TË FUNDIT

Ben Blushi: “Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë”

Nuk kam lexuar asnjëherë dhe nuk kam dëgjuar kurrë që një shqiptar jashtë Shqipërisë ta urrejë Shqipërinë apo ta quajë shtetin shqiptar narkoshtet. Ndoshta ka edhe ndonjë të tillë. Nuk e përjashtoj.

Ben Blushi thotë se të gjithë e quajnë të tillë. Jo disa. Të gjithë! Si paska folur me të gjithë, nuk e di. Si i paska dëgjuar të gjithë, as këtë nuk e di.

Mirëpo, kam lexuar shumë herë në revista italiane dhe gjermane, kam parë, kam dëgjuar edhe në dokumentarë të Rai Uno, ARTE dhe ZDF, nga aktivistë e gazetarë nga Shqipëria, që Edi Ramën e quajnë shef të një organizate kriminale dhe Shqipërinë narkoshtet.

Edhe në televizionet shqiptare, në YouTube, i kam dëgjuar shumë herë këto akuza.

Sali Berisha i përsërit pothuajse në çdo fjalim.

Ben Blushi tha në një intervistë në Dritare TV, me Roland Qafokun, se shqiptarët e Kosovës e urrejnë Shqipërinë, se kjo urrejtje është „kontribut“ i Albin Kurtit, në emër të një puritanizmi, dhe se ai e paska quajtur Shqipërinë narkoshtet. As këtë nuk e kam lexuar apo dëgjuar kurrë.

Edi Rama nuk urrehet në Kosovë. Ndoshta nuk e urren askush, por pakkush e do. Pse?

Po i numëroj disa raste „historike“ të Edi Ramës, me të cilat ai ka prodhuar mungesën e respektit ndaj vetes.

Në vitin 2006, i dhuroi Goran Bregoviqit „Çelësin e Tiranës“.

Kosova i kishte ende të freskëta plagët e veta dhe kërkonte mbetjet mortore të mijëra shqiptarëve të vrarë, trupat e të cilëve ishin vjedhur nga forcat serbe dhe ishin fshehur në varreza masive nëpër Serbi.

Ramës nuk i dhembte kjo, nuk ishte vrarë as vëllai i tij, as nëna, as bashkëshortja, as fëmija, dhe dukej se Serbinë e shihte si Jugosllavinë e Titos. Të një kroati. Ai kishte vdekur, mirëpo.

Të kuptohemi! Nuk kërkonte askush që Edi Rama ta urrente Serbinë, të bëhej armik i saj, por çdokush priste që ai të mos bëhej avokati kryesor i Serbisë në Europë.

Në vitin 2015, Edi Rama ushtroi ndikimin e tij mbi Thaçin për të krijuar Gjykatën Speciale. Vuçiqi nuk pendohej. Vuçiqi kërcënonte përsëri. Ai nuk i tregonte ku kishte varrosur të masakruarit.

Në vitin 2016, Edi Rama citon në Nish Ivo Andriqin, shkrimtarin serb që në vitin 1939 kishte hartuar Elaboratin për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë. Por ai dokument fashist, një lloj „Mein Kampf“ serb, u mbajt i fshehur në arkiva dhe u publikua në vitin 1977 nga historiani kroat Bogdan Krizman.

Në atë elaborat, Ivo Andriqi propozonte zhdukjen e shtetit shqiptar për të lehtësuar asimilimin e shqiptarëve në Jugosllavi, gjë që do ta kishte defaktorizuar kombin shqiptar në tërësi. Si kurdët sot, për shembull.

Aty ai planifikonte dëbimin e shqiptarëve, kryesisht të myslimanëve, dhe vazhdimin e shpërnguljes së tyre drejt Turqisë. Rama e citoi atë ideolog të politikave të spastrimit etnik me plot respekt dhe krenari, pa një grimë respekti për shqiptarët që i kishin pësuar ato politika.

Vuçiqi nuk kishte shprehur pendesë për krimet e forcave serbe në Kosovë, ku mijëra shqiptarë u vranë ose u zhdukën, mes tyre mbi një mijë fëmijë viktima të luftës. Rama e bëri mik. Vëlla!

Për këtë pata shkruar më 14.10.2016, në vështrimin „Edi Rama si hardhucë“, botuar në gazetën „ZËRI“:

„…paska cituar Ivo Andriqin në Nish. Kjo është po aq dinjitoze, sikur një hebre të vinte në Gjermani dhe të citonte shkrimtarin kryesor të Rajhut të Tretë, Hanns Johst, (…) Ose sikur një hebre të citonte një mendim të Joseph Goebbelsit. Ai do të kishte pranuar të bëhej shkrumb e hi, por kurrë nuk do ta kishte bërë atë!“

Pra, shkrimtarin që kishte hartuar një doktrinë për spastrimin etnik, shpërnguljen me dhunë dhe pushtimin e Shqipërisë, e citonte kryeministri i Shqipërisë.

Kjo ndodhi në vitin 2016, një vit pasi kishte dhënë një kontribut të madh në krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

Tani Rama e akuzon Bidenin për atë gjykatë. Por në vitin 2016, kur Donald Trump kandidonte për president të SHBA-së, Rama deklaronte në emisionin e Baton Haxhiut te Klan Kosova (7 prill):

„Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President.“

Sot lavdëron Trumpin dhe poshtëron Bidenin. Tani dëshiron ta dëmshpërblejë të parin me ishullin e Sazanit. Të mos keqkuptohemi! Nuk jam kundër investimit, por kundër trajtimit të Shqipërisë si pronë private.

Poshtërimin e Trumpit e bëri dhjetë vjet pasi i pati dhuruar Bregoviqit Çelësin e Tiranës. Dhe ndërkohë, Kosova ende lutej për kthimin e mbetjeve mortore të mijëra njerëzve të varrosur nëpër Serbi, mes tyre edhe fëmijë.

Rama e ka kërkuar dy herë në Beograd njohjen e Kosovës. Me fjalë. Por në Perëndim ka punuar vazhdimisht për pranimin e Serbisë. Ashtu siç ishte. Ashtu siç është.

Me ato kërkesa në Beograd, ai besonte se fitonte licencën për të ndërmarrë veprime konkrete në favor të Serbisë, jo vetëm me deklarata, siç bënte për Kosovën.

Atë që nuk e bënte pothuajse asnjë shtet tjetër në Ballkan, përveç Orbánit.

Kjo ishte vertikalja ideologjike autokratike: Orbán, Vuçiq, Rama. Që të tre, me prirje të theksuara autokratike. I dyti dhe i treti e urrejnë Albin Kurtin.

Në vitin 2019, Vuçiqi dhe Rama, së bashku me Zaevin, nisën nismën e Minishengenit, të cilën më vonë e emërtuan Ballkani i Hapur.

Vuçiqi e dëshironte atë Ballkan pa kufij, ndërkohë që Kosovën vazhdonte ta mbante në Kushtetutën e Serbisë. Dhe jo vetëm kaq: Serbia vazhdonte të financonte administratën paralele serbe në Kosovë, ndërsa ekzistonin edhe akuza për armatosjen e grupeve serbe.

Edi Rama mendonte si Baton Haxhiu: se kishte kaluar shumë kohë dhe se, për vrasjen e njerëzve që nuk ishin pjesëtarë të familjeve të tyre, nuk duhej të ndiqej penalisht askush pas njëzet vjetësh. Sepse, kur ti nuk ndien dhembje, ajo mbetet tragjedi dhe traumë e huaj.

Policia e ushtria serbe na kanë vrarë të pandëshkuar që nga viti 1912 e deri në vitin 2000, kur shpërtheu kryengritja në Luginën e Preshevës. Dhe përgjegjës për ato krime janë shpallur heronj. Kujtoni Radojçiqin!

Nuk e di nëse ka familje shqiptare që nuk është prekur në ndonjë mënyrë nga dhuna e Serbisë. Ne që kemi përjetuar ndonjë dramë nga Serbia mund edhe t’ua falim krimet atyre që na i kanë shkaktuar.

Por gjykata nuk mund ta zëvendësojë drejtësinë me falje. E para është çështje e ndërgjegjes personale; e dyta, detyrim i shtetit ligjor.

Domethënë, me nismën e Ballkanit të Hapur, pas një lufte me mbi 11.500 shqiptarë të vrarë, mes tyre mbi 1.300 fëmijë, rreth 20.000 gra të dhunuara seksualisht, rreth 120.000 shtëpi të shkatërruara, të djegura ose të plaçkitura dhe mbi 50% të popullsisë shqiptare të dëbuar nga Kosova, synohej që, përmes derës së pasme, të mundësohej rikthimi dhe legjitimimi i Serbisë në Kosovë.

Ato krime, sipas logjikës politike të Edi Ramës, duhen harruar dhe nuk duhet t’i përmenden kurrë ish-bashkëpunëtorit të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqit.

Rama nuk ia ka përmendur publikisht me të njëjtën këmbëngulje me të cilën kërkon afrimin me Serbinë. Madje, të krijohet përshtypja se e drejta e shqiptarëve për drejtësi duhet t’i nënshtrohet interesit të tij për marrëdhënie të mira me Vuçiqin.

Përndryshe, pse nuk kërkon me të njëjtën forcë arrestimin dhe dorëzimin para drejtësisë të Milan Radojçiqit?

Nuk e bën. Madje, shumica parlamentare e Ramës rrëzoi edhe kërkesën për miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kjo është vepër, jo pallavra si për Kosovën.

Rama duket se beson se sjellja e mirë ndaj një ekstremisti nacionalist serb, i cili dikur deklaronte se për një serb të vrarë duheshin vrarë njëqind myslimanë në Bosnjë, mund ta riedukojë atë.

Edi Rama nuk ia ka përmendur Vuçiqit, të paktën publikisht me këmbënguljen që do të pritej, masakrat, krimet dhe dramën kolektive të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Për të mos e shqetësuar. Për të mos e nervozuar humanistin serb.

Ballkani i Hapur dështoi. Ai anashkalonte Kosovën si shtet të pavarur dhe rrezikonte të stabilizonte dhe arsyetonte ndikimin e Serbisë brenda Kosovës.

Vuçiqi dëshironte një Ballkan pa kufij ekonomikë, ndërkohë që Serbia vazhdonte ta mbante Kosovën në Kushtetutën e vet si pjesë të territorit serb. Në komunat me shumicë serbe në Kosovë vazhdonin të funksiononin administratat e Serbisë të financuara nga Beogradi, përdorej dinari dhe lëshoheshin dokumente nga institucionet serbe. Në Kosovë.

Dhe merreni me mend këtë, ju lutem!

Sikur Greqia të kishte kryer në Shqipëri ato masakra që forcat serbe kryen në Kosovë. Sikur të kishte vrarë mijëra shqiptarë, të kishte dëbuar gjysmën e popullit dhe të kishte shkatërruar vendin.

Dhe pastaj, merreni me mend Albin Kurtin duke e quajtur kryeministrin grek „vëlla“ dhe duke u angazhuar aq shumë në mbrojtje të Greqisë, sa të fitonte epitetin „kryeministri më i mirë grek i njëqind viteve të fundit“!

Merreni me mend atë tradhti të pastër si LOTI, ju lutem!

Sidoqoftë, Edi Rama nuk u mjaftua me rehabilitimin e plotë politik të Vuçiqit, pa dyshim edhe me kontributin e Hashim Thaçit. Ai shkoi edhe më tej: së bashku me Vuçiqin, jo me Kurtin, kërkoi një formë integrimi në BE, disi si në ligën e dytë europiane.

Ata i kishin shndërruar shtetet e tyre në prona private, ku asgjë nuk bëhej pa miratimin e tyre. Edi Rama madje është përfshirë edhe në çështje lejesh për hotele, restorante e ndërtime të tjera.

Para pak ditësh, edhe në çështje që lidhen me qendrat e burgimit. Kjo prirje për ta përqendruar gjithçka te vetja shihet edhe në atë që publikon në Facebook.

Nga postimet e tij krijohet përshtypja se Shqipëria nuk ka as kryetarë bashkish, as institucione të tjera. Çdo urë, çdo rrugë, çdo hotel, çdo godinë duket sikur ndërtohet nga vetë Rama, jo nga institucionet përkatëse apo investitorët privatë.

Gjithçka fillon dhe përfundon tek Edi Rama.

Merreni me mend sikur Friedrich Merz të publikonte në Facebook ndërtimin e një ure apo të një rruge në ndonjë katund gjerman.

Merreni me mend sikur Giorgia Meloni të publikonte ndërtimin e një hoteli në Corleone.

Merreni me mend sikur Emmanuel Macron të publikonte në Facebook ndërtimin e një kopshti fëmijësh në Lille.

Nuk është normale. Nuk është puna e tyre. Nuk është përgjegjësia e tyre.

Mirëpo, Edi Rama është bërë një „Facebook-junkie“. Dhe mënyra se si e ka përqendruar shtetin rreth vetes shihet edhe në mënyrën se si e ka shndërruar zyrën e Kryeministrisë në një dhomë private. Në një „Kinderzimmer“ ose një dhomë të kopshtit të fëmijëve. A children's room.

Se Edi Rama e ka shndërruar shtetin në pronë private, nuk e tregon vetëm „Kinderzimmer“-i i tij, por edhe emërimi i ministrave nga Kosova, pa asnjë kontribut të njohur politik apo intelektual.

Madje, edhe në krye të Portit të Durrësit ka emëruar një drejtor pa përvojë në administrimin e porteve apo në sektorin detar. Tjetrën, e përjashtuan Kurti dhe Vjosa, e mori Rama.

Sikur shqiptarët e Kosovës ta urrenin Shqipërinë, siç beson Ben Blushi, nuk do të regjistroheshin mbi gjashtë milionë turistë nga Kosova, Ilirida, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Edi Rama i paraqet këto shifra si turizëm, por nuk numëron turistët e veçantë apo netët e kaluara në bujtina e hotele. Numëron hyrjet në kufi.

Dhe nëse Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Vlora Hyseni, Milaim Zeka dhe drejtori i Portit të Durrësit shkojnë çdo fundjavë në Kosovë e kthehen në Shqipëri, ata numërohen si rreth 250 hyrje turistike në vit, sepse secili e kalon kufirin rreth 50 herë dhe rinumërohet me plot zell.

Pa i përfshirë këtu as emigrantët nga Shqipëria që kthehen për pushime në vendlindje.

Meqenëse nuk ia doli ta copëtonte Kosovën së bashku me Thaçin, një ditë iu tek, jo në Shqipëri, por në Kombet e Bashkuara, të njoftonte dynjanë se brenda territorit shqiptar do të krijonte një shtet tjetër. Madje, një shtet fetar!

Po sikur kjo të nxiste edhe besimtarët e feve të tjera të kërkonin shtetet e tyre? Atëherë, brenda Shqipërisë mund të kërkohej krijimi edhe i dy apo tre shteteve të tjera!

Dhe këtu lind një pyetje: a nuk të kujton kjo idenë e Ivo Andriqit për nxitjen e përçarjeve fetare ndërmjet shqiptarëve, me qëllim dobësimin e tyre?

Në një intervistë me Rudina Xhungën, Edi Rama tha se nuk mund të thuhet „Shqipëria është e shqiptarëve“, sepse atëherë edhe italianët do të mund të thoshin „Italia është e italianëve“.

Mirëpo, Italia është shteti i italianëve. Shtetasit italianë kanë të drejtë të pakushtëzuar të jetojnë në vendin e tyre, ndërsa shtetasve të huaj u duhet leje qëndrimi. Ata, në rrethana të përcaktuara me ligj, mund edhe të dëbohen. Shtetasit italianë jo. Kurrë.

Kështu është në Gjermani. Kështu është në Francë. Kështu është edhe në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu është kudo.

Prandaj ekzistojnë edhe emërtimet për të huajt: „Ausländer“ në gjermanisht, „foreigner“ në anglisht, „étranger“ në frëngjisht dhe „straniero“ në italisht. Këto emërtime tregojnë dallimin ndërmjet vendasve dhe të huajve, pra ato tregojnë se kujt i përket shteti. Vendi.

Pra, të thuash se Shqipëria është e shqiptarëve nuk do të thotë t’u mohosh të drejtat të huajve. Do të thotë të bësh dallimin ndërmjet atdheut dhe vendit ku jeton, si dhe të njohësh lidhjen juridike, historike dhe emocionale ndërmjet shtetit dhe shtetasve të tij.

Sikur shkrimtari Ben Blushi të mos ishte kaq i lidhur me Edi Ramën dhe të mos ndihej i detyruar ta mbronte atë, do të kishte edhe ndonjë vërejtje për përqendrimin e pushtetit në duart e tij. Së paku, në këtë intervistë nuk e tha asnjë.

Ose do të kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk e urrejnë Shqipërinë dhe se pakënaqësia ndaj Edi Ramës nuk është më e madhe se ajo e protestuesve të flamingos apo e studentëve që tani kërkojnë dorëheqjen e tij.

Dhe pikërisht në këtë kohë, Rama mburret me raportin e Bashkimit Europian, ndërkohë që në të ngrihen shqetësime për shtetin ligjor, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe pengimin e funksionimit të drejtësisë, përfshirë çështjen Balluku.

Tani lexo, të lutem, mendimin e Ben Blushit.

Ben Blushi: „Edhe çfarë kam thënë? Kam thënë që, për fat të keq, se partia që u themelua për këtë projekt (bashkimin me Shqipërinë mendon) Vetëvendosja, sot është kthyer në partinë më anti-Shqipëri nga të gjitha në Kosovë, për fat të keq të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë. Unë njoh Kosovën. Kam punuar aty. Njoh, njoh shumë njerëz. Shkoj shpesh.

Nuk kam parë në 20 vitet e fundit, që nga pavarësia, nga çlirimi, një klimë më negative kundër Shqipërisë.“

Roland Qafoku: „Në Kosovë?“

Ben Blushi: „Po, për fat të keq.“

Ben Blushi: „Sepse sidomos Albin Kurti, në emër të një lloj puritanizmi, çfarë do të thotë puritanizëm?

Ngjalli një klimë anti dhe kundër Shqipërisë, të cilët i vizatoj, si?

Njerëz që merren me drogë, njerëz që bëjnë korrupsion, njerëz që vjedhin njëri-tjetrin edhe gjithë të këqijat. Po të lexosh komentet e kosovarëve edhe në Facebookun tim, thonë: ‘Ju jeni narkoshtet, ju jeni shtet narkosh, një shtet ku dominon droga, ne s'kemi punë me ju.’

20 vjet përpara asnjë kosovar s'do e thoshte këtë. As do e mendonte, por nuk do e thoshte. Sot të gjejnë si argument për çfarë? Për të thënë: ‘Jo, ne nuk kemi punë me ju. Duhet them e vetëm. Ne jemi racë shqiptarësh më të mirë se ju. Më të pastër. Jemi Dardan. Dardan. Dardan.’

Kështu thonë. ‘Jemi Dardan. Jemi më të pastër se ju. Ju jeni shqiptarë më të këqij të koreve. Ne s'kemi punë me ju.’“

Jo një, dy apo tre, por „kështu thonë“. Të gjithë! Sepse Ben Blushi i njeh të gjithë, ka folur me të gjithë dhe e di mendimin e të gjithëve! Si dikur, ashtu edhe sot!

Megjithatë, nuk përmend asnjë citat, asnjë intervistë ku Albin Kurti paska folur ashtu për Shqipërinë. Asnjë! Ai thotë atë që do të dëshironte të ishte thënë, për të përligjur akuzat e veta dhe për të mbetur në vijën politike të Ramës.

Faktet e mësipërme flasin për përçmimin e shqiptarëve jashtë që e ka bërë Edi Rama, por Blushi nuk e përmend këtë as me një fjalë. Për të, fajtor është Kurti, jo Rama, i cili e quante „vëlla“ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

E quante „vëlla“ presidentin e një shteti që mban dhjetëra baza dhe objekte ushtarake pranë kufirit të Kosovës.

Njeriun që nuk ka shprehur pendesë për krimet e forcave serbe, që nuk ka dorëzuar përgjegjësit për sulmin terrorist në Bajë dhe që vazhdon të flasë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ligji që u premtoi shpëtim ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë rrezikon tani ta kthejë Kosovën pas në rrugën drejt BE-së, pa u dhënë atyre atë që premtoi. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos,…

Çfarë është një shoqëri e drejtë? Sa larg mund të shkojë shteti? Kur është legjitim një ligj? Filozofia politike ngre pyetjet më themelore në lidhje me bashkëjetesën, pushtetin dhe lirinë. Është…

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i përbërë prej 111 faqesh dhe i publikuar më 4 nëntor 2026, paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes politike, juridike, ekonomike dhe institucionale të…

Çdo shtet evropian që i respekton vlerat e Bashkimit Evropian mund të aplikojë për anëtarësim në BE. Procesi i anëtarësimit fillon kur vendet anëtare të BE-së i japin një shteti statusin e kandidatit, pas konsultimeve me…

Para se të japë vlerësimin tim kritik socio psikologjik mbi vrasjen e femrave (grave), më lejoni të shpalos një uverturë mbi vendin dhe rolin e femrës në etnopsikologjine shqiptare. Femra gjatë gjithë historisë dhe traditës së…

Bota po kalon një periudhë të rrezikshme të rikonfigurimit të rendit ndërkombëtar. Rivalitetet ndërmjet fuqive të mëdha, konfliktet rajonale, gara për armatim strategjik dhe dobësimi i mekanizmave tradicionalë të sigurisë po…

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e tha qartë këtë javë: takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë po përgatitet dhe pret vetëm formimin e qeverisë së re në Beograd. Me fjalë të tjera, ora ka nisur. Pyetja…

Pas më shumë se një jave kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi nga Brukseli për zgjedhjet e zhvilluara në Republikën e Serbisë. Ky rreagim erdhi si rezultat i pyetjes që gazetarja në intervistë i bëri atij me kërë…

Njohuritë juridike, verifikimi rigoroz i fakteve, respektimi i etikës profesionale, mbrojtja e viktimave dhe kontrolli i emocioneve janë ndër shtyllat themelore të raportimit profesional në kronikën e zezë dhe në situatat me ndjeshmëri të…

Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të rënda të besimit të qytetarëve te shteti, drejtësia dhe institucionet publike. Padrejtësia, korrupsioni, klientelizmi, abuzimi me pushtetin dhe pandëshkueshmëria janë bërë…

Komisioni Evropian e publikoi sot raportin vjetor për Kosovën. Mesazhi i tij është i qartë. Në drejtësi nuk ka përparim. Kundër korrupsionit ka rezultate të kufizuara. Dy vite krizash politike i kanë dobësuar institucionet. Shqipëria…

Ndërsa debati publik në Kosovë përqendrohet te apeli i ish-drejtuesve të UÇK-së dhe te ligji i ri për Specialen, në Hagë ka nisur pothuajse në heshtje një procedurë tjetër: ajo për dëmshpërblimin e viktimave…

Audioincizimi i Fehim Salit në Kosovë dhe kallëzimi penal ndaj drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, në Serbi, nxjerrin në pah angazhimin e raportuar të inteligjencës serbe në mbledhjen e votave për SNS-në. Të dy rastet ngrenë…

Në sistemin komunist synohej krijimi i të ashtuquajturit «njeri i ri», një individ që duhej të mishëronte idealet dhe normat e ideologjisë së kohës. Ai duhej të ishte besnik ndaj partisë, të pranonte vijën zyrtare, të…

Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbajtura më 3 nëntor 2026, kanë prodhuar një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike amerikane, duke rikonfiguruar ekuilibrat institucionalë në…

Evropa dhe veçanërisht Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të transformimit të marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve, institucioneve shtetërore dhe elitave politike. Protestat,…

Amerika votoi dhe peizazhi në Uashington ndryshoi brenda një nate. Demokratët rimorën Dhomën e Përfaqësuesve dhe, sipas Associated Press, edhe Senatin. Ata fituan ulëse që republikanët i mbanin prej vitesh, nga Teksasi e Ohajo deri te Karolina e…

