TË FUNDIT

Basha njofton për asfaltimin e 2.85 kilometrave të rrugës Bukovik–Dobërçan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Bukovik–Dobërçan në Gjilan po zhvillohen me intensitet, ndërsa aktualisht janë duke u bërë përgatitjet e fundit në terren për nisjen e asfaltimit.

Basha ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen 2.85 kilometra të rrugës.

Sipas tij, projekti është investim i Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 370 mijë eurosh, dhe po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

“Me këtë investim synojmë të përmirësojmë qarkullimin, të rrisim sigurinë rrugore dhe të krijojmë kushte më të mira për banorët e kësaj zone”, ka deklaruar Basha.

Punimet në këtë segment rrugor pritet të vazhdojnë deri në përfundimin e asfaltimit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *