. Më 25 mars të vitit 1999 kishte ndodhur një nga masakrat më të tmerrshëm në Kosovë një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të fshatit bënë homazhe dhe nderuan dëshmorët dhe martirët që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Nga Brestoci, Latifi tha se ende presin të mësojnë për fatin e 9 të pagjeturve nga kjo masakër dhe uroi që të ketë angazhim shtesë institucional.

Ai tha se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve në të gjithë Kosovën ujit rrënjët e lirisë së vendit të fituar në qershor të ’99-ës dhe të kurorëzuar në shtet më 2008.

“Asgjë s..

Read More
TË FUNDIT

​Edhe Kosova rrezikon të preket nga fruthi, bëhet thirrje për vaksinim të fëmijëve

​Edhe Kosova rrezikon të preket nga fruthi, bëhet thirrje për vaksinim të fëmijëve

Përkundër që në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të prekur dhe as të dyshuar me sëmundjen e fruthit, ekziston rreziku që fëmijët të preken nga kjo sëmundje ngjitëse, pasi që kundër sëmundjes së fruthit me dozën e parë, janë të vaksinuar 87% e fëmijëve, dhe me dozën e dytë 95%, e përqindja e të pa vaksinuarve po konsiderohet rrezik për shpërthimin e kësaj sëmundje të fëmijëve, meqenëse tashmë raste aktive ka në rajon dhe Evropë.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress, shefja e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Fetije Fetaj, e cila theksoi se arsyet e shpërthimit të fruthit në botë lidhet me rënien e nivelit të vaksinimit për të gjitha llojet e vaksinave në vitet e fundit për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo thotë se përkundër që Kosova ka një shkallë relativisht të mirë të vaksinimit kundër fruthit, por që kjo shkallë duhet të jetë mbi 95% me të dy dozat.

“Duke marrë parasysh që fruthi ..

Read More
TË FUNDIT

Policët bllokojnë hyrjen e Qeverisë, shkak protesta në shesh

Policët bllokojnë hyrjen e Qeverisë, shkak protesta në shesh

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen kryesore të Qeverisë së Kosovës.
Kjo për shkak të protestës së PSD-së që ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fjalimet që do të mbahen në protestë.

Pjesa ku do të mbahen fjalimet para qytetarëve është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

I pari që ka marrë fjalën është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tym i zi në protestën para Qeverisë, Molliqaj: Marrëveshja në Ohër paraqet “zymtësi” për Kosovën

Tym i zi në protestën para Qeverisë, Molliqaj: Marrëveshja në Ohër paraqet “zymtësi” për Kosovën

Në protestën e sotme të PSD-së, ka folur para qytetarëve kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Në fjalën e tij, Molliqaj ka deklaruar se gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, Kosovës i ka sjellur vetëm ‘zymësi’, shkruan lajmi.net.

Molliqaj ka thënë se edhe marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit, i sjell ‘zymësi’ Kosovës.

Ndërkohë aktivistët e tjerë të PSD-së kanë improvizuar edhe me një lloj tymi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës”

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”, ka thënë Molliqaj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shtohen forcat e policisë në shesh para fillimit të protestës kundër Qeverisë

Shtohen forcat e policisë në shesh para fillimit të protestës kundër Qeverisë

Kanë mbetur edhe disa minuta nga fillimi i protestës së organizuar nga Partia Social Demokrate – PSD, në Prishtinë.
Pak para protestës që është paralajmëruar të fillojë në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë shtuar forcat policore, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu ka filluar grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga PSD në krye me kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.

Vetë Molliqaj, dje ka folur për lajmi.net edhe për protestën e organizuar kundër marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, themelimit të Asociacionit dhe i njëjti ka thënë se në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Protesta e PSD-së në Prishtinë, arrijnë në shesh krerët e OVL-UÇK-së dhe Nismës Socialdemokrate

Protesta e PSD-së në Prishtinë, arrijnë në shesh krerët e OVL-UÇK-së dhe Nismës Socialdemokrate

Protesta kundër Qeverisë së Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, tashmë është duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në protestën e organizuar nga PSD-ja, tashmë kanë arritur edhe qytetarët që janë në mbështetje të protestës, shkruan lajmi.net.

Aty po qëndron edhe ekipi i lajmi.net të cilët kanë bërë të ditur se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka arritur në sheshin kryesor në Prishtinë ku edhe pritet të fillojë protesta.

Molliqajt i janë bashkuar edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, si dhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zjarri në Pejë, tetë persona në spital

Zjarri në Pejë, tetë persona në spital

Tetë persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë si pasojë e djegies së një objekti në këtë komunë.
Nga spitali kanë informuar se gjendja e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndryshe, një zjarr ka kapluar sot një objekt një Pejë, që dyshohet të jetë i një kompanie private.

Read More