POLITIKATË FUNDIT

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën brutalisht dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët natën e 28 Nëntorit u rrahën brutalisht nga një grup personash që vetë u identifikuan si komitë- siç raporton portali, Pa Censurë.

Nga BDI thonë se fakti se sulmuesit fillimisht i pyetën punonjësit nëse janë shqiptarë dhe më pas i sulmuan, ndërkohë që ata mbanin uniformat e punës, ngre dyshime serioze për motivim etnik.

"Kjo është e papranueshme në një shtet multietnik, ku siguria dhe barazia duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët, pa dallim.BDI kërkon nga zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski, përgjegjësi institucionale, hetim të plotë, identifikimin e të gjithë sulmuesve dhe ndëshkimin e tyre.Kërkojmë: Identifikimin e plotë të të gjithë pjesëtarëve të grupit që morrën pjesë në sulm;* Hetim të plotë dhe profesional për motivet e sulmit, përfshirë dyshimet për motivim etnik; Ngritjen e procedurave përkatëse dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve; Sqarim publik se çfarë masash ka ndërmarrë dhe po ndërmerr MPB-ja për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Shqiptarët nuk duhet të kenë frikë të punojnë, të jetojnë dhe të lëvizin të sigurt në kryeqytetin e vendit të tyre!", thuhet në reagimin e BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *