TË FUNDIT

TË FUNDIT

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

Parlamenti Evropian pritet që të votojë për vizat më 18 prill, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.
Më 23 mars do të votohet në Komisionin për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Ndërsa, seanca plenare parashihet të mbahet më 18 prill.

Votimi në fjalë pritet të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent, propozuar nga deputeti Thijs Reuten.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars duke e konfirmuar se kosovarëve do t’u hiqen vizat nga 1 janari 2024.

Kosovarët pritet të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Bashkimi Evropian këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, por nëse ky sistem që jep autorizim elektronik për shtetasit që nuk kanë nevojë për viza vonon, atëherë liberalizimi hyn në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, ..

Read More
TË FUNDIT

Drejtori Hoxha viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Drejtori Hoxha viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Drejtori i i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zhvilluar sot vizitën e parë brenda organizatës policore.
Hoxha vendosi që këtë vizitë të realizojë pikërisht në veri të vendit.

“Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha, së bashku me zëvendësdrejtorin z.Dejan Jankoviç dhe me bashkëpunëtorë vizitoi veriun e vendit, konkretisht katër stacionet policore të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri.Gjatë vizitës së stacioneve policore në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe stacionit policor Mitrovicë Veri, drejtori i përgjithshëm z.Hoxha takoi nga afër stafin menaxhues të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri, komandantët e stacioneve në detyrë dhe zyrtarët policorë që operojnë në zonat e përgjegjësisë së tyre.Qëllimi i kësaj vizite ishte të shoh nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve policorë si dhe rezultatet e arritura pavarësisht sfidave, sakrificës dhe vështirësive që ka..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sipas Haradinajt, si fillim Kosova duhet të arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO, e dyta të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe e treta ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri po ashtu dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje, transmeton lajmi.net.

“Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit”,shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të ..

Read More
TË FUNDIT

Halili me premtim madhor: I investoj 2 miliardë euro nëse zgjidhem kryetar i Skenderajt

Halili me premtim madhor: I investoj 2 miliardë euro nëse zgjidhem kryetar i Skenderajt

Sokol Halili, i cili në zgjedhjet e fundit komunale ka garuar i vetëm pa ndonjë parti politike është shprehur i bindur se do të rikandidojë sërish për të parin e Skenderajt.
Ai në një intervistë të dhënë për lajmi.net ka deklaruar se në vitin e parë do t’i investojë 2 miliardë euro në komunën e Skenderajt.

“Gjithçka çka është në favor të drenicakve është e kontrabanduar. Unë si bashkëqytetarë do t’i futem garës tjetër me bast se në rast në dy vjetorin e parë nuk investoj ose nuk thithi investitorë për të cilët edhe jam sakrifikuar, janë izraelit, amerikanë e zviceranë ku penalizimin e kam marrë unë. Nuk jam në gjendje t’i investojë 2 miliardë euro, unë iu them drenicakve nuk e di çfarë burrash jeni ju që rrencin, mashtruesin e përfituesin e shihni në shesh, ju vjen në oborr e në fshat e nuk e eliminoni”tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mërgimtarët organizojnë protestë në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Mërgimtarët organizojnë protestë në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Më 2 prill në Prishtinë pritet të mblidhen qytetarë të shumtë, të cilët do të marshojnë në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Speciales.
Ky marshim është organizuar nga platforma e njohur si “Liria ka Emër”.

Përpos kësaj, një protestë është thirrur edhe nga mërgimtarët në Gjermani.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe njoftimi për protestë në Hagë, ku udhëtimi me autobusë do të jetë falas.

Organizatori i kësaj proteste është Agron Zeneli, ndërsa protesta pritet të mbahet më 3 prill nga ora 09:00 deri në ora 12:00, transmeton lajmi.net.

Disa autobusë pritet që të nisen nga Ludwisburgu dhe disa të tjerë nga Heilbronn-i i Gjermanisë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti në takim me ambasadorët, diskutohet për dakordimet e arritura në Ohër

Kurti në takim me ambasadorët, diskutohet për dakordimet e arritura në Ohër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zv/kryeminsitrin Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasdaorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë.
Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se Kurti në këtë takim ka deklaruar se delegacioni i Republikës së ..

Read More
TË FUNDIT

Frashër Krasniqi: Në fillim Zajednica nuk kalon, në fund Zejdnica kalon, ky është rasti kur Luani bëhet Mi

Frashër Krasniqi: Në fillim Zajednica nuk kalon, në fund Zejdnica kalon, ky është rasti kur Luani bëhet Mi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti, në lidhje me çështjen e Asociacionit.
Krasniqi tha se në fillim Vetëvendosje dhe Kurti thirreshin në atë se “Zajednica nuk kalon” e më pas “kalon, por me 6 kushte”.

Sipas Frashërit, kjo çështje më tej kaloi në “vetëmeanxhim e në fund Zajednica kalon”.

Postimi i plotë:

– Në fillim: “Zajednica nuk kalon”,

– Pastaj: “kalon por me 6 kushte”,

– Pastaj: “vetë-menaxhim”,

– Në fund: “Zajednica kalon”

Ky është rasti kur “Luani” bëhet “Mi”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Milkov: Bullgaria favorizon integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Milkov: Bullgaria favorizon integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

“Bullgaria është në favor të integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por me kusht që të respektohen të drejtat e bullgarëve atje”, kështu tha të hënën ministri i jashtëm në detyrë, Nikolay Milkov.
Ai foli për mediat gjatë rrugës për në Shkollën e 16-të Ndërkombëtare Dimërore për Diplomacinë, të mbajtur nga Instituti Diplomatik dhe Ministria e Jashtme për diplomatët e huaj nga BE, Evropa Juglindore dhe rajoni i Detit të Zi.

Ai gjithashtu tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një çështje me rëndësi të menjëhershme për Bullgarinë “sepse është mjedisi në të cilin Bullgaria ekziston dhe ndjek politikën e saj të jashtme”, u tha ministri gazetarëve.

“Ne kemi një qëndrim parimor në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe do të ishte më mirë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë duhet të ndodhë në përputhje me parimet dhe mekanizmat, të v..

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët u rrezikuan nga fasada e një objekti në sheshin “Skënderbeu”, zjarrfikësit vazhdojnë intervenimin

Qytetarët u rrezikuan nga fasada e një objekti në sheshin “Skënderbeu”, zjarrfikësit vazhdojnë intervenimin

Fasada e një objekti i cili gjendet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka rrezikuar sot shumë qytetarë.
Të njëjtit janë rrezikuar nga rënia e një pjese të fasadës së një objekti banimi, i cili gjendet ngjitur me objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ata nga Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë ende në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë ndërhyrë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në rregullimin e këtij problemi.

Fasada e dëmtuar tashmë është duke u larguar, e që rrezikonte të binte në tokë e të rrezikonte qytetarët./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ministri Murati thotë se Bashkimi Evropian nuk e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

Ministri Murati thotë se Bashkimi Evropian nuk e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

Bashkimi Evropian është nikoqir i një konference donatorësh për tërmetin në Turqi dhe në Siri.
Sipas ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, aty nuk është respektuar si duhet Republika e Kosovës.

Murati ka shkruar se Bashkimi Evropian ia ka pamundësuar pjesëmarrjen e Kosovës duke insistuar që përfaqësimi të bëhet me fusnotë.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar ai në Twitter.

”U deshën ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet..

Read More