Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”
“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë të gjithë. Tani boll, kthejuni punës dhe reagoni urgjentisht! Gjejini sa më shpejt ata kriminelë qyqarë e frikacakë, që tregojnë ‘guxim’ vetëm kur bëhen me dhjetëra bashkë për të sulmuar dy punëtorë të Higjienës Komunale – dy njerëz që me mund e djersë mezi sigurojnë bukën e gojës për familjet e tyre!
Nuk guxojmë t’u ngjajmë të tjerëve. Rasti duhet të zbardhet urgjentisht dhe sulmuesit të marrin dënimin maksimal, një për një!”, ka reaguar Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria.
