TË FUNDIT

TË FUNDIT

Gjendet një person pa shenja jete në Podujevë, Policia po e heton rastin

Gjendet një person pa shenja jete në Podujevë, Policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në Dumnicë të Podujevës.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

Po ashtu ajo tha se aktualisht zyrtarët policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zjarri në IML, deklarohet sërish Prokuroria: Janë intervistuar disa zyrtarë, po ndërmerren veprime të mëtejme

Zjarri në IML, deklarohet sërish Prokuroria: Janë intervistuar disa zyrtarë, po ndërmerren veprime të mëtejme

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar edhe një herë në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Nga kjo prokurori u tha se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Marrëveshja e fundit me Serbinë është njohje defakto e ndërsjellët

Kurti: Marrëveshja e fundit me Serbinë është njohje defakto e ndërsjellët

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimet me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri, ka marrë mbështetjen se me marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur njohja defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Kurti pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama, u ka thënë mediave se ka njoftuar ata për elementet e marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër më 18 mars.

“Dëshirova që t’i njoftojë për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut dhe me elementët e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet… Presidenti Begaj, kryetarja Nikolla dhe kryeministri Rama më kanë mbështetu në procesin e dialogut dhe për marrëveshjen që kam arritur. Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet tona bilaterale. Me kryeministrin Rama u dakorduam që mbledhja e ardhshme e dy qeve..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri-Kurtit: Nga bashkimi kombëtar, në vetëmenaxhim të pakicës serbe

Tahiri-Kurtit: Nga bashkimi kombëtar, në vetëmenaxhim të pakicës serbe

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.
Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra e familjes Berisha, Osmani: Tre nga ta janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

24 vjet nga masakra e familjes Berisha, Osmani: Tre nga ta janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.
Ajo tha se të mbijetuarit e masakrës ndaj familjes Berisha janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve t Kosovës.

Postimi i plotë:
24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu.

Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Alpinistët serbë mbetën të bllokuar në Theth, shpëtohen nga Njësia Alpine e Reneas

Alpinistët serbë mbetën të bllokuar në Theth, shpëtohen nga Njësia Alpine e Reneas

Katër alpinistë serbë janë shpëtuar nga Efektivët e Forcës Ajrore pasi mbetën të bllokuar gjatë kalimit nga Valbona në Theth.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se njëri prej tyre ka mbetur i lënduar, pasi ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.

Ai është dërguar drejt QSUT ku ndodhet nën kujdesin e mjekësve, ndërsa fatmirësisht 3 alpinistët e tjerë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Policisë, në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas, forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, transportimi i alpinistit të lënduar drejt QSUT është bërë me helikopter.

Read More
TË FUNDIT

Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Burra të mëdhenj e të vërtetë në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Burra të mëdhenj e të vërtetë në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka qëndruar së fundi në Hagë.
Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në burg në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Haxhiu tha se kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqiin, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Deputeti Haxhiu theksoi se takimet ishin shumë emocionuese edhe pse ata janë të fortë, të qëndrueshëm e të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.

Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.

Takimet ishin shumë emocionuese edhe ..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmë është përfshirë nga zjarri.
Zjarri i madh që kaploi këtë objekt theksohet të ketë shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Në lidhje me këtë, nga Prokuroria e Shtetit kanë deklaruar se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante.

Po ashtu u theksua se i njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve që çuan deri tek ky zjarr.

“Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Duhet përkujtuar që ky institut është mjaftë i rëndësishëm, e që shumë raste lidhen pikërisht me zhvillimet në kuadër të këtij instituti.

Në lidhje me këtë zjarr janë deklarua edhe nga Policia e Kosovës, por..

Read More
TË FUNDIT

LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.
Sipas LDK-së, asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.

“Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në një postim të LDK-së, të cilët ia kanë bashkangjitur edhe një video.

Read More
TË FUNDIT

“Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve”, Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?