POLITIKATË FUNDIT

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë

Ulja e numrit të ushtarëve amerikanë në të gjithë Evropën, e kryer nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të jetë më e vogël nga sa kishin frikë aleatët evropianë dhe pritet një tërheqje totale prej rreth 5,000 ushtarësh, raportoi Bloomberg .

Sipas Bloomberg, pjesa më e madhe e reduktimit prej 5,000 ushtarësh do të zbatohet për Gjermaninë.

Gjithashtu, raportohet se vendimi përfundimtar do të merret nga Trump, i cili ka kritikuar ashpër vazhdimisht anëtarët evropianë të NATO-s për mosndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në luftën kundër Iranit.

Nënsekretari i Mbrojtjes i SHBA-së për Çështjet e Politikave, Elbridge Colby, pritet t’i paraqesë Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegsett, një raport zyrtar mbi ndryshimet e propozuara.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën dhe kreu i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Alexus Grinkevich, i ofroi ekipit të Colbyt disa skenarë të mundshëm për t’u marrë në konsideratë në shtator.

Hegseth pritet t’i japë rekomandimet përfundimtare Trump më 1 dhjetor. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *