INTERESANTE

INTERESANTE

Gjergj Arianiti ishte një nga zotërit më të fuqishëm feudal arbëror gjatë Mesjetës së Vonshme..

Gjergj Arianiti

Gjergj Arianiti ishte një nga zotërit më të fuqishëm feudal arbëror gjatë Mesjetës së Vonshme i cili me sukses luftoi në disa fushata kundër osmanëve.

I lindur rreth vitit 1383, Gjergj Arianiti ishte djali i Komnen Arianitit nga Dera e famshme e Arianitëve.

Gjatë viteve 1432-1436, princi Gjergj Arianiti ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjes anti-osmane në Arbëri. Ishte pikërisht kjo periudhë kur Arianiti mori famën e tij si rezultat i betejave të suksesshme kundër ushtrive osmane.

Fitoren më të madhe e arriti në vitin 1432, kur shkatërroi një ushtri osmane prej 10,000 burrash e udhëhequr nga Ali Beu.
Për këtë fitore, kronisti bizatin Çalkondyles do shkruante “Në këtë betejë, Arianit Komneni arriti një fitore të lavdishme”.

Ishte pjesëtar i Lidhjes së Lezhës, aleat por dhe rival i Skënderbeut në disa periudha. Vajza e tij, Donika, u martua me Kastriotin në prill 1451, ndërsa Arianiti vazhdoi luftën kundër pushtimit osman deri në vitin 1462 kur vdiq në një moshë të..

Read More
INTERESANTE

A ndodhet në Beograd procesverbali i Kongresit të Elbasanit?

A ndodhet në Beograd procesverbali i Kongresit të Elbasanit? – Nga Hyqmet Zane

Nga procesverbali i Kongresit të Elbasanit tek “Normalja”, një shekull universitar. Kombi kërkon mbajtjen në këmbë të godinave historike dhe jo “vjedhjen” e tyre si procesverbalet e ngjarjeve konbëtare!

Kur historia shkruhet, ajo mbetet e pavdekshme dhe per brezat, se, në të kundërt, do të quhemi popull pa histori. Janë ngjarje historike dhe personalitetet që na bëjnë të jemi komb me gjuhe, me flamur dhe me histori. Kështu do të thuhet për një ngjarje që tashmë ka 110 vjet që ka ndodhur, Kongresi i Elbasanit, dhe që shpesh harrohet si nga pushteti, por edhe nga iinstitucionet kulturore dhe ato universitare.

Njohja me një material që bën fjalë për zbulimin e procesverbalit të punimeve të Kongresit të Elbasanit nga Anila Lumani e cila i referohet një mikrofilmi që gjendet në Institutin e Historisë në Shkup dhe që është kopje e cila është marrë në arkivat e ish-Jugosllavisë, më ka lënë një shije jo të mirë t..

Read More
INTERESANTE

MAS’AKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

Juduf Osmani: Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, ruhen shumë gazeta, revista por edhe dokumente që kanë të bëjnë për të kaluarën e Kosovës.

Një ndër to është edhe gazeta “HAK”, Organ i, “Bashkimi për Mbrojtjen e të Drejtave të Myslimanëve jugosllavë” Xhemijeti, që kryetar ishte Nexhip Draga, e pas vdekjes së tij ishte Ferhat Draga. Drejtor dhe pronar i organit “Hak” ishte H. Halidi, kurse redaktor përgjegjës, ishte Hasan Sabri Ibrahimi Është botuar në Shkup. Numri i pare është botuar më 23 shkurt 1920, ndërsa e fundit më 30 dhjetor 1924. Ka dalë tri herë në javë, dy herë në gjuhën turke, shkrimi arab, ndërsa të martën dhe të shtunën edhe në gjuhën serbe, dy faqe. Gazeta është në mikrofilm, në dy rrollne, me nr. 3276, ndërsa signatura e gazetës është 85.663. Disa numra të gazetës mungojnë ose janë të dëmtuar.

Në këtë gazetë ka shumë të dhëna për krimet e masakrat ndaj popullatës shqiptare, si ato në Prishtinë, Prapashticë, Dumnicë-Zagori të Vushtrrisë, Drenicë, Mitro..

Read More
INTERESANTE

Subutai: Gjenerali që pushtoi territorin më të madh në histori

Subutai ishte djali më i vogël i një farkëtari, që u bë kryekomandanti i ushtrive të XhengizKhan. Ai u bashkua me ushtrinë e Xhengizit në moshën 14-vjeçare dhe vdiq 60 vjet më vonë si gjenerali mongol më i aftë, duke arritur të fitonte një status thuajse hyjnor në mesin e mongolëve.

Xhengiz Khan thoshte shpesh se kishte 4 strategë të shkëlqyer:Jebe, Kublai, Jelme dhe Subutai. Khani e njohu që herët talentin e Subutait për luftë, dhe e përfshiu atë në diskutimetushtarake. Ai e vuri nën kujdesin e një ushtaraku me shumë përvojë si Jebe.

Gjatë karrierës së tij ushtarake 60-vjeçare, Subutai udhëhoqi mbi 20 fushata ushtarake dhe fitoi 65 beteja kundër 32 kombeve. Ai pushtoi më shumë territore sesa çdo komandant tjetër në histori, dhe nuk humbi kurrë asnjë betejë vendimtare. Subutai luftoi me sukses në Mongoli, Kinë, Azinë Qendrore, Gjeorgji, Rusi, Poloni dhe Hungari.

Në shekullin XIII, kur mënyra më e shpejtë e udhëtimit në tokë ishte me kalë, Subutaipushtoi kryeqytetin kinez Kaifeng dhe..

Read More
INTERESANTE

Mulla Mustaf Fazliu – “Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë edhe unë do shkoj pas tyre”

“Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë edhe unë do shkoj pas tyre” Mulla Mustaf Fazliu

Shqiptarëve të Kosovës pas vitit 1924 iu shtua represioni serb për shpërngulje, ku një pjesë murrën rrugën për Turqi, paria e Shalës së Bajgores dërgoj një delegacion prej 3 anëtarëve në Turqi, anëtarë të tij ishin Mulla Mustafa, Adem Voca, Hamit Rëzhana, të cilët në Turqi shkuan në vitin 1928, kohen kur Kemal Ataturku kishte filluar zbatimin praktik të reformave, me t’u kthyer nga Turqia, Mulla Mustafa dhe anëtaret tjerë të delegacionit iu drejtuan banorëve të Shalës duke u thëne se duhet të qëndrojnë në vendlindje dhe se nuk duhet të shpërngulen…

Edhe pas vitit 1956, kur filloi shpërngulja masive e shqiptarëve në Turqi, njerëzit vinin tek hoxha dhe e pyetnin për shpërnguljen, Hoxha u përgjigjej; “Shikomni mua, derisa të jetë edhe vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndrojë këtu, e kur mos të jetë asnjë atëherë e..

Read More
INTERESANTE

Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

NGA: GJON KEKA

Në një vepër të vitit 1575 që gjeta gjatë hulumtimeve të mia mbi simbolet e perandorëve të ndryshëm,ishte edhe një simbol i rrallë ku përmendet edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët në brendësi të simbolit si vijon:

„Te nunquam Tiumi“(Unë asnjëherë nuk iu kam frikuar.).

Është me rëndësi të përmendet këtu se ndoshta ky simbol dhe këto fjalë janë sjellë nga legjendat e ndryshme apo kronikat mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit duke ditur se ai ishte një hero i pamposhtur dhe kryetrim i madh i Abrërisë që nuk iu frikua asnjëherë vdekjes edhe pse shpesh ishte i rrezikuar dhe ballë për ballë saj.

Por,ai triumfoi gjithmonë dhe jetoi një jetë plotë lavdi e famë ,duke e mbushur atdheun e tij me frymën e lirisë,famës dhe të vëndosjes së shtetit të Arbërit mbi themelet e identitetit të lashtë,flamurit kombëtar etj.
The post Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Si kanë spiunur shtetet njëri-tjetrin nga ajri gjatë historisë

Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si ka evoluar teknologjiae mbikëqyrjes ajrore gjatë 200 viteve të fundit.

Në fillimin e viteve 1790, francezët eksperimentuan për herë të parë përdorimin e balonave të mbushura me hidrogjen për zbulimin e të dhënave mbi armikun në fushën e betejës. Në fakt ato nuk fluturonin mbi linjat e armikut, por ishin të lidhur në tokë me kabllo. Shportat e balonës mbanin dy ushtarë:njëri me teleskop dhe tjetri që sinjalizonte vëzhgimet në tokë përmes flamujve.

Balonistët francezë formuan forcën e parë ajrore në botë në vitin 1794 të quajtur “Compagnied’Aéronautiers”. “Para atij momenti, mënyra e vetme për të kuptuar pozicionin e armikut ishte duke dërguar për zbulim një grup kalorësish. Ndërkohë nga lart, hipur në një balon, mund të shihni deri 80 km larg në një ditë të kthjellët. Pra ofronte një përparësi të jashtëzakonshme për të mbikëqyrur..

Read More
INTERESANTE

Arnauti Mehmet Ali Pasha, ‘Napoleoni musliman’

Arnauti Mehmet Ali Pasha, ‘Napoleoni musliman’ – Nga Luan Rama

Ne u takuam rastësisht, një mbrëmje vonë në taracën e shtëpisë së Ilir Harxhit në Tiranë. Ai zbriti me një libër në dorë dhe ma dhuroi: «Krahët e fluturës» (Les ailes du papillon), mbi ngjarjet në sheshin «Tahrir» të Kajros ku nisi revolta e përmbysjes së presidentit Mubarak. Ishte Mohamed Salmawy, me të njëjtin emër si Mohamed Ali Pasha, veziri i Egjiptit modern, një njeri mjaft i sjellshëm dhe erudit, me një eksperiencë të madhe jetësore e letraro-diplomatike, i cili si i afërt i shkrimtarit Naguib Mafuz, kishte shkuar në emër të tij në Stokholm për të marrë çmimin Nobel për letërsinë. Kishte ardhur në Tiranë si vizitor por dhe me qëllimin për të shkruar nje roman për Mehmet Ali Pashën, një nxitje e fortë nga Harxhi, i cili ëndërron të realizojë një film për sagën dhe dinastinë e vezirit shqiptar. Por a do të gjente vallë një produksion perëndimor që ta mbështeste këtë film të ardhshëm? Artistët janë optimistë për nga na..

Read More
INTERESANTE

Pesë ditët e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe vendimet e tij

Nga: Kastriot Dervishi

Kongresi i Lushnjës është ngjarja më kryesore pas Kuvendit të Vlorës së vitit 1912, dhe Kongresit të Durrësit të vitit 1918. Ai u mbajt në kushtet kur Shqipëria rrezikohej nga copëtimi në kushtet e mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Austro-Hungaria nuk ekzistonte më, ndërsa Italia ndaj Shqipërisë kishte synime të pangjashme me ato që viteve 1912-1914. Kongresi u organizua nën nxitjen britanike, nga konsulli Eden dhe përçonte këtë politikë. Karakteri i parë i Kongresit ishte ai anti-italian. U bashkuan në këtë linjë fituesi i vetëm i Luftës së Parë Botërore, Esat Toptani (zgjodhi delegatët e Tiranës) dhe gjithë klasa humbëse e kësaj lufte që kishte qenë me Austro-Hungarinë (organizatorët kryesorë të kongresit), duke pranuar të qeverisnin Shqipërinë e 1913-s.

Reklama

21 janar 1920

Në orën 10:00 u çel mbledhje në shtëpinë e Kase Fugës. Pjesëmarrja nuk ishte e plotë. Mbledhja filloi me një lutje të Sheh Ibrahim Karbunarës e të Ferit Vokopolës. Për komisionin or..

Read More
INTERESANTE

Fan Noli, lëvruesi i madh i fjalës shqipe

Nga: Qemal Murati

“Shqipërues gjenial, me mjeshtri e shije si pakkush, në një masë më të madhe se çdokush tjetër, ky lëvrues i madh i fjalës shqipe i çoi lart mundësitë shprehëse të gjuhës sonë duke kontribuar që të ngrihet kjo në rangun e gjuhëve më të zhvilluara, e aftë për të shprehur çdo mendim, sado të lartë, çdo ndjesi, sado të hollë”
Mahir Domi

“Fjalët turqishte që kanë hyrë në gjuhë e që i kupton populli anembanë Shqipërisë, janë shqipe më e mirë se neologjizmat e pakripura dhe të pakuptueshme”
Fan Noli

Fan Noli, si rrallëkush tjetër, është një institucion më vete, të cilit bota shqiptare i mbetet borxh për shumëçka. I mbetet borxh edhe gjuha shqipe, për fannolikat e tij të papërsëritshme, po aq sa edhe ky i mbetet borxh gjuhës shqipe, që kjo gjuhë i dha atij forcën dhe krenarinë e të qenit shqiptar. Fan Nolin ne sot mund ta respektojmë jo duke thënë fjalë të mëdha e të përzgjedhura për të në përvjetorë të rastit, por duke punuar për gjuhën shqipe e duke përdorur korrekt shq..

Read More