TË FUNDIT

Barcelona dhe PSG dominojnë listën e 25 talenteve më të mira në futbollin botëror

Lamine Yamal vazhdon të konsiderohet talenti më i madh i futbollit botëror. Ylli i Barcelonës kryeson listën e 25 futbollistëve më të mirë të rinj në botë, të publikuar nga mediumi britanik “GiveMeSport”.

Në këtë renditje janë përfshirë futbollistët që janë 21 vjeç ose më të rinj, ndërsa vlerësimi është bërë duke marrë parasysh arritjet e tyre deri më tani në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh, si dhe potencialin për të ardhmen.

Në vendin e parë është Yamal, i cili pasohet nga Desire Doue i Paris Saint-Germainit dhe Pau Cubarsí i Barcelonës. Katër vendet e para plotësohen nga Arda Guler i Real Madridit, ndërsa në pozitën e pestë renditet Max Dowman i Arsenalit, vetëm 16-vjeçar.

Yamal në krye, PSG dhe Barcelona dominojnë

Renditja dëshmon edhe një herë se Barcelona dhe Paris Saint-Germaini kanë në dispozicion disa prej talenteve më premtuese të futbollit evropian.

Përveç Yamalit dhe Cubarsít, Barcelona ka edhe emra të tjerë në listë, ndërsa PSG përfaqësohet nga Désiré Doué, Warren Zaïre-Emery dhe Senny Mayulu.

Në dhjetëshen e parë gjenden edhe Lennart Karl i Bayern Munichut, Yan Diomande, Kenan Yıldız i Juventusit dhe Dean Huijsen i Real Madridit.

Top 25 talentet e futbollit botëror

Sipas renditjes së “GiveMeSport”, lista e 25 futbollistëve më të mirë të rinj në botë është kjo:

Renditja është publikuar më 24 nëntor 2026 dhe, sipas mediumit, të dhënat statistikore janë marrë nga Transfermarkt. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *