POLITIKATË FUNDIT

Bahtiri i VV-së: Jep dorëheqje Edi Rama, Mos e kall Shqipërinë e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Tiranë, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi me tone të forta emocionale dhe kombëtare, Bahtiri e cilëson përplasjen me të rinjtë si një goditje ndaj së ardhmes së Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje forcave të policisë të ndalin dhunën.

Në reagimin e tij, deputeti i Vetëvendosjes përdor akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke e lidhur situatën edhe me raportet me Serbinë.

PO TURPNOHET SHQIPTARIA, SE STUDENTËT PO PËRGJAKEN NGA NJË PUSHTETAR QË S’KA GJAK SHQIPTARI! JEP DORËHEQJE EDI RAMA! MOS E KALL SHQIPËRINË E ISMAIL QEMAILIT E ISA BOLETINIT!

Nuk ka mbetë ma kohë për heshtje!

Në rrugët e Tiranës sot nuk po goditen thjesht disa të rinj, por po goditet e ardhmja e kombit tonë!

Studentët tanë , ata që punojnë e sakrifikojnë se i duan këtij dheu të ardhme me nder, po përballen me shkopinj e gaz nga pushteti i Edi Ramës, ai që trupin e ka në Tiranë, e mendjen e frymën në Beograd!

A ka më turp se me e pa gjakun e të rinjve tanë të derdhur në asfalltin e kryeqytetit?!

A ka më turp se me e lanë në krye një pushtetar diktatorial që frikësohet nga dituria, nga fjala e lirë dhe nga rinia e vet?!

A ka më turp se me e dëgju Beogradin e Serbinë te duartrokasin teksa vëllezërit tanë po përgjakën nga dora e vetë shtetit?!

PO PËRGJAKET TOKA SHQIPTARE, NGA AI I PABESË!

Studentët janë zemra dhe shpirti i këtij vendi! Dhuna mbi ta është turp mbi çdo shqiptar që sot hesht.

Prandaj, lus Policinë e Shqipërisë, që të ndalin dhunen mbi ata që janë e ardhmja e Shqipërisë. Mos tentoni ta ndalni rrugen e së ardhmes. Ai që dhunon studentët, e dhunon familjen e vet, fëmijët e vet, të ardhmen e vet!

Studentët janë drita e këtij vendi!

JEP DORËHEQJE O I PAFYTYRË!

Shteti nuk bie para këmbëve të tua!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *