Latifi kthehet në histori, krahason Vlora Hysenin me Bajram Currin
Latifi kthehet në histori, krahason Vlora Hysenin me Bajram Currin
Propozimi i Edi Ramës që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të jetë një kosovare, vazhdon të ngjall reagime.
Së fundi u deklaruar edhe Blerim Latifi. Filozofi, ka kujtuar kohën e themelimit të SHISH-it, duke potencuar faktin se atëbotë këtë detyrë e ushtronte Bajram Curri, përcjell lajmi.net.
Veç kësaj ai kujtoi edhe një ngjarje interesante, kur serbët u munduan ta bëjnë Currin për vete.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
“Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH( Shërbimin Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri. Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta..
Read More