Rezultatet që po dalin nga zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit japin një sinjal të fuqishëm për demokratët. Fitoret në disa zona të mbajtura nga republikanët hapin rrugën drejt ndryshimit të shumicës në Dhomën e…

Ekziston një paradoks i dhimbshëm në historinë politike shqiptare, të cilin duket se bota shqiptare ende nuk ka guximin ta analizojë deri në fund. Shqiptarët shpesh janë solidarizuar me pushtetin, edhe kur ai pushtet ka qenë në kundërshtim…

Është interesante se, sa herë që kaloj kufirin e RMV-së, shpirtërisht më duket vetja si i huaj: i huaj në Serbi, i huaj në Greqi, i huaj në Kosovë, i huaj në Shqipëri. Sapo kalojmë kufijtë e shteteve përreth dhe…

Më 3 nëntor 1443, historia e Arbërisë dhe e mbarë Europës ndryshoi rrjedhën e saj përgjithmonë. Ajo nuk ishte thjesht një ditë rebelimi, por një moment i gdhendur në amshim, ku një plan gjenial, i thurur në skutat më…

Më shumë se një javë pas fitores së Listës Studentore në Serbi, Edi Rama zgjodhi Brukselin për mesazhin e tij më të qartë mbi Beogradin e ri. Nga Samiti i Zgjerimit që organizon Euronews, kryeministri i Shqipërisë…

ANALIZË – Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara nuk e vendosin presidentin, por mund ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ai qeveris. Donald Trump do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë deri në janar të vitit 2029….

Historia politike e Kosovës gjatë tri dekadave të fundit përfaqëson një proces kompleks transformimi shoqëror, institucional dhe politik, i cili përfshin disa etapa thelbësore: rezistencën ndaj represionit dhe mbijetesën kolektive gjatë…

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën buxhetin më të madh në historinë e vendit: 4.27 miliardë euro. Ai parasheh rritje pagash, pagën e 13-të, shtesa më të larta për fëmijë dhe, për herë të parë, mbi…

Javën e kaluar, në Brvenicë të Tetovës u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Fitoi Arkin Jahii, i mbështetur nga koalicioni AKI. Ky koalicion këtë fitore e festoi me një ndjenjë të madhe triumfalizmi, megjithëse…

Ndërsa Budapesti bën publike bashkëpunëtorët e diktaturës, Tirana mbetet e vetmja, që nuk ka bërë dekomunistizimin Më 4 nëntor 2026 Hungaria hap zyrtarisht dosjet e Sigurimit komunist. Qeveria e Péter Magyar dhe partia Tisza, atë…

Sa herë të përmenden OJQ-të (organizatat joqeveritare), një gjë mos e harroni kurrë: nuk ka asgjë më qeveritare sesa një organizatë joqeveritare. Sa herë të ketë padrejtësi në hapësirën publike dhe ka fonde…

Ky Kuvend i Kosovës e ka votuar këtë Kushtetutë që e kemi sot, me të cilën jemi shtet laik. Athua, a e kuptojnë këta/këto deputetë e deputete se çfarë nënkuptojmë me shtet laik? Nëse jo, atëherë duhet…

Të dielën në mbrëmje, në ditën e 20-të radhazi, të rinjtë marshuan sërish nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, pa asnjë incident. Një ditë më parë, po në ato rrugë, kishte gurë, molotovë e…

Kemi shkruar edhe më parë se shoqëria Kosovare është në krizë të identitetit të saj, në krizë të moralit njerëzor dhe në krizë të ndërtimit të shtetit. Kosova u shndërrua në një hajpak të…

Që nga themelimi i Dhomave të specializuara, nuk kanë pushuar pyetjet dhe kritikat në opinion se, pse u formua Gjykata Speciale me seli në Hagë dhe me staf profesional ndërkombëtar, e jo një Gjykatë Speciale në Kosovë. Që në…

Zhvillimet e fundit politike në Serbi, pas zgjedhjeve të 25 tetorit 2026, kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe dhe…

Ekzistojnë periudha në historinë e arsimit që nuk dallohen vetëm për mënyrën e organizimit të studimeve, por edhe për kulturën e dijes që krijojnë. Krahasimi ndërmjet studentit të viteve ’80 dhe studentit të…

Po Bashkimi Evropian po i ashpërson kërkesat e saj ndaj vendeve kandidate sepse zgjerimi nuk është më vetëm çështje ekonomike dhe institucionale, por ajo është edhe çështje e sigurisë, e ndikimit politik dhe e pozitës…

Në një demokraci, humbja në zgjedhje kërkon reflektim, jo kurth. Kryeministri Hristijan Mickoski zgjodhi rrugën e dytë. Pas fitores së Arkin Jahijit në Bërvenicë, ai nuk foli për arsyet pse kandidati i tij nuk bindi mjaftueshëm…

At Shtjefën Gjeçov Kryeziu është njëra ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar, i shquar në radhë të parë për veprimtarinë e tij patriotike, arësye për të cilën edhe u vra nga serbët. Ai…

Vota popullore përbën një nga instrumentet themelore të demokracisë përfaqësuese dhe burimin kryesor të legjitimitetit politik të institucioneve shtetërore. Ajo nuk është vetëm shprehje numerike e preferencave elektorale të…

Njëzet e shtatë vjet pas çlirimit, Kosova ka arsye ta shtrojë një pyetje themelore: si mund të ruhet siguria e çdo komuniteti, duke i dhënë Republikës aftësinë për t’u reformuar? Një kushtetutë demokratike duhet…

Një javë pas zgjedhjeve që i dhanë fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit, vëmendja e Prishtinës dhe e Brukselit është përqendruar te pyetja e madhe: çfarë do të bëjë Serbia e re me Kosovën? Por…

Liderët me jetëgjatësinë më të madhe politike në Ballkanin Perëndimor janë Aleksandar Vuçiqi, Edi Rama, Milorad Dodiku dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti. Rënia spektakolare e Aleksandar…

Kur mbaron durimi i popullit dhe lind kërkesa për një demokraci të vërtetë. Ka një çast në jetën e një shoqërie kur heshtja nuk është më durim, bindja nuk është më pajtim dhe frika nuk është…

Zgjedhjet në Republikën e Serbisë dhanë një rezultat pozitiv për Lëvizjen opozitare Studentore. Autokrati Aleksandër Vuçiq shkoi në opozitë, ndërsa djali i Milosheviçit, Ivica Daçiq, doli jashtë parlamentit. Ishte…

Ditët e fundit, në rrjete sociale po qarkullon një material audio, në të cilin dëgjohet qartë dhe pa ekuivok zëri i deputetit socialist Ulsi Manja, njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Parlamentat të Ligjeve në Kuvendin e…

Ta dinë se pa Qeverinë Kurti nuk ka shtet me SOVRANITET, e as pa hajni dhe korrupsion. Këtë nuk e them unë, por të gjitha mediat më të besueshme në rajon dhe Evropë. Ata që manipulohen nga ata që dikur ishin në pushtet, mbase e…

Për më shumë se një dekadë, Kosova e ka shpjeguar ngecjen e saj me një emër: Aleksandar Vuçiq. Shpjegimi ka pasur bazë. Banjska, lobimi kundër anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare dhe kërcënimet e…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të veçantë të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, e cila po shfaqet përmes protestave masive, mobilizimit të gjeneratave të reja, kundërshtimit të…

Rikthimi i dritës arbërore-dardane më 3 Nëntor 1443 – emri i Gjergj Kastriotit u kthye në një legjendë të gjallë në çdo oborr mbretëror

Motra jena, shoqe s’jena!

Rrënjët e thella shpirtërore flasin se shqiptarët janë autoktonë në RMV

Fitorja demokratike dhe prova e pluralizmit

Drejtësia duhet të ushtrohet në Kosovë!

Ben Blushi: “Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë”

Filozofia politike si të jetojmë së bashku

Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Modelja e njohur Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke u shfaqur e veshur si një lepurushe…

Bianca Censori njihet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe veshjet që ekspozojnë trupin, ndërsa këtë herë ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *