TË FUNDIT

TË FUNDIT

Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok, sekuestrohen armë të ndryshme

Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok, sekuestrohen armë të ndryshme

Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, kanë pranuar informacionet relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit.
Me këtë rast, Policia e Kosovë ka arrestuar edhe një person të dyshimtë, transmeton lajmi.net.

Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale:

• Dy (2) armë të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë

• Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës

• Një revole, e tipit zastava

• Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me proku..

Read More
TË FUNDIT

​Ish të burgosurit politikë mbështesin marshin për drejtësi në solidarizim me krerët e UÇK-së

​Ish të burgosurit politikë mbështesin marshin për drejtësi në solidarizim me krerët e UÇK-së

Shoqata e të burgosurve politikë mbështetë marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë.
Pak ditë para mbajtjes së marshit për drejtësi të ftuar nga platforma “Liria Ka Emër”, për 2 prill, nga ora 14:00 në Prishtinë, ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka takuar sot përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politik.

Kryetarin Shefik Sadiku dhe anëtarë tjerë të Shoqatës, Tasholli i ka informuar për idenë e marshit solidarizues dhe organizimin e tij, që do të mbahet një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Pak ditë para mbajtjes së marshit për drejtësi të ftuar nga Platforma “Liria Ka Emër”, e thirrur me 2 prill, nga ora 14:00 në Prishtinë, ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka takuar sot në Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Kryetarin Shefik Sadiku dhe anëtarë tjerë të Shoqatës, Tasholli i ka informuar për idenë e marshit solidarizues dhe organi..

Read More
TË FUNDIT

Data kur Parlamenti Europian do të votojë për vizat

Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të votojë për vizat më 18 prill, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.Votimi do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti Thijs Reuten.

Ndryshe Këshilli i Ministrave i BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars duke e konfirmuar se kosovarëve do t’u hiqen vizat nga 1 janari 2024.

Kosovarët do të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. BE këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS por nëse ky system që jep autorizim elektronik për shtetasit që nuk kanë nevojë për viza vonon, atëherë liberalizimi hyn në fuqi nga 1 janari I vitit të ardhshëm.

Pasi edhe Parlamenti Europian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në..

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Menjëherë të nis zbatimi i aneksit të Marrëveshjes Kurti-Vuçiq

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të hënën se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre është historik, dhe palët duhet të fillojnë vënien në jetë të saj.

Në një konferencë në distancë më gazetarë, ai tha se marrëveshja e së shtunës në Ohër është fillimi i ripajtimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që kanë detyrime ligjore për t’i përmbushur. Serbia tha ai, duhet të fillojë njohjen e disa dokumenteve të Kosovës dhe simboleve të tjera kombëtare, letërnjoftimeve dhe gjërave të kësaj natyre.

“Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, duke nëvizuar se u takon palëve të përcaktojnë se si do të duket asociacioni.

“Por, ne besojmë se duhet të jetë një që u shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të d..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak për herë të parë e vendos flamurin e Kosovës në postimin e tij (FOTO)

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për herë të parë e ka vendosur flamurin e Kosovës.

Kjo ka ndodhur pas takimit të Ohrit, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt, për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

BE-ja është neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

Në Ferizaj po vjen fuqishëm kompania Indaver, njëra prej kompanive më të mëdha për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave në Evropë, kompania Indaver me seli në Belgjikë.

Kompania e cila ishte e destinuar të fillonte punën në Podujeve dhe u zhvendos në Ferizaj do të fillojë ndërtimin në fund të marsit.

Kjo kompani do të punësoj rreth 300 punëtorë e cila do të bëjë reciklimin dhe mbledhjen e mbeturinave në gjithë territorin e Kosovës.

Kjo kompani ka mbështetjen e BE-së dhe do të ndryshojë qasje e do ta bëj Kosovën të pastër e pa mbeturina.

Ky investim që kap shifrën e rreth 130 milionë eurove është meritë e ERDI PRODUCTS LLC me pronar Bekim Zejnullahun, i cili është bashkëpronar, të cilët kanë arrit që të sjellin këtë kompani në Kosovës me gjithë vështirësitë e mëdha që ishin qëllimi u arritë.

Kjo do ti sjell të mira Kosovës, ky investim bëhet për herë të parë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Kjo bën edhe djegien e të gjitha produkteve dhe mbetjeve spitalore, e cila ndryshon ..

Read More
TË FUNDIT

Blogu i Brukselit: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë

Blogu i Brukselit: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë

Kur shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar përmes Twitter-it se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, pas një dite të gjatë bisedimesh, më 18 mars në Ohër, shumë njerëz e kanë marrë atë si të mirëqenë.
Në fakt, ajo ka qenë një “bravo” për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën palët kanë rënë dakord më 27 shkurt.

Dhe, ashtu sikurse një muaj më herët, Borrell e ka publikuar tekstin e Aneksit në faqen e internetit të korpusit të politikës së jashtme të BE-së: Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Por, më e rëndësishmja është se këtij teksti – ashtu sikurse në shkurt – i ka munguar një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë – kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pa to, negociatat – si ato në Bruksel, ashtu edhe ato në Ohër – kanë rezultuar në një marrëveshje që nuk është, pav..

Read More
TË FUNDIT

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

Parlamenti Evropian pritet që të votojë për vizat më 18 prill, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.
Më 23 mars do të votohet në Komisionin për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Ndërsa, seanca plenare parashihet të mbahet më 18 prill.

Votimi në fjalë pritet të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent, propozuar nga deputeti Thijs Reuten.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars duke e konfirmuar se kosovarëve do t’u hiqen vizat nga 1 janari 2024.

Kosovarët pritet të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Bashkimi Evropian këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, por nëse ky sistem që jep autorizim elektronik për shtetasit që nuk kanë nevojë për viza vonon, atëherë liberalizimi hyn në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, ..

Read More
TË FUNDIT

Drejtori Hoxha viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Drejtori Hoxha viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Drejtori i i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zhvilluar sot vizitën e parë brenda organizatës policore.
Hoxha vendosi që këtë vizitë të realizojë pikërisht në veri të vendit.

“Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha, së bashku me zëvendësdrejtorin z.Dejan Jankoviç dhe me bashkëpunëtorë vizitoi veriun e vendit, konkretisht katër stacionet policore të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri.Gjatë vizitës së stacioneve policore në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe stacionit policor Mitrovicë Veri, drejtori i përgjithshëm z.Hoxha takoi nga afër stafin menaxhues të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri, komandantët e stacioneve në detyrë dhe zyrtarët policorë që operojnë në zonat e përgjegjësisë së tyre.Qëllimi i kësaj vizite ishte të shoh nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve policorë si dhe rezultatet e arritura pavarësisht sfidave, sakrificës dhe vështirësive që ka..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sipas Haradinajt, si fillim Kosova duhet të arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO, e dyta të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe e treta ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri po ashtu dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje, transmeton lajmi.net.

“Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit”,shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të ..

Read More