Rrëfim i gojëdhënës së Gjorg Golemit
Nga: Josif Toçi
Sipas Fjalorit Shqip-Shqip, gojëdhëna eshtë një kallëzim popullor për një ngjarje të së kaluarës, për një figurë historike etj., që mund të ketë një bazë të vërtetë, por që është shtuar e zbukuruar nga fantazia e popullit dhe përcillet gojë me gojë nga njëri brez në tjetrin.
Gjorg Golemi ishte prijësi i Sopotit dhe i gjithë Shqipërisë së mesme. Në vitin 1432, ushtria turke donte të merrte në zotërim kalanë e Sopotit, të cilën u mundua disa herë t’a pushtonte, por nuk arriti dot. Një ditë, ushtria turke duke përshkuar rrugën për t’u ngjitur në Sopot, kaloi Luginën e përroit të Gostimës, nga Fush-Bualli në drejtim të Malit të Gaferrit, ku ishin edhe zotërimet e Gjergj Arianitit që sipas gojëdhënës e quanin Gjorg Golemi.
Në afërsi të kalasë së Sopotit, ku kishte zotërimet Gjorgu, buzë përroit të Gostimës turqit takuan një plakë nga fisi Blloshmi. Ata e pyetën atë se si mund të arrinin të pushtonin kalanë. Ajo pasi i dëgjoi iu tha që kjo kala mund të pushtohej vetëm një ..
Read More