TË FUNDIT

Carys Douglas zgjedh një bluzë transparente me dantella për eventin e Gucci-t në New York

Carys Douglas, vajza e aktorëve Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, u shfaq me një kombinim të guximshëm në eventin Gucci x Moda Operandi NYC Cocktail, të mbajtur të mërkurën në New York.

23-vjeçarja kishte zgjedhur një bluzë të zezë transparente me dantella, të hapur përpara dhe të lidhur me një kapëse, të cilën e veshi pa reçipeta.

Ajo e kombinoi me një fund të shkurtër të zi me dantella dhe geta të zeza, duke plotësuar pamjen me një çantë nga Gucci.

Në event, Carys u fotografua me të ftuarit e tjerë, mes tyre edhe modelja Aweng Chuol.

Paraqitja e saj vjen në një kohë kur prindërit kanë folur hapur për etiketimin e fëmijëve të tyre si “nepo babies”, për shkak të famës dhe karrierës së familjes.

Michael Douglas ka deklaruar se nuk e pëlqen këtë etiketim, ndërsa Catherine Zeta-Jones ka treguar se ajo dhe bashkëshorti janë përpjekur t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë sfidat e industrisë dhe të dëshmojnë pasionin e tyre për artin.

Carys ka ndjekur rrugën e modelingut, ndërsa vëllai i saj Dylan është marrë me aktrim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *