TË FUNDIT

TË FUNDIT

Edhe sot vazhdon takimi i 10 i Komitetit Parlamentar për MSA

Edhe sot vazhdon takimi i 10 i Komitetit Parlamentar për MSA

Edhe sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, vazhdon takimi i 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Sot në kuadër të takimeve janë disa tema, ku veçohen energjia, ekonomia, mirëqenia sociale etj.

Ndryshe dje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, foli për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën, edhe para shpalljes së pavarësisë, dhe popullin e Kosovës, për vlerat demokratike që ndajmë me Bashkimin Evropian, për respektimin e të drejtave të njeriut, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e marrëveshjes së MSA-së.

Ai po ashtu veçoi disa nga arritjet kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat e ndërmarra dhe përmirësimet e shënuara gjatë gati dy viteve të qeverisjes.

Read More
TË FUNDIT

Haziri thotë se Kosova është vonuar me statuse “Zajednica nuk kalon”: Po vjen koha “merre ose lëre”

Haziri thotë se Kosova është vonuar me statuse “Zajednica nuk kalon”: Po vjen koha “merre ose lëre”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se marrëveshja e propozuar nga BE bashkë me ankesin e zbatimit po bëhet “merre ose lëre”.
Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Haziri ka thënë se është humbur shumë kohë dhe tash Kosova është duke u përpjekur ta arrijë një marrëveshje në një kohë më të pafovrshme.

Ai ka thumbuar Vetëvendosjen për parullat e saj të dikurshme “Zajednica nuk kalon”.

“Po vonohemi në këtë process, po vjen koha mere ose leje. Në kohën kur bëheshin statuse Zajednica nuk kalon, kemi rrëshqitë në vonesa të mëdha”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kompromisi nuk është fjalë e ndyrë, siç ishte bërë të dukej më parë.

“Situata është kështu, ndërkombëtarët s’po na falënderojnë më për pjesëmarrje në dialog. Situata është mere ose leje. Kompromisin e kanë bërë fjalë të ndytë. Nuk është ashtu, duhet bërë kompromise”, ka deklaruar ai.

Sipas Hazirit pritjet për 18 m..

Read More
TË FUNDIT

Investime, mbështetje, anëtarësime – premtimet e ndërkombëtarëve në këmbim të nënshkrimit me 18 mars

Investime, mbështetje, anëtarësime – premtimet e ndërkombëtarëve në këmbim të nënshkrimit me 18 mars

Ethet e së shtunës sa vinë e ndjehen më shumë. Diçka më më pak se 60 orë kanë mbetur deri te fillimi i takimit të nivelit të lartë në Ohër, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq.
Reagimet e deklarimet me patjetër se tashmë janë shtuar, ndërsa as ndërkombëtarët nuk po ia lënë mangut, përcjell lajmi.net.

Shumica e figurave politike të Bashkimit Evropian, por dhe jo vetëm, po bënë thirrje që me datën 18 të këtij muaji, të ketë të zezë mbi të bardhë, sa i përket planit të implementimit të marrëveshjes.

Megjithatë, skepticizmi ekziston. Këtë e kishte pranuar edhe vet emisari Lajçak. Diplomati sllovak e kishte potencuar se nuk pret ceremoni nënshkrimi në Ohër, ndërkaq, gjatë ditës, në një konferencë, siç transmeton Klan Kosova, ka thënë se mund të ketë aneks të ri të zbatimit të marrëveshjes, aneks ky që do të diskutohet pikërish..

Read More
TË FUNDIT

Tentim-vrasja me thikë në Lipjan, arrestohet një i mitur

Tentim-vrasja me thikë në Lipjan, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen në tentativë në Lipjan.
Përmes një komunikate, PK ka bërë të ditur se duke u bazuar në të dhënat fillestare, i dyshuari ka lënduar me mjet dy persona të tjerë, që kanë pësuar lëndime e kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell lajmi.net.

“I dyshuari: E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

​Kurti në takim me ambasadorët e KE-së: Kosova hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

​Kurti në takim me ambasadorët e KE-së: Kosova hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti ka folur mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësi.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur dhe mbi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Republika e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, të cilat janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Republikës”, ka theksuar Kurti.

Ai..

Read More
TË FUNDIT

Xhavit Haliti: Po të ishte Thaçi në Kosovë, plani evropian do të nënshkruhej moti

Xhavit Haliti: Po të ishte Thaçi në Kosovë, plani evropian do të nënshkruhej moti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se po të ishte Thaçi këtu, marrëveshja, respektivisht plani evropian do të nënshkruhej moti.
Megjithatë, për t’u qartësuar, ai tha se problemet janë ndryshe, pra të tjera, ndërsa pohoi që edhe tash funksionon si në kohën kur ka qenë edhe Thaçi i pranishëm në skenën politike, përcjell lajmi.net.

“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu”, tha fillimisht ai.

Në anën tjetër, kur u pyet rreth asaj nëse PDK do ta votojë këtë marrëveshje, Haliti tha se nuk e beson që do të ketë deputet nga radhët e Partisë Demokratike që do ta votonte kundër planit.

“Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, vazhdoi ai në Tëvë1.

Read More
TË FUNDIT

Sanksionet e ShBA-së në Ballkan, e pësojnë edhe tre zyrtarë të tjerë

Sanksionet e ShBA-së në Ballkan, e pësojnë edhe tre zyrtarë të tjerë

Tre zyrtarë të tjerë ballkanas e kanë pësuar nga Thesari Amerikan i Shtetit.

Ky departament ka vendosur t’i dënojë tre zyrtarë nga Bosnja e Hercegovina, për shkak se shihen si kërcënim ndaj sundimit të ligjit, përcjell lajmi.net.

Sipas Zërit të Amerikës një ndër personat e sanksionuar është Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencinë së Sigurisë dhe Zbulimit të Bosnjës e Hercegovinës, i cili akuzohet se keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e Partisë për Veprim Demokratik.

Gjithashtu dyshohet se Osman Mehmedagiç ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për përfitime personale dhe partiake.

Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës së Republikës Serbe për çështje pronësore juridike është personi i dytë i sanksionuar, i cili dyshohet se është përpjekur për të uzurpuar pronën e Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Serbe në kundërshtim me vendimet e Gjyka..

Read More
TË FUNDIT

Skënder Hyseni: Jam 100 herë më LDK se Abdixhiku

Skënder Hyseni: Jam 100 herë më LDK se Abdixhiku

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni sërish ka vazhduar me thumbimet ndaj kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që sot shënoi dyvjetorin e mandatit në krye të partisë më të vjetër në vend.
Hyseni ka kritikuar qasjen e të parit të LDK-së sa i përket planit evropian, ndërsa shtoi se është 100 herë më LDK sesa vet kryetari i saj, përcjell lajmi.net.

Tutje, siç tha Hyseni, sa i përket çështjes së marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdoqoftë.

“Unë e kam dëgjuar Lumirin e kam dëgjua dhe shumë të tjerë anëtarë të kryesisë së LDK-së. Unë nuk pajtohem me këtë qasje, unë jam më LDK-së se Lumir Abdixhiku 100 herë.

Në çështjen e marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdo-qoftë, sepse është marrëveshje ultimative e vendosur në tavoline, është ndëshkim ndërkombëtar për politikat luftënxitëse edhe në Kosovë dhe Serbi dhe duhet të kuptohet qartë dhe është ndërprerje e një katandisje të mëtejme të Kosovës, është mirë..

Read More
TË FUNDIT

Berisha i PDK-së: Me pranimin e pikës 7, Kosova do të kthehet në kohën e Millosheviqit

Berisha i PDK-së: Me pranimin e pikës 7, Kosova do të kthehet në kohën e Millosheviqit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hisen Berisha, ka folur në prag të takimit të 18 marsit në Ohër.
Në një prononcim për lajmi.net, Berisha pohoi rezervat e tij mbi pikën shtatë të marrëveshjes, duke thënë se pranimi i diçkaje të tillë, e kthen Kosovën në periudhën e Millosheviqit.

“Fokusin e tij te pika e shtatë, që në njëfarë forme e legalizon Serbinë në Kosovë, apo e kthen Kosovën në kohën e Millosheviqit që ka qenë më shumë se Autonomi e më pak se Pavarësi dhe kjo marrëveshje është dhënë para nënshkrimit të kapitulimit në Kumanovë, që ka imponuar edhe marrëveshjen e Serbisë nga Kosova”, tha fillimisht ai.

Tutje, Berisha potencoi faktin se duke njohur metodën e negociatave, e asaj që diskutohet, pret një dakordim për të vazhduar serinë e bisedimeve.

“Në Ohër, unë duke njohur principet mbi të cilat negociohet, ose negociojnë palët që janë të përfshira, këtu edhe ..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier: Asociacioni nuk mund të rinegociohet, sepse ende s’është negociuar

Hovenier: Asociacioni nuk mund të rinegociohet, sepse ende s’është negociuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur në prag të takimit 18 marsit në Ohër.
Mes shumë çështjesh të diskutuara, ai përmendi edhe çështjen e Asociacionit, teksa në pyetjen nëse si e tillë mund të rinegociohohet, Hovenier potencoi se është e vështirë të rinegociohet diçka që në fakt ende nuk është negociuar, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ambasadori i ShBA-së tha se kjo është arsyeja pse e kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të lëvizë para sa i përket kësaj çështjeje.

“Është e vështirë të rinegociohet diçka e cila ende nuk është negociuar. Andaj, ka ende hapësirë për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në fakt mendojmë se është prioritet dhe kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të lëvizë para me këtë, pa marrë parasysh se çfarë bën apo nuk bën Beogradi. Sepse siç thashë, vizioni ynë është se ky është një obligim ekzistues por edhe do të is..

Read More