OPINIONTË FUNDIT

Burgim i përjetshëm për terroristët e Banjskës, Sveçla: Kush cenon Kosovën përballet me drejtësinë

Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023, sulm ky që që la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe dy policë të tjerë të lënduar.

Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim.

E menjeherë pas këtij vendimi ka reaguar ministri i brendshëm Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se ky vendim duhet të jetë një mesazh i qartë se kushdo që cenon Republikën e Kosovës dhe Policinë e saj, do të përballet me drejtësinë.

“Ky vendim duhet të jetë një mesazh i qartë: kushdo që cenon Republikën e Kosovës dhe Policinë e saj, do të përballet me drejtësinë. Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, me në krye Milan Radoiçiqin”, ka thënë Sveçla.

Postimi i plotë i Sveçles:

Në këtë ditë të rëndësishme për drejtësinë e Republikës së Kosovës, vendimi për sulmin terrorist në Banjskë duhej dhe duhet të reflektojë vetëm një standard: dënime maksimale për të gjithë të përfshirët. Ky standard duhet të vlejë për secilin pjesëtar si pjesë e një rrjeti shumë më të gjerë prej 45 personash të identifikuar, pa përjashtim.

Sulmi i 24 shtatorit 2023 nuk ishte një akt i izoluar, por një operacion i organizuar me mbështetje shtetërore nga Serbia, me synim cenimin e rendit kushtetues dhe aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës.

Atë ditë, Republika e Kosovës jo vetëm që përballoi terrorizmin, por ndali një skenar të rrezikshëm për ndarje. Këtë e dëshmojnë faktet dhe provat që dokumentojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë.

Sot është e qartë: strukturat kriminale dhe paramilitare në veri janë çmontuar. Rendi kushtetues është mbrojtur. Tani mbetet që Serbia të mbahet përgjegjëse për rolin e saj politik, financiar dhe logjistik në këtë agresion.

Dënimi nuk e kthen heroin Afrim Bunjaku, por është një hap drejt drejtësisë për sakrificën e tij dhe për dhimbjen që mbetet te familja, kolegët dhe gjithë qytetarët tanë.

Ky vendim duhet të jetë një mesazh i qartë: kushdo që cenon Republikën e Kosovës dhe Policinë e saj, do të përballet me drejtësinë.

Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, me në krye Milan Radoiçiqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *