TË FUNDIT

TË FUNDIT

Shpallet afati i aplikimit për Provimin e Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Shpallet afati i aplikimit për Provimin e Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Ministria e Drejtësisë e ka shpallur afatin për aplikim për ata që duan ta japin Provimin e Jurisprudencës.
Afati i aplikimit do të jetë prej datës 20 deri më 27 të këtij muaji.

Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në muajin maj.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Informacionin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm të ueb faqes së Ministrisë së Drejtësisë:

Read More
TË FUNDIT

Nga Mallakastra në UÇK, flet ish-ushtari: Politika shqiptare i ka bërë keq Kosovës në shumë raste

Nga Mallakastra në UÇK, flet ish-ushtari: Politika shqiptare i ka bërë keq Kosovës në shumë raste

Meçan Zotaj, ish-luftëtari nga Mallakastra i UÇK-së tha se që nga lufta e UÇK deri sot Shqipëria ka bërë shumë pak dhe shpesh ka bërë shumë keq ndaj Kosovës.
Ai thotë se Shqipëria me kushtetutë e ka për obligim të kujdeset ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Zotaj tha se shkelmin më i madh që janë munduar tu japin jo vetëm Kosovës por gjithë kombit shqiptar është Open Balkan.

“Kosova ka një sistem më të zhvilluar elektoral për udhëheqësit, por në Shqipëri politikanët, më shumë e kanë dëmtuar Kosovën. Shkelmi më i madh që janë munduar t’i japin Kosovës është Open Balkan. Goditjet që i ka marrë Kosova në takime në vendet të ndryshe, kritikat deri sa Serbia u bë faktor stabilizues në Ballkan, ndërsa Kosova si vend me komplekse. Këto janë goditje që lënë gjurmë në opinionin ndërkombëtar”, tha Zotaj në Euroneës Albania.

Ai ka thënë se populli shqiptarë në Shqipëri ka ndjeshmëri ..

Read More
TË FUNDIT

Zhduket një 13 vjeçare nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Zhduket një 13 vjeçare nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një vajzë 13 vjeçare raportohet të ketë humbur.
Melisa Krasniqi nga Komuna e Kaçanikut theksohet të jetë zhdukur që nga dita e premte.

Kjo është bërë e ditur edhe nga artisti, Labinot Tahiri, i cili tha se familja ka kërkuar që ta publikoj rastin, në mënyrë që të gjendet, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

ËSHTË ZHDUKUR!!

Melisa Krasniqi 13 vjeqare nga komuna e Kaçanikut, ështê zhdukur që nga dita e premte!

Familja ka kerkuar që ta publikojë rastin, e po asshtu ju lutemi mediave që ta bējnë këtë lajm mê të bujshëm përshkak se gjithçka po ecën nga dale!!

Besojmë shumë në Policinë e Kosovës, por ju lus që të gjurmoni më shumë për atë vajzê 13 vjeqe./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Abdixhiku: Popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion plus në të

​Abdixhiku: Popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion plus në të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, sot ka qëndruar në Podujevë me rastin e 33 vjetorit të themelimit të kësaj dege.
Me këtë rast në fjalën e tij, Abdixhiku ka thënë që është përgjegjësi e popullistëve të pushtetit që Kosova në momentin më të favorshëm të saj, humbi momentumin historik për marrëveshje finale e me njohje në qendër të saj.

“Në vend të kësaj, popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të. Mashtruan gjatë, zhbënë secilin qëndrim dhe përfunduan në rezultat edhe më të rëndë se secila gjendje paraprakisht. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë tani, është e pariparueshme më. Shteti i Kosovës sot është vënë para zgjedhjeve të vështira, si rezultat i politikës së pamatur të Qeverisë së Kosovës. Për shkak të refuzimit të koordinimit me kohë, për shkak të mosprioretizimit të dial..

Read More
TË FUNDIT

Pozhari: Opozita kosovare tash ka mbetur veç me “qurrshijat e Ganes”

Xhevdet Pozhari

Opozita paska prit që Albin Kurti mos të tregohet i gatshëm për marrëveshje që më pas t’ja nisin këngës së njohur “Amerika, Amerika”.

Tash kanë mbetur veç me “qurrshijat e Ganes”.

Nime, nuk ra Qeveria as në vjeshtë, e as s’po bjen në pranverë qysh deklaronin. Kjo flet se përveç që nuk dinë t’i lexojnë momentet e rëndësishme, nuk i kanë lexuar as marrëveshjet. As atëherë kur i kanë nënshkruar derisa vet kanë qenë në pushtet. E, as tani kur kritikojnë.
Me i pas lexu me kujdes, na kishin kursyer nga telashet dhe rreziqet. Kurse sot, nga zhurma dhe hipokrizia.

Sa i përket analistëve anti-Albin, thjeshtë – janë untu për “qurrshija”. Yummy yummy :p

Read More
TË FUNDIT

Begaj: Dakordësimi Kosovë-Serbi, garanci për të ardhmen e rajonit në BE

Begaj: Dakordësimi Kosovë-Serbi, garanci për të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti sot arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.
Begaj vlerëson se, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, u shpreh Begaj.

Read More
TË FUNDIT

Marrëveshja e Ohrit, ministri i Jashtëm sllovak premton mbështetje

Marrëveshja e Ohrit, ministri i Jashtëm sllovak premton mbështetje

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer (Rastislav Káčer) e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për guximin dhe për përgjegjësinë politike, në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve edhe në përforcimin e stabilitetit rajonal.
Tutje, ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë shprehu gatishmërinë e vendit të tij në mbështetjen e plotë të marrëveshjes.

“Përgëzoj për guximin dhe përgjegjësinë politike të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përforcim i stabilitetit rajonal. Thelbësore për të dorëzuar elemente për të rënë dakord për të zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Slovakia gati të japë mbështetjen e saj”, ka shkruar në Twitter, ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë Rastislav Kaçer (Rastislav Káčer).

Read More
TË FUNDIT

Shefqet Shehu, kryetari i ri i degës së LDK-së në Gjakovë

Shefqet Shehu, kryetari i ri i degës së LDK-së në Gjakovë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor, ku me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kryetar i ri i degës u zgjodh Shefqet Shehu.
Sipas njoftimit të LDK-së, gjithashtu u votua edhe për kryesinë e degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.

Punimet në këtë kuvend i monitoroi nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Read More
TË FUNDIT

Wolfgang Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

Wolfgang Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.
Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.

Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.

Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër, sipas tij, BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zb..

Read More
TË FUNDIT

Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje

Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të jap dorëqheqje.
Sipas Limajt, Kurti e ka shkelur Kushtetutën.

Madje ai tha se dakordimi i mbrëmshëm është si rezultat i politikave mashtruese, transmeton lajmi.net.

“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”, tha Limaj.

Postimi i plotë:

Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!

Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.

Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.

Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dh..

Read More