TË FUNDIT

TË FUNDIT

​Kica-Xhelili: Ministrja Haxhiu po i shkel me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës

​Kica-Xhelili: Ministrja Haxhiu po i shkel me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës

Doarsa Kica Xhelili, deputete në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke i shkelur me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës.
“Është interesante që ministrja po i referohet një institucioni të Këshillit të Evropës, duke iu referuar si një institucion i lartë, në këtë rast Komisionit të Venecias, sepse befasia e saj vjen si rezultat që përderisa Komisioni i Venecias ka bërë të gjetura dhe qëndrim tjetër, tani Gjykata Kushtetuese ka tjetër. Por çka s’duhet të harrojmë është se ministrja e njëjtë po i shkel me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me gjuhën që guxon ekzekutivi ta përdorë karshi vendimeve gjyqësore me këto që po thotë”, ka thënë Kica.

Sipas Kicës, në rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me pavarësinë e gjyqësorit thuhet se mundësia e vetme e komentimit është që ekzekutivi të thotë s..

Read More
TË FUNDIT

Teksa Kurti flet në intervistë, reagon deputeti i VV-së: Në vend të rrenave të hijshme, duhet ta tregojmë të vërtetën

Teksa Kurti flet në intervistë, reagon deputeti i VV-së: Në vend të rrenave të hijshme, duhet ta tregojmë të vërtetën

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës sonte regjistroi një nga paraqitjet e rralla televizive në mediat vendore.
Ajo në një intervistë gati njëorëshe në Debat Plus, foli për dyvjetorin e qeverisjes, marrëveshjen e Ohrit dhe shumëçka tjetër rreth kësaj kohe në qeveri, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, është parë një reagim interesant përderisa Kurti ishte në intervistë, reagoi deputeti që shihet çdo herë e më larg grupit parlamentar të VV-së, Eman Rrahmani.

Rrahmani, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, shpërndau një thënie të Alija Izetbegoviç, në të cilën kërkohet që popullit t’i tregohet e vërteta, pavarësisht se sa e shëmtuar mund të jetë ajo.

Kjo shihet qartë se ishte e destinuar për Kurtin, duke aluduar kështu se marrëveshja e arritur në Ohër ka diçka tjetër në krahasim me atë se çka po proklamon shefi i ekzekutivit.

Gjithsesi, marrëveshja do duhet të kalo..

Read More
TË FUNDIT

Arifi: Albin Kurti po do të bëhet si Tito

Arifi: Albin Kurti po do të bëhet si Tito

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Kurti po do të bëhet sikur Tito.
Këto deklarime ai i bëri në Tëvë1, teksa hodhi kritika në drejtim të kreut të qeverisë kosovare, për mosangazhimin për çështjen e shqiptarëve të Luginës, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, secila pakicë në Serbi ka dikë që përkujdeset. Bullgarët kanë Bullgarinë, hungarezët kanë Hungarinë ndërsa shqiptarët s’e kanë askë.

“Lugina e Preshevës ish dashur të trajtohet në mënyrë specifike, jo të gjeneralizuar me minoritetet tjera në Serbi. Pakicat tjera kanë qeveri që përkujdesen s’kanë nevojë për Kosovën.

Bullgarët e kanë Bullgarinë, hungarezët e kanë Hungarinë, boshnjakët e kanë Bosnjën, kroatët e kanë Kroacinë.

Çka po bën ky qetash? Ky si Tito qetash po do të bëhet. Unë për krejt po përkujdesem, rri këqyrna veç neve në Luginë mas pari”, ka thënë ndër tjerash Arifi.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku e krahasoi me Vali Corleonen, kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet kreut të LDK-së

Abdixhiku e krahasoi me Vali Corleonen, kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet kreut të LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e të parit të LDK-së, me këtë të fundit që thoshte se dy njerëzve në Kosovë, askush puna e mbarë nuk u ka thënë, e ata janë Vali Corleone e Albin Kurti.
Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit u tregua shumë i rezervuar, duke u kundërpërgjigjur me shifra, ndërsa pohoi se edhe i kanë thënë puna e mbarë, përcjell lajmi.net.

“Ça të them unë. Unë po e menaxhoj qeverinë e Republikës së Kosovës në ditët më të mira që janë bërë nga kjo qeveri. Unë po flas me shifra, ndërkaq kush dëshiron të krijojë atmosferë negative, le ta bëjë. Deficiti buxhetor në vitin 2020 ka qenë mbi 500 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar më pak se 50 milionë euro. Puna e mbarë mua më kanë thënë shumë qytetarë të vjetër”, tha Kurti në Debat Plus.

Veç tjerash, i pari i qeverisë ka folur edhe dialogun në Bruksel, duke thënë se në muajin prill do të ketë takim të nivelit..

Read More
TË FUNDIT

​Gjeti portofolin me 470 euro, e dorëzoi në polici

​Gjeti portofolin me 470 euro, e dorëzoi në polici

Të mërkrën në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare.
Në të kishte 470 euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt. Të njëjtin e kanë ftuar në stacion dhe ia kanë dorëzuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej katërqind e shtatëdhjetë (470) euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet.

Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: UÇK bëri luftë të drejtë, unë besoj në pafajësinë e tyre në Hagë

Kurti: UÇK bëri luftë të drejtë, unë besoj në pafajësinë e tyre në Hagë

Shefi i qeverisë së Republikës, Albin Kurti, mes shumë çështjesh, gjatë paraqitjes së sontme në Debat Plus, komentoi edhe atë të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.
Kurti ka thënë se UÇK bëri luftë të drejtë, ndërsa shtoi se beson në pafajësinë e tyre, përcjell lajmi.net.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e tyre në Hagë.

Ajo çka më dhemb më së shumti është fakti kur i drejtohen me organizatë e përbashkët kriminale dhe kur thonë se koha fillon nga marsi i vitit 1998, pikërisht në kohën e Epopesë.

Ndërkaq, sa i përket asaj se pse nuk jam takuar, është fakti se unë e kam konsideruar që vizita ime nuk ndihmon asgjë”, tha ndër tjerash Kurti.

Read More
TË FUNDIT

Kurti refuzon të komentojë deklaratat e së kaluarës: Nuk jam makinë kohore, mos më ktheni vite pas

Kurti refuzon të komentojë deklaratat e së kaluarës: Nuk jam makinë kohore, mos më ktheni vite pas

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti për herë të parë pas një kohe të gjatë është paraqitur në një studio kosovare.
I ftuar në Debat Plus, zbarkim ky që derivoi nga takimi i kryeministrit me gazetarë, shefi i ekzekutivit tentoi të flasë për përgjigjet e së kaluarës, ose siç iu referua ai, nuk jam makinë kohore, përcjell lajmi.net.

“Si kryeministër i Kosovës, kam trashëguar disa marrëveshje, që mua më duhet të nxjerr më të mirën e mundshme. Por, mos më kërkoni të flasë për të kaluarën. Për vitin 2010. Ose për 2005. Çka është ky obsesion? Nuk jam makinë kohore unë. Mos më ktheni vite pas”, tha ndër tjerash Kurti.

Ky i fundit, para gazetarit tha se nuk ka ardhur për të komentuar marrëveshjen e Ohrit, por dyvjetorin e qeverisjes.

Read More
TË FUNDIT

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin, mbahet në prill

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin, mbahet në prill

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i radhës me Vuçiqin do të mbahet në prill.
Këto deklarime i bëri në Debat Plus, duke shtuar se fillimisht do të mbahet një takim mes kryenegociatorësh, përcjell lajmi.net.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha ndër tjerash Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës refuzoi të flasë edhe për të kaluarën e tij, duke shtuar se nuk është makinë kohore.

“Si kryeministër i Kosovës, kam trashëguar disa marrëveshje, që mua më duhet të nxjerr më të mirën e mundshme. Por, mos më kërkoni të flasë për të kaluarën. Për vitin 2010. Ose për 2005. Çka është ky obsesion? Nuk jam makinë kohore unë. Mos më ktheni vite pas”, pohoi ai.

Read More
TË FUNDIT

​Osmani në Samitin për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

​Osmani në Samitin për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Presidentja Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ishte folëse në Samitin e Dytë për Demokraci organizuar nga Shtëpia e Bardhë, krahas liderëve botërorë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.
Osmani në fjalën e saj ka thënë se 24 vjet më parë, pas ndërhyrjes humanitare për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit tim, miliona refugjatë kosovarë u kthyen në atdheun e tyre pasi u deportuan me forcë duke lënë pas gjithçka në kërkim të sigurisë.

“Vetëm 24 vjet më parë, pas ndërhyrjes humanitare për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit tim, miliona refugjatë kosovarë u kthyen në atdheun e tyre pasi u deport..

Read More
TË FUNDIT

A mund të ringjallen Telekomi dhe Trepça nga Fondi Sovran?

A mund të ringjallen Telekomi dhe Trepça nga Fondi Sovran?

Ndërmarrjet publike të Kosovës Telekomi dhe Trepça – dikur motorë të ekonomisë – vështirë se mund të rimëkëmben përmes Fondit Sovran, thotë Berim Ramosaj, ligjërues i lëndëve ekonomike në Universitetin e Prishtinës.
“Kam dilema, duke u bazuar edhe në faktin se pronësia publike është burimi kryesor i korrupsionit dhe nepotizmit në ekonominë e Kosovës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Qeveria e Kosovës ka paraparë që Fondi Sovran t’i marrë nën pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, përfshirë gjigantin metalurgjik Trepça, Telekomin e Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës, Korporatën e Thëngjillit e të tjera.

Fondi do ta ketë, pastaj, përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.

Ramosaj thotë se ndërmarrjet që janë nën pronësi të shtetit, operojnë vazhdimisht me afarizëm të dobët. Sipas tij, problemi qëndron edhe te ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e bordeve që i mbikëqyrin ato.

..

Read More