TË FUNDIT

TË FUNDIT

Lajçak: Ka aneks të ri për zbatimin e marrëveshjes, diskutohet të shtunën në Ohër

Lajçak: Ka aneks të ri për zbatimin e marrëveshjes, diskutohet të shtunën në Ohër

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka folur në një konferencë online rreth takimit të ardhshëm të nivelit të lartë mes përfaqësuesve kosovarë e atyre serbë që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në konferencën gjegjëse, diplomati sllovak ka deklaruar se tashmë ekziston një aneks i ri i zbatimit të marrëveshjes, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se si Kurti, ashtu edhe Vuçiq kanë pranuar që nuk ka se çfarë të diskutohet më për tekstin, ndërsa tani do të gjejnë formën më të mirë të implementimit.

Siç ka transmetuar Klan Kosova, Lajçak ka ripërsëritur faktin se PO-ja e përfaqësuesve ka qenë e mirëseardhur, ndërsa tani në radhë është moduli i zbatimit, që do të diskutohet në takimin e së shtunës.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes. Ta..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Kurti s’ka legjitimitet për themelim të Asociacionit – ose duhet ta refuzojë, ose të japë dorëheqje

Molliqaj: Kurti s’ka legjitimitet për themelim të Asociacionit, ose duhet ta refuzojë, ose të japë dorëheqje

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka legjitimitetin për themelim të Asociacionit.
Ai ka deklaruar se i gjendur para një zgjedhjeje të tillë, shefi i ekzekutivit duhet të refuzojë një gjë të tillë, ose të japë dorëheqje, përcjell lajmi.net.

Këto pohime ai i bëri në një debat televiziv, teksa nga debati respektiv në KTV, ndau një pjesë të veçantë, që edhe e publikoi në rrjetin social “Facebook”.

“Kurti nuk ka legjitimitet që ta themeloi Asociacionin. Prandaj ose duhet ta refuzoj ose të jap dorëheqje.” – shkroi veç tjerash Molliqaj.

Kanë mbetur tashmë vetëm edhe tri ditë deri te takimi i nivelit të lartë i lehtësuar nga BE-ja mes kryeministrit Kurti e të parit të serbëve, Vuçiq.

Takimi që do të mbahet në Ohër, gëzon vëmendje të veçantë, megjithatë, për shumëkë nuk pritet të ketë “tym të bardhë”..

Read More
TË FUNDIT

​Qeveria mban mbledhje, miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

​Qeveria mban mbledhje, miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar tri nisma që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve me Austrinë e Malit të Zi.
Nisma e parë që u miratua nga qeveria është ajo për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të transportit të kombinuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë. Ajo për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Nismat e miratuara:

– Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dh..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj tha se Kurti ka kimi serbe, ironizon Mushkolaj: Gjeni – si të jetë shkencëtar

Haradinaj tha se Kurti ka kimi serbe, ironizon Mushkolaj: Gjeni – si të jetë shkencëtar

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt kundrejt kryeministrit Kurti, rreth asaj se ky i fundit ka një kimi serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mushkolaj ka thënë se Haradinaj po sillet si shkencëtar, përcjell lajmi.net.

“Ramush Haradinaj shfaq të tjera talente. Si të jetë shkencëtar, thotë se kimia, përbërja e Albin Kurtit është pak serbe. Bravo. Njeri gjeni, vëlla!”, shkroi ai.

Kujtojmë se kreu i AAK-së, mbrëmë në një paraqitje televizive në Tëvë1 potencoi se Kurti ka kimi serbe, derisa për arsyetim mori pretendimin për lidhje me disa OJQ.

Read More
TË FUNDIT

NATO thirrje Kosovës e Serbisë: Është koha për kompromis

NATO thirrje Kosovës e Serbisë: Është koha për kompromis

Mircea Geoana, zëvendës-ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, është deklaruar rreth takimit të 18 Marsit në Ohër.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se si Prishtina, ashtu edhe Beogradi duhet të gjejnë zgjidhje, duke bërë kompromis, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai ka thënë se angazhimi i institucionet që përfaqëson, nuk do të ndalet asnjëherë sa i përket stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

“Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter.

Good to speak again w/ 🇪🇺 SR @MiroslavLajcak. #NATO strongly supports ongoing diplomatic efforts w/ Belgrade & Pristina led by the #EU. It’s time for both sides to make compromises. Our commitment to lasting stability in the W. Balkans, including through @NATO_KFOR is rock-solid.

— Mircea Geoan..

Read More
TË FUNDIT

​Kurti merr mbështetje nga socialdemokratët evropianë për anëtarësim në BE

​Kurti merr mbështetje nga socialdemokratët evropianë për anëtarësim në BE

Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).
Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e pritën në takim kryeministrin Kurti.

“Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D). Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e mirëpritën Kryeministrin Kurti. Eurodeputetja Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me..

Read More
TË FUNDIT

Halil Kastrati reagon ndaj zërave se ka vdekur i biri i tij Uwejsi

Halil Kastrati reagon ndaj zërave se ka vdekur i biri i tij Uwejsi

Zëra të ndryshëm në rrjetet sociale raportohet të kenë proklamuar për vdekjen e djalit të humanistit Halil Kastratit.
Ky i fundit, përmes një video-adresimi në rrjetet sociale, ka thënë se ai lajm është gënjeshtër, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai ka ftuar organet kompetente që të marrin masa ndaj këtyre shkrimeve tendencioze.

“Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi është gënjeshter! Qysh nga orët e hershme të mëngjesit unë, familja dhe i gjithë stafi i Shoqatës kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit që është publikuar në Tik Tok për kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit.Ju informoj se duke e falenderuar Zotin Uwejsi është shëndosh e mirë njëkohësishtë ju bëj thirrje organeve kompentente me u marr me ata të cilët kanë publikuar këtë lajm”, ka thënë Kastrati.

Read More
TË FUNDIT

Arifi shpjegon “kontradiktat e Kurtit rreth ndarjes së 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës”

Arifi shpjegon “kontradiktat e Kurtit rreth ndarjes së 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj “kontradiktave” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës.
Përmes një video që ka publikuar në Facebook, Arifi ka sqaruar procesin për ndarjen e dy milionë eurove që ishin premtuar nga Kurti, duke thënë se pas shkarkimit të ish-kryetares, Ardita Sinani, ka ndryshuar edhe qasja e Kurtit për këtë fond, shkruan lajmi.net.

Arifi ka deklaruar se Kurti nuk i është përgjigjur shkresave që i janë dërguar në adresë të tij për këtë çështje.

“Kontradiktat e kryeministrit Kurti në lidhje me vendimet për fondin 2 milion euro, dedikuar Luginës së Preshevës!”, ka shkruar Arifi në mbishkrimin e videos.

Read More
TË FUNDIT

Escobar takohet me Vuçiqin, presidenca serbe fsheh mesazhin e emisarit

Escobar takohet me Vuçiqin, presidenca serbe fsheh mesazhin e emisarit

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tashmë është takuar me të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq.
Kjo është konfirmuar nga presidenca serbe, e cila në fakt ka transmetuar veç atë që ka thënë Vuçiq e jo edhe emisari Escobar, përcjell lajmi.net.

Siç ka transmetuar portali serb që operon në vendin tonë, Kossev, Vuçiq ka shprehur qëndrimin e njëjtë sa i përket asaj se është për një marrëveshje që do të ofronte zgjidhje dhe stabilitet në rajon.

Gabriel Escobar, po qëndron në një tur disaditor në Serbi e Kosovë, para takimit të së shtunës në Ohër.

Ai ka ftuar palët që ta shfrytëzojnë rastin historik dhe ta nënshkruajnë ecjen para drejt BE-së.

Read More
TË FUNDIT

Dalin detaje: Kurti ia hap temën e vizave Presidentes së PE-së, flasin edhe për planin evropian

Dalin detaje: Kurti ia hap temën e vizave Presidentes së PE-së, flasin edhe për planin evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Strasburg u mirëprit nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Evropian, Alessandro Chiocchetti dhe stafi i saj.
Këtë të ditur e bëri Qeveria në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, në këtë takim ishin Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, deputetja e Kuvendit të Republikës, njëherish drejtuesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Mimoza Kusari Lila dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti”, bën me dije Qeveria.

Qeveria tha se me Presidenten Metsola, u diskutua kryesisht për raportin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë ..

Read